PD depoziton kërkesën për interpelancë me Ramën, marrëveshjen për emigrantët do e çojnë në Kushtetuese

7 Nëntor 2023, 16:47Politika TEMA

PD depoziton kërkesën për interpelancë me Ramën,

Partia Demokratike ka depozituar kërkesë për interpelencë urgjente me kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen me Italinë.


Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku bën me dije se për të njëjtën çështje dhe objekt do t'i drejtohen dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.

“Me datë 06 Nëntor 2023 nëpërmjet një konference të transmetuar drejtpërdrejt nga media jemi njohur me faktin se Shqiperia, e përfaqsuar nga Kryeministri, nënshkroi një marrëveshje ne Italianë për emigrantët.


Në baze të deklaratave publike për objektin e marreveshjes rezulton se Shqipëria do të kthehet në një bazë, (mediat informojnë për dy kampe të mëdha me kapacitet jo më pak se 3.000 persona) ku do të strehohen emigrante nga Afrika Veriore të mbërritur në mënyrë të paligjshme në kufirin jugor të Italisë.
Marrëveshja e nënshkruar sot duket se është diskutuar mes dy kryeministrave, italian dhe shqiptar, për një kohë të gjatë.

Çështja e emigrantëve është prej kohësh shqetësim për vendin fqinj dhe po ashtu është çështje debati politik jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian Çështja e emigrantëve sjell shqetësime të mëdha për çdo vend anëtar të Bashkimit Europian, jo vetëm për përballimin e situatës humanitare por edhe të sigurisë kombëtare të secilit prej tyre. Siç është bërë e ditur në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre.

Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme, pikërisht kur nis dhe sezoni turistik. Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin. Me te drejtë opinioni publik është i shqetësuar pasi flukse të tilla njerëzore sjellin në mënyrë të logjikshme lëvizje të ekuilibrave social dhe ekonomik të zonave ku këta refugjate do të vendosen.

Po ashtu krijon pasiguri në kapacitetet e qeverise shqiptare për të përballuar këtë fenomen pa krijuar probleme të sigurisë, stabilitetit ekonomik apo social të brendshëm. Për sa më lartë me qëllim marrjen e informacioneve dhe për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në këtë vetëofrim, pa asnjë kosultim publik, kur vendet europiane e kanë refuzuat atë, pavarësisht kapaciteteve për të menaxhuar këtë fluks emigrantësh, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës dhe të nenit 96 pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.”-thuhet në kërkesën e PD-së.

Marrëveshja


Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi në menaxhimin e flukseve migratore.

Kështu kanë bërë me dije në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Sipas tyre, marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm, parandalimin e flukseve të parregullta dhe mirëpritjen e atyre që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.

Shqipëria do të japë mundësinë e përdorimit të disa zonave në të cilat Italia do të mund të krijojë dy qendra për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm me shpenzimet e saj dhe nën juridiksionin e saj.

“Fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona”, tha Meloni.

 

2 Komente

  1. s
    shqiptar mirenjohes

    O PDerate PD-se qe doni vetem te shkaterroni dhe sabotoni cdo gje ne kete vend, a e dini sa u ka kushtuar qytetareve italiane emigracioni i shqiptareve? A e keni idene se sa te pakenaqur ka pasur ne itali kur shkuan shqiptaret? E pra, popullli italian nuk kerkoi referendum per te larguar shqiptaret, se po te ishte bere referendurmi, asnje kembe shqiptari nuk do kishte qendruar ne Itali. Keto jane shkembime favoresh qe ne kete rast ua kemi borxh. Te shpresojme qe Rama te kete kerkuar dickaa ne kembim.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      O "shqiptar mirenjohes" o karri lalit e para ata s jane italiane ,e dyta ne nuk jemi ne Be ,dhe e treta Rama se ka bacen e tij te beje c te doje ,kur do mer afgane kur do siriane kur do muxhahedine ,apo ujgure ,pastaj mos i ngatero shqiptaret me kete race ,se shqiptareve iu eshte qire nena ne emigrim ,dhe sot jane pa dokumente ,ndersa ketyre u japin dhe dokumenta dhe asistence ,dhe jane kryeparazite s punojne ,nqs Rama i ka kaq qejf ,te mari nja 5 zezake dhe ti mbaje ne shtepi te Linda .Pd te beje cmos dhe ta coj ne kushtetuese

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje