Parlamentit i mbeten edhe vetëm 4 muaj kohë për të miratuar reformën territoriale, para se të mbyllet sesioni parlamentar. PD dhe PS deri më tani nuk kanë mundur të zhvendosen në terren me dëgjesat e kërkuara, duke ndarë mendime të kundërta. Mazhoranca në mbledhjen e së mërkurës kërkoi që në një axhendë të përcaktuar anëtarët e komisionit të zhvillojnë takime në çdo bashki me kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave bashkiakë të mazhorancës dhe opozitës, ekspertë të zonës dhe në fund edhe me banorë.
Për opozitën një propozim i tillë bën që afatet të shtyhen shumë në kohë, pasi axhenda në këtë formë sipas tyre kërkon kohë të gjatë. Në këto kushte opozita kërkon që kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit politikë të thirren në dëgjesë në komisionin parlamentar. Opozita kërkoi që dëgjesat në terren të zhvillohen vetëm me banorët e zonave.
Më herët, edhe pse jo zyrtarisht, është folur për disa mundësi në ndryshimin e bashkive. Berisha ka deklaruar se PS kërkon që të ketë vetëm 32 bashki, ndërsa PD synon të jenë mbi 61.
Një tjetër variant është që bashkive të vogla t’u hiqen disa kompetenca duke kaluar në një ndryshim ligjor për të krijuar bashki qendër.
Megjithatë deri më tani ende nuk ka një hap konkret për rishikimin e ligjit.
TI je plehr berishiste
More qelbesira doni te shtoni prap drejtus bashkishe parazit qe paguhen me gjakun e popullit a thua jeni pak jju kriminel qe jeni ne parlament qe e hani qyl pa ba asgja per te miren e shqiperis turpi ju mbulofte
Bashkite edhe mund te shtohen,por personeli mund te reduktohet. Mire eshte qe te kete cdo qytet i madh nje bashki te madhe dhe cdo qytet i vogel nje bashki qe te varet nga Bashkia e qytetit. Shume probleme te vogla per popullin ,mund ti zgjidhin bashkite e vogla,qe populli te mos shkoje nje dite rruge per nje cope leter. Terreni shqiptar ka specifiken e vet. eshte malor dhe ne distance nga qendrat!