VIDEO/ Partitë e vogla takim me Begajn për datën e zgjedhjeve 2025, Duka: Propozuam 4 majin

20 Nëntor 2024, 11:14Politika TEMA
VIDEO/ Partitë e vogla takim me Begajn për datën e zgjedhjeve

Partitë e vogla duket se kanë si preferencë datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Ishte kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili tha për mediat se dëshiron këtë datë pasi më 9 maj do të zhvillohet në Tiranë, takimi i Komunitetit Politik Europian, dhe sipas tij kjo mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve nëse mbahet pas kësaj date.

“Janë katër të dielat të prillit dhe të majit, data 11 përcaktohet në kushtetutë por mendoj se mund të ndikojë në zgjedhje se i bie të mbyllet fushata në datë 9, ku ka një event madhor europain.  Kjo është logjike, ne jemi në opozitë vetë. Ka efekt, nëse ka aktivitet kaq madhor në zgjedhje”, tha Duka.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot takime me krerët e partive të vogla, atë të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe të LZHK-së, Dashamir Shehi, në kuadër të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Takimet me dy partitë më të mëdha, Partinë Socialiste (PS) dhe Partinë Demokratike (PD), janë parashikuar për të hënën e ardhshme, më 2 dhjetor.

2 Komente

  1. P
    Parti kot dhe Deputeta kot

    Tan kta Parti dhe shum Deputet une nuk e kuptoj qa duhen as 2 Miljon nuk jetojn ne Shqipri

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Nuk kuptoj kush vazhdon u jep ketyre vemjeve sikur dhe nje vote? Te vetmit qe perfitojne jane vetem keta shushunja. Ky Duka eshte nje idiot i trashe. Edhe te behet takimi i Komunitetit Politik Europian ne 9 Maj ne Tirane, kjo behet fale politikave te PS'se, dhe aspak te asnje nga keto partite e tjera qe kane nivel te ulet nevojtorje. Ndaj si para, si pas kete merite populli e di qe e ka vetem Edi dhe PS qe BE ka sjellur ne Shqiperi te gjithe keto aktivitete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje