Pas dokumentit në media, Gaz Bardhi nxjerr këshilltarin e tij: Këlliçin nuk e padita për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit, por për falsifikimin e vulave

12 Janar 2026, 20:50Politika TEMA
Pas dokumentit në media, Gaz Bardhi nxjerr këshilltarin e tij:

Gazment Bardhi ka nxjerr siç bën shpesh në kësi rastesh, këshilltarin e tij, Marash Logun, i cili ka reaguar për lajmin ku flitej për paraqitjen e deputetit Belind Këlliçi në SPAK, e cila mund të ketë lidhje me kallëzimin e bërë nga Gazment Bardhi gjatë përplasjeve në PD.

Përmes një reagimi në Facebook, Logu e quajti lajmin “të pavërtetë dhe shpifës”, duke theksuar se nuk ekziston asnjë çështje në SPAK që bazohet në një kallëzim të tillë. Ai shtoi se lajmet ishin të orkestruara dhe të motivuara politikisht. Sipas Logut Bardhi e ka kallzuar Këlliçin për falsifikim të Kuvendit të Rithemelimit dhe jo për financimin e tij!
 
Reagimi i Marash Logut:
 
REAGIM PËR PËRGËNJESHTRIMIN E NJË LAJMI TË PAVËRTETË
 
Kur shpifja kthehet në mision, media shndërrohet në “e paqenë”!
 
Lajmet më poshtë janë një shpifje dhe s’kanë asnjë të vërtetë brenda tyre.
 
Nuk ekziston në SPAK asnjë çështje që bazohet në një “kallëzim” të paqenë.
 
Askush nuk është thirrur në SPAK bazuar në një “kallëzim” të paqenë.
 
Vetë “kallëzimi” i paqenë flet për “falsifikim të vulave”, shpifësit flasin për “financim”.
 
Sepse qartësisht nuk është se nuk e dinë të vërtetën, por nuk u intereson ajo, por shpifja dhe gënjeshtra.
 
Është e qartë që shpifja është e orkestruar nga e njëjta dorë, pikërisht dora që zgjatet gjithmonë tek lekët e pista të korrupsionit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Dhe siç është kallëzuar korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, do të kallëzohen edhe shpifësit për lajme të sajuara sa herë është në hall Edi Rama dhe Belinda Balluku.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Gazment Bardhi

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artani

      Po mire po leket e vampirit qe beri gjithe ate miting ne Air Albania te pastra jane? Po lereni se c'fare thote homo se nuk ka rendesi per c'fare e ka bere ai kallezimin. SPAK ka te drejte te shtrije hetimin pertej kallzimit dhe me kryesore se falsifikimi i vulave qe dhe mund te manipulohet me arsyetimin qe nuk e dinin se mendonin qe kishin partine me vehte financimi nuk fshehet dot. Sic i thone ndiq parane.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zongri

        Shih Belua qenka fallsifikator vulash! Dmth edhe deftesen e polikumit e ka fallsifikue! Ja ka fut edhe amerikaneve! Hajde Belo hajde! Fallsifikator vulash! Dmth super hajdut! Shyqyr qe kyt "figure" krimi se ka kodi penal !?!?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje