Në të njëjtën ditë që Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e Sali Berishës për shfuqizim të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, ish-kryeministri hapi një front të ri me drejtësinë në Gjykatën e Lartë.
Kjo gjykatë regjistroi një kërkesë të radhës për liri nga ‘arresti shtëpiak’ të ish-kryeministrit të akuzuar për “korrupsion” nga SPAK, masë që e vuan prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.
Rekursi që mban firmën e ish-kryeministrit Berisha, por edhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të dy të pandehur në dosjen “Partizani”, kundërshton vendimin e Apelit të Posaçëm të 18 qershorit, që refuzoi lirimin nga masa e “arresti në shtëpi”.
Kërkesa për ndryshim të masës ishte bërë nga Berisha e Malltezi gjatë një seancë për informacionet periodike 2-mujore mbi hetimin e SPAK ndaj tyre. Kolegji Penal që do të shqyrtojë kërkesën e radhës ndaj Berishës e Malltezit do të ketë për relator gjyqtarin Sokol Binaj, ndërsa ende nuk është përcaktuar një datë për seancën e parë.
Kjo përballje është e 8-ta në radhën e kërkimeve të bëra nga Berisha në Gjykatën e Lartë nga shkurti i vitit 2024. Në shtatë rekurset e mëparshme ka marrë përgjigje negative nga kjo gjykatë.
Ndërkohë që do të presë këtë gjykim, ish-kryeministri pret edhe Kushtetuesen, që ka regjistruar një ankim të tij kundër “arrestit në shtëpi”. Në vendimin e pak ditëve më parë, Kushtetuesja vlerësoi të ligjshme masën e parë të “detyrimit për paraqitje” ndaj Berishës dhe shfuqizoi vetëm masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”.
Ndërsa të hënën, me 25 nëntor, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të Berishës e Malltezit dhe të bashkëpandehurve të tyre në dosjen “Partizani”.
Nje here ne familjen e vicidolit humbi lopa. Perbindeshi ndodhesh student por ate nate ishte ne shtepi. U ndane ne tre drejtime per te gjetur lopen ne pyllin aty afer. Pas nje ore vellai i perbindeshit bertiti me ze te larte qe te degjonin 2 te tjeret: kthehuni se e gjeta lopen. Por perbindeshi megjithese e degjoi vellain nuk po vinte.Atehere vellai u drejtua perseri dhe pergjigja e perbindeshit: pritni dhe pak se kam dhe nje koder pa kontrolluar. Pra megjithese lopa u gjet ai do ta bente kontrollin deri ne fund. Keshtuqe megjithese e di shume mire se ne maj 2025 eshte i mbaruar perfundimisht dhe do pesoje nje humbje me te rende se ne 14 maj 2023 ai i lodh e sterlodh trushplaret neper pordhesta vetem per te treguar se jam gjalle dhe kam shprese se do ndodhe kapercimi i ylberit nga imam haxhi dede fazllic dumbaba me 40 hajdute ne maj 2025.
I gjithe sistemi i drejtesise ne dispozicjon te ketij krimineli me familje kriminale. Nese jane shqyrtuar njehere kerkesat e ketij hajduti-vrases, ne vijim duhet te rrefuzohet cdo shqyrtim deri sa te marr denimin e merituar.
Raul ke bere nje koment shume te bukur e te sakt,nuk po komentoj se une i prish ter lezetin.Te lumte dora.
Eshte ngjarje e vertete e kam degjuar nga vete tropojanet qe e dijne mire kete ngjarje per te qeshur.