“PD do shkojë drejt rrënimit, njerëzit janë të zhgënjyer nga opozita”, Korreshi: Berisha dhe Alibeaj nuk pyesin për bashkim

20 Dhjetor 2022, 20:30Politika TEMA

“PD do shkojë drejt rrënimit, njerëzit janë të

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, thotë se nëse të dy grupimet në PD dalin me dy kandidatë të ndryshëm, do të humbin dhe kjo do të çojë në rrënimin e partisë. Sipas tij, Alibeaj dhe Berisha duhet të bëjnë gjithçka që të dalin me një kandidat.

“Demokratët duhet të futen me një kandidat. Nuk fitojmë me dy. PD duhet deri në finalen e saj të bëjë përpjekje për të bashkuar demokratët dhe të futet në zgjedhje me një kandidat”, u shpreh Korreshi në emisionin.

Sipas tij, demokratët në bazë e duan bashkimin por dy liderët, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj nuk pyesin për bashkimin e partisë.

“E kërkojnë demokratët, e kanë të qartë. Por duke parë në këtë farë dergjjeje që është PD, ndodh që njerëzit nuk akne besim te ne. Janë të zhgënjyer nga opozita.

Berisha u ka premtuar se do rrëzojë Ramën, dhe humbësi dhe fituesi i zgjedhjeve është Berisha. Duhet të kishte përpjekje më të madhe nga ai për tu bashkuar. Logjika nuk shkon, situata po precipiton, nëse s’do kemi ndërgjegje nga liderët, kjo do shkojë drejt rrënimit të PD”, vijoi deputeti.

I pyetur përse nuk bashkohet me grupin e Berishës, Korreshi tha dy arsye, një sepse ai nuk u fut në garë me Lulzim Bashën, dhe e dyta, se proceset e votimit të zhvilluara nga Berisha kanë qenë të njëanshme.

“Sepse nuk kuptova asnjëherë kur Berisha kishte mundësinë të ‘rrihte’ Bashën dhe nuk e beri. Pse do duhej ne të vraponim në dyert e gjykatave. Berisha do ta kishte heq një siklet nëse me datë 18 do kishte mund Bashën me ngritje dorë dhe gjithë demokratët shkonin te selia dhe kishim atë kryetar.

Nuk kuptova nxitimin për të bërë procese të njëanshme, kjo është goditja më e rëndë, se demokratët duke mos qenë të përfaqësuar”, u shpreh Saimir Korreshi.

2 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Ik mor pjerdhu se te kam qire ty dhe banden e PD Ju mjafton se nuk vini kurre ne pushtet Jeni bythcpuar pa perjashtim

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

      sa fasule paske ngrene o depudhjete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje