Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

14 Mars 2026, 08:50Politika TEMA
Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti

Analisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se SPAK nuk ka prova të reja për Ballukun si dhe imuniteti nuk e pengon që të vazhdojë hetimin.

Duke iu referuar votimit në Kuvend për imunitetin e Ballukut, Meçe tha se këtë të drejtë Kuvendit ia njeh Kushtetuta.

Sipas tij, Kuvendi në këtë rast ka shfrytëzuar një të drejtë kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk ka përplasje institucionale.

Parlamenti është institucioni jo vetëm ligjvënës por ka edhe disa kompetenca që ia jep Kushtetuta. Nëse ai kapërcen Kushtetutën, me të drejtë themi që ke kapërcyer Kushtetutën. Nëse Kushtetuta i jep të drejtën që të mbajë qëndrim ndaj një kërkese të organeve të drejtësisë. Do ta bëjë, ai e gjykon, i drejtë apo e padrejtë, është reagimi politik. Në këtë rast ai po shfrytëzon një të drejtë kushtetuese që nuk është përplasje. Është një e drejtë kushtetuese. Nuk jemi në përplasje por jemi në atë marrëdhënie që e institucionalizon Kushtetuta”, tha Meçe.

Më tej ai theksoi se imuniteti nuk e pengon SPAK-un që të vijojë hetimet për Ballukun.

SPAK-u bën kërkesën në Parlament, Parlamenti mban qëndrim. Kushtetuta i thotë miratoje ose mos e miraton. Në këtë moment që flasim ndaj Ballukut, zhvillohen hetime? Zhvillohen hetime sepse vendimi i Parlamentit nuk kishte të bënte me hetime, por kishte të bënte me një masë që ishte masë shtrënguese që ishte masë e sigurisë me arrest që mund të ishte në burg që mund të ishte në shtëpi. Pra, kaloi nga një masë e parë që ishte pezullimi në një masë të dytë që ishte masa e sigurisë me arrest”, nënvizoi më tej Meçe.

6 Komente

  1. K
    Kavaja

    Ik ore maskara, ske turp del e flet mbrockulla. Nga inati i Sali Berishes je bere koke e kembe kominist i ndyre. Me Sali Berishen po te ishe burre ishe ngrene koke me koke, se te dy nje mut jeni. Por mos na dil ketu dhe na thua genjeshtra me brire. E di ti ska prova Spaku. Asaj provat po ja nxjerr Zoti se po prishen e po rrenohen te gjitha rruget qe ka bere duke vjedhur. Dhe ti ke surrat te dalesh para Zotit.

    Përgjigjjuni
    1. U
      UNE SALIU D'ORA VETE

      0 KAVAJA I. INATOSUR MECE PO THOTE SE S'KA PROVA TE REJA DHE JO S'KA PROVA DHE HETIMETE LE TE VAZHDOJNE

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kavaja

        Une Saliu dora vete, une di te lexoj. Ku e di Mece ka apo ska prova? Do e shikosh ti bashke me Mecen se sa prova te tjera ka dhe do thuash paska pasur te drejte Kavaja. Edhe sikur prova te tjera te mos kete Bela do e kete vendin ne burg sebashku me palloshin e saj.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Asim Leli.

        O injorante qe shani nje profesor dhe nje nga inxhinjeret me te afte te ndertimit, nuk ju vjen mire juve te kermes Sali se si vlonjat qe eshte i thote troc e drejtperdrejt gjerat,jo si opinionistet lepires te familjes hajdute. Arbenin si opinionist ke lezet ta degjosh dhe cdo gje qe ka thene i ka dalur shpejt a vone.Respekte profesor Beni.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazhel suma

          Ha ha ha ha hajde kari hajde

          Përgjigjjuni
          1. S
            Servili

            Ben Mecha anajalist hahahahahaha qr

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje