Berisha do arrestohet? Ja paralajmërimi i Enkelejd Alibeajt!

12 Janar 2026, 20:40Politika TEMA
Berisha do arrestohet? Ja paralajmërimi i Enkelejd Alibeajt!

I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Sali Berisha është tashmë një figurë e konsumuar politikisht dhe nën goditje të drejtpërdrejtë penale nga drejtësia.

Sipas Alibeajt, Berisha nuk mund të konsiderohet më kryetar i opozitës, por thjesht drejtues i një grupimi gjithnjë e më të vogël politik. “Ai nuk përfaqëson më opozitën. Opozita është shumë më e gjerë sesa një individ apo një grup i mbyllur”, u shpreh Alibeaj.

Ai theksoi se Berisha është realisht i goditur penalisht dhe se proceset ndaj tij nuk janë aspak “ëndrra”, por një realitet konkret. “Fakt është që Berisha është nën proces dhe është thirrur disa herë nga SPAK”, tha ai, duke shtuar se drejtësia po luan një rol kyç në ndryshimin e sistemit politik.

Alibeaj kritikoi fort mënyrën se si Partia Demokratike, sipas tij, vazhdon të funksionojë nën logjikën e “njëshit”, pa reflektim dhe pa hapje, duke prodhuar vazhdimisht konflikte të brendshme dhe përjashtime.

Ai u shpreh se nuk ekziston vakum në politikë dhe se largimi i figurave të vjetra është i pashmangshëm, por nuk përcaktohet nga dëshirat personale. “Sistemi politik është mbajtur peng nga individë të konsumuar dhe kjo situatë nuk mund të zgjasë pafundësisht”, tha Alibeaj.

Sipas tij, goditja ndaj kësaj kaste politike nuk ka ardhur dot përmes mjeteve tradicionale politike, por po ndodh përmes drejtësisë, një proces që pritet të thellohet më tej në vitin 2026.

3 Komente

  1. L
    Luani

    Po kjo skishte te bente fare me titullin, apo vari karin

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po kush ti ka dhene keto mend o alibaba , mos valle bashkejetuesja jote qe drejtesia do te ndryshoje sistemin politik ? Jeni jasht realitetit .Per ndryshimin vendos populli dhe jo drejtesia , Drejtesia te meret me zbatimin e ligjit , Ju jeni plerat e Shqiperise prandaj dhe populli nuk ju do .Pushteti meret me vote dhe jo me dhune e me babale per te njollosur personat qe I ndryshuan faqen Shqiperise .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te gjithe te = para ligjit.

        Arrestimi me date 20 Janar mund te jete nje argument I mire I drejtesise per te ngushlluar familjet e krimit te 21 Janarit! Do te ishte dinjitet per drejtesine! Dhe sigurishte motivim per ti besuar asaj!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje