Pas PPSH dhe PD-së, Sali Berisha e mbyll si anëtar i LSI

19 Prill 2023, 20:26Politika TEMA

Pas PPSH dhe PD-së, Sali Berisha e mbyll si anëtar i LSI

Pas më shumë se 15 muajve luftë dhe shpenzime të mëdha për të marrë Partinë Demokratike, Sali Berisha është dorëzuar duke u antarësuar te partia e Ilir Metajt, PL, ish-LSI-ja.

Lajmi ka dalë pas depozitimit të një kërkese që sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Brahimllari, bëri në KAS.

Brahimllari dhe jo Ilir Metaj apo Petrit Vasili, e ka emëruar Berishën kryetar të koalicionit "Bashkë Fitojmë" që udhëhiqet nga PL dhe kërkon regjistrimin.

Faktikisht Sali Berisha deri më sot nuk rezulton anëtar i ndonjë partie që nga Kuvendi i dhjetorit 2021 i PD, i cili e përjshtoi.

Edhe pse drejton lëvizjen e "Rithemelimit", Sali Berisha që pas vendimit të Apelit për legjimitetin e PD, nuk është as kryetar dhe as anëtar i ndonjë force politike legale.

Duke u zgjedhur kryetar i koalicionit nga sekretari i përgjithshëm i PL, Berisha automatikisht shndërrohet në anëtar të kësaj force, e cila deri përpara pak muajve quhej Lëvizja Socialiste për Integrim dhe përpara se të dilte në opozitë ishte në bashkëqeverisje me PS.

Kjo lëvizje e fortë taktike e Berishës, do të jetë e treta që kur ju fut politikës në moshë të re.

Fillimisht u pranua si komunist dhe anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku bëri karierë të suksesshme deri në vitin 1990.

Partia e dytë do të ishte Partia Demokratike prej së cilës u bë president dhe dy herë kryeministër.

Pas përjashtimit nga PD si person "non grata" nga aleati strategjik i saj SHBA dhe si përfaqësues i pjesës së errët të partisë dhe Shqipërisë, LSI, do të jetë partia e tretë ku Sali Berisha në moshë të thyer po aderon./Alfapress.al

5 Komente

  1. a
    agushkari

    Eshte person qe nuk ri dot pa parti dhe se fundi partia e sharres,ose tufines

    Përgjigjjuni
    1. S
      Ska rendesi emri i Partise

      Nuk ka rendesi emri i Partise, por rendesi ka antarsimi ne parti (politika te jep krah te fluturosh, derisa ne fund po nuk dite te fluturosh larte shume shpejt do biesh me koke). Sala eshte te politikanet e renies se lire .. ai ka rene me koke, por mendon se akoma po fluturon.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajdarovski

        Partia e 4 qe do aderoje pasi ti fusi hajdarin Meta do jete Partia e Sharres ose Tufines ku do e dhjesin qente komunistin ateist te devotshem.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Katunari

          Ore popull dhe ju admiruesit e sali ram berishes, a jeni ne vete apo jo, a e shikoni se kush eshte berisha, komunist i 8Nentorit 1968, eshte pranuar ne PPSh diten e pervjetorit te themelimit te PKSh. Te tjerat jane llafe koti

          Përgjigjjuni
          1. z
            zalli

            Ske ç'i ben ,ku dhemb dhembi shkon gjuha.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje