PD drejt ndryshimeve në statut, në pikëpyetje “neni Basha”: Frika nga lëvizja e Salianjit për përgjegjësi pas humbjeve të Berishës...

15 Mars 2026, 11:00Politika TEMA
PD drejt ndryshimeve në statut, në pikëpyetje “neni

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje organizative dhe politike. Mes tyre, një nga pikat më të rëndësishme pritet të jetë ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore, çështje që mund të hapë një debat të ri brenda selisë blu.

 

Ndryshimet e mundshme në statut lidhen drejtpërdrejt me një nga rregullat më të diskutuara të vendosura gjatë Kuvendit të Rithemelimit, të ashtuquajturin “neni Basha”, i cili parashikonte se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare.

 

Ky rregull u vendos nga Sali Berisha gjatë përplasjes së fortë me ish-kryetarin Lulzim Basha, si një standard i ri përgjegjësie politike brenda PD-së. Në atë kohë, Berisha argumentonte se një parti nuk mund të drejtohej nga një kryetar që humb zgjedhje pas zgjedhjesh dhe se largimi në rast humbjeje duhet të ishte një detyrim statutore.

 

Por fakti që tani po diskutohet për ndryshime në statut ka ngritur pikëpyetje nëse ky parim do të mbetet i pandryshuar apo do të rishikohet. Dyshimet shtohen edhe nga dinamika e re që po krijohet brenda opozitës, ku po artikulohet gjithnjë e më qartë kërkesa për përgjegjësi politike pas humbjeve elektorale.

 

Në këtë kontekst, një faktor që po shihet me vëmendje është edhe lëvizja e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur paralelisht një seri takimesh të ngjashme me formatin e “foltores”, ku po ngre pikërisht çështjen e përgjegjësisë politike të atyre që kanë humbur zgjedhjet.

 

Në këto takime, Salianji ka artikuluar nevojën që në Partinë Demokratike të vendoset një standard i qartë, se kush humb zgjedhjet duhet të mbajë përgjegjësi. Kjo qasje, me sa duket, ka krijuar njëfarë shqetësimi në radhët e drejtuesve aktualë të partisë, pasi rikthen në qendër të debatit pikërisht parimin që vetë Berisha e kishte vendosur në statut gjatë Rithemelimit.

 

Në këtë kuptim, diskutimi për ndryshime statutore shihet nga disa si një përpjekje për të riformuluar ose zbutur rregullin që lidh drejtpërdrejt fatin e kryetarit me rezultatin elektoral. Nëse kjo ndodh, do të krijohej një kontrast i qartë mes parimit të shpallur gjatë Rithemelimit dhe praktikës që mund të vendoset tani.

 

Përveç çështjeve statutore, në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohen edhe organizimi i protestës kombëtare të 22 marsit, zgjedhjet në degët e partisë ku disa kryetarëve u ka përfunduar mandati, si dhe përgatitjet për Kuvendin Kombëtar, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për drejtimin e ri të partisë./TemA

13 Komente

  1. S
    Saliu duhet kryetar i sektit PD

    PD nuk ka asnje shans te zgjohet nga koma, njesoj si nji zombi qe ka vdek e nuk bahet mo njeri. PD eshte tashme relika komunisto-molotoviste ne Evrope.

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Mos u beni merak,nuk iken Saliu nga kryetar i PD. Po iku e hengri te semes. Do t'a rrah Liria me pec dhe Shkelzeni me shqelma.

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oficeri dulles

      Kur te vdesi Katovica do vdesi dhe PD

      Përgjigjjuni
      1. C
        Castriotas

        Na cate trapin me kete qe quani PD nje cete cetnike dhe PS nje bande hajdute dhe kopilash! Ku kane moral, parime e statute ato?! Ato jane si dy duar te zeza qe po vrasin Shqiperine e shqiptareve! Ju media kurva do te paguani per pastrim imazhi te ketyre monstrave dhe braktisjen e misionit ne mbrojtje te qytetarit te zakonshem dhe demokracise funksionale! Saline nuk e le Rama te largohet derisa te vdese ose nese emeron topallin ne krye te cetes se cetnikeve te vetequajtur apo te ramaquajtur PD! Sali Berisha u marrte me vete!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji

          Kjo eshte corbe derrash sigurimsash e kelyshe te zgjebosur te pushtimeve dhe agjenturave antishqiptare!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ccc

            PD duhet të shtrihet dhe populli të mos haje bar për nongradat na pëlqen s'na pëlqen.ata që janë aty në kryesi kanë vjedhur dhe kanë ngrënë bashk me Berishën kështu të bëjnë çfarë të duan

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pak humor nga klani Berisha.

              Po pse neni basha nuk u nderrua me nenin Berisha ,deri sa tufina ta therrase.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NACIONALISTI

                PD DHE PS JANE DY DUAR QE LAJNE NJERA TJETREN DHE TE DYJA LAJNE FETYREN.(VJEDHIN SHQIPERINE)

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapterri

                  Ta bejne statutin shume te thjeshte,kompakt e demokratik per kryetarin:Te shkarkohet vetem kur te doje Sali Berisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati

                    Po ku pyet Sulltan Hamit Berrisha per statut e demokraci ne PD. Merre me leng se mishi mbaroj!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maocedunideja

                      Sali , Edvin , Ilir , Maocedun , hajde prapa me ha ..mu... ! Ta gezoni Shqiperine e maoceduneve te shek 21 ! - Te gjithe bashke!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti

                        Sa te jete gjalle Sali Komunisti,tana keto jane rrena organizative ne pd!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teri

                          Po pse kane frike keto belind kllicat dhe flamur mokat po humben zgjedhjet e te largohen ? Apo se nuk dine te bejn pune tjeter dhe duhet te na vij gjynaf per keto ?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje