Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

12 Shtator 2025, 19:24Politika TEMA
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Nga Ylli Pata

Teatri i maskave me posterat në sallën e Kuvendit, nuk ishin aspak një ide kreative PR-i, për të treguar një reagim opozitar në sallën e Kuvendit. Edhe pse një shfaqe apo aksion i tillë, është krejt normal si mjet mediatik dhe komunikativ në sytë e publikut.

Puna më e rëndësishme e një parti politike që merr pjesë në Kuvend nuk është gjë tjetër veçse vota. Ajo është aksioni politik më themelor dhe më i fortë se çdo akt tjetër apo aksion.

Sot, në seancën e parë të konstituimit të Parlamentit, opozita shqiptare kishte rastin e parë të rëndësishëm për të demonstruar një provë politike, siç është vota për kreun e ri të Parlamentit.

Për të mbledhur forcat e partive opozitare në një front të përbashkët edhe pse jo homogjen të një beteje të gjatë 4 vjeçare.

Duke vënë piketat e një angazhimi politik dialektik dhe gjithashtu mirëbesimi reciprok. Por partia më e madhe e opozitës i bishtnoi betejës së parë reale në Kuvend, duke përdorur në truk posterash, duke mos marrë pjesë në votim.

Ky bojkoti nuk ishte gjë tjetër veçse një akt politik, i pari i PD-së, i ideuar nga Sali Berisha. i cili nuk kishte asgjë për të humbur nga pjesëmarrja në votim, përkundrazi do ta shtronte grupin e tij dhe atë të aleatëve në një rrugë, e cila sot kkishte vetëm hapin e parë.

Po përse Sali Berisha e bojkotoi marrjen pjesë në votimin për Niko Peleshin? Të gjitha gjasat janë se opozita është ndjerë e pasigurtë për një kohsion politik të saj në votim. Në 2017-n, kur PD mori pjesë në votimin për kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Gramoz Ruçi, dy vota të PD-së votuan për kandidatin e mazhorancës, ç’ka solli polemika jo të vogla për një kohë të gjatë.

Por duket se një “figurë jo e mirë” në votim nuk është problemi i vetëm dhe kryesori për Sali Berishën. Atmosfera u vu re që në mbledhjen e parë të grupit parlamentr të PD-së, ku duket se gjithçka ka ardhur nga “sasia e madhe e punës” që Edi Rama i ka dhënë opozitës, pas fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Një punë aq voluminoze, sa duket se opozitën e ka zënë deti pa hipu ende në anije. Ku natyrisht puna më e madhe është beteja elektorale e afërt për 5 bashkitë e vendit. Të cilat për numër zgjedhësisht kanë një peshë të rëndësishme specifike, gati sa 1/3-a e vendit. Që do të thotë një test elektoral i plotë për të verifikuar gjendjen reale të humorit të zgjedhësve shqiptarë.

Çdo opozitë normale mezi e pret një rast të tillë, për tu hedhur në betejën më të parë, pas asaj që ka humbur, duke i dhënë mundësinë armatës dhe makinerisë së saj të futet në punë, duke hequr menjëherë mendjen nga e kaluara. E kështu të hyjë në të sotmen për të kapur të ardhmen dhe lënë mënjanë në polemikat dhe inatet që pjell gjithmonë humbja.

Por duket se pikërisht kjo betejë ka qenë si ai skeçi i vjetër i estradës së Lushnjës në kohën e komunizmit, kur një kalimtar i thyen gurin një punonjësi të rrugëve, i cili po e ledhatonte atë. Punëtori u mërzit se kalimtari i mbaroi punën që ai e kishte planifikuar ta mbaronte për një kohë të gjatë.

Ky ngërç për një “vrap” të ri zgjdhor, duket e tepërt për PD-në e lodhur në një process ku ka shpenzuar energji, para dhe natyrisht ka mbledhur aq probleme politike, sa nuk është e sigurt se mund t’i zgjidhë gara zgjedhore.

Sulmi që u mor nga njerëzit e afërt të Berishës ndaj Bujar Leskajt, i cili kontestoi edhe ppublikisht Gazmend Bardhin si kryetar grupi, duket se nuk kanë fare lidhje me Bardhin, por pikërisht me zgjedhjet. Mundësia e një nxjerrjes së një kandidati demokrat nga socialistët për bashkinë e Vlorës, do të ishte një dhumbje e fortë barku për Sali Berishën.

Edi Rama, me betejën elektorale, por edhe propozimet e gjëra për reformat ë rëndësishme si reform territorial, zgjedhore dhe atë të Kuvendit, i ka dhënë aq shumë punë opozitës, sa realisht mund të aktivizojnë të gjithë pjesën e mërzitur nga procesi i 11 majit.

Një mundësi, ku mund të mbledhë ekspertë e aspirantë për kryetar apo pjesë të stafesh elektorale.

Natyrisht e gjitha kjo do të ishte e mirëpritur për në forcë normale politike, e cila ka një marrëdhënie besimi e vullnetare mes militantëve dhe përkrahësve, për të krijuar një rreth më të gjerë politik mbështetësish.

Berisha përkundrazi, e sheh këtë rast si një kurth, si një dinakëri për ta nxjerrë edhe më shumë keq sesa doli në dy zgjedhjet e fundit. Ngaqë, PD nuk i ka mundësitë për të lëvizur kaq shpejt, sepse u godit rëndë nga e ashtuquajtur lëvizje e foltores.

Ndaj dhe PD nuk ka strategji, ajo do të ppërpunojë vetëm taktika e axhenda ditore, duke tentuar të veprojë si një grup guerril, që të detyrojë palën tjetër për marrëveshje, sepse e di se me zgjedhje “nuk fitojnë dot me Ramën”. Këtë ka disa vite që e përsërisin vazhdimisht…

6 Komente

  1. K
    Korca

    Urime shoku Pilo Peristeri

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetfundosje organizate terroriste

      Problèmi eshte qe ky grupim rrugaçesh nuk e ka kuptuar rolin e opozites , nuk i plasi trapi popullit nese Rama eshte takuar me McGonagall , nuk i ha rroçka popullit nese McGonagall eshte galle apo i vdekur, dalin si rrota preshie me foto ne duar. Te jesh opozitar eshte nder nuk eshte disfate por me idiote te tille nuk munde te ecet para

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        shume shpejt per 3 muaj foltorja do pesoje humbjen madheshtore almagojore kujtimhamshore ngafarkaderinevore te 11 ten qysh nga 2013 dhe prandaj do dale boja dhe farses qe shpiken Vampiri me shoke.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kar kar kar-bunar.

          Ylli Biba vazhdon te rrije pas bythes se Ramutit duke ja pastruar me llape. Fitore me qene se eshte vapo Niko e ka kthyer mbiemrin ne Pepambuku dhe ne dimer do t'a ktheje perseri ne Peleshi qe e tjerrin te tjeret.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Ferdinandi

            Artikulli me i mire qe ka bere analisti Ylli Pata. Analize e sakte, e thelle, nxjerr ne pah problematikat e verteta me te cilat do te perballet politika shqiptare dhe pamundesine e PD e Berishes per t iu pergjigjur kohes si dhe mungesen e deshires, si gjithnje per te bere dicka te mire per vendin, sic e kerkon nderi i te qenit ne politike. Ndertesa e qerpicit qe projektoi Berisha qe ne fillimet e para per PD, ka filluar te shkermoqet nga mungesa e pergjegjesise qe e karakerizon kete force politike, shperdorimi dhe shkatrrimi qe u beri qe ne fillim, qellimisht elitave qe i u bashkuan sinqerisht ketij grupimi, grumbullimi dhe venia ne poste te rendesishme te njerezve te dyshimte per atdhedashuri, hajdute me cizme, fodulle, ekstremiste e shpesh edhe budallenj, pijanece, imorale, aferat e frikshme deri edhe vrasje e zhdukje kundershtaresh, beri qe kjo godine qerpici po i ze brenda si minjt, aq me teper qe qytetaret jane neveritur dhe nderkombetaret tashme as nuk denjojne as ti takojne. Kjo eshte arsyeja qe sillen si rrugace kudo e deri ne Parlament dhe nuk ndalen te nxjerrin pergjegjesit e ketij deshtimi katastrofik e te pa shprese. Kryehileqaret u a kane mbushur mendjen budallenjve qe u shkojne pas qe fajin u a paska Rama. Keshtu e shtyjne diten se nuk dijne dhe nuk duan te bejne punen qe duhet te bejne. Para kane me vagona. Kush nuk i ngacmon. Keshtu do i ngrysin ato pak dite qe u kan mbetur.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              po sali berisha. eshte kerma krimineli nuk eshte per ne parlament. po e ka vendin ne burk. ai duhet varur ne mes te tiranes. zgjohu drejtesi mos fli

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje