E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

13 Mars 2026, 17:50Politika TEMA
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”,

Është zbardhur draft-rezoluta që Partia Socialiste dorëzoi në Kuvendin e Shqipëri për të shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit.

Këtë nismë të ndërmarrë nga Grupi Parlamentar i PS e kishte paralajmëruar më herët vetë kryeministri Edi Rama.

Projekt-rezoluta dënon gjithashtu sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se Republika e Shqipërisë është fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;

Duke qenë se terrorizmi në të gjitha format dhe shfaqjet e tij përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj paqes ndërkombëtare, sigurisë dhe shoqërive demokratike;

Duke qenë se raporte të besueshme dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit në financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone;

Duke qenë se Republika Islamike e Iranit, përmes institucioneve të saj shtetërore, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, ka mbështetur dhe koordinuar aktivitete që destabilizojnë vende në Lindjen e Mesme dhe më gjerë;

Duke qenë se Republika e Shqipërisë ka qenë vetë objekt i veprimeve armiqësore në hapësirën kibernetike, përfshirë sulmin e rëndë kibernetik ndaj institucioneve shtetërore shqiptare në vitin 2022, i atribuar strukturave të lidhura me Republikën Islamike të Iranit, si dhe përpjekjet e ditëve të fundit për sulme kibernetike ndaj sistemeve të Kuvendit të Shqipërisë;

Duke qenë se aktet e dhunës dhe të agresionit, përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore, infrastrukturës kritike dhe shteteve sovrane përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe mund të përbëjnë forma të terrorizmit;

Duke qenë se përdorimi sistematik i frikësimit, i grupeve të armatosura proxy, si dhe i mjeteve hibride për të përhapur frikë dhe destabilizim është i papajtueshëm me normat e marrëdhënieve paqësore ndërkombëtare;

Duke qenë se Republika e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka në themel të politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë parimet e solidaritetit demokratik, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar;

Duke qenë se populli dhe institucionet shqiptare mbeten të përkushtuara në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që sponsorizojnë ose kryejnë akte terrori;

– të forcojë masat kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga shtetet dhe kërcënimet kibernetike;- të bashkëpunojë ngushtë me vendet aleate dhe partnere në parandalimin dhe luftimin e financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të lidhura me strukturat shtetërore iraniane;- të mbështesë nismat në organizatat ndërkombëtare që synojnë përgjegjshmërinë për aktet e terrorizmit, sulmet kibernetike dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare.

– të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste,

– të shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Hollandës dhe një numri shtetesh anëtare të BE-së si dhe vende të tjera, të cilat e kanë ndërmarrë më parë këtë përcaktim.

4 Komente

  1. 1
    140 vota pro

    Ishim nē bordin e paqes, dhe me Iranin kemi patur fērkime qē prej kur larguam trupin diplomatik tē tyre.Sot , shohim nga afēr evolutionin e luftēs dhe shpresojm nē normalizim tē jetës sē popullsis tē pērfshir nē konflikt.Fjalēn e kanē armēt dhe rexoluta jon s'ka vlerē, por shpreh sensibilizim

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me katolik se Papa

      Ky nalthajnia po behet me katolik se Papa! Zoteri, ty dhe saline ju genjen mendja se do zhysni vendin ne lufte civile apo nderkombase qe te mbuloni dallaveret, poshtersite dhe injorancen tuaj. Harrojeni! Perndryshe, te paret qe duhet te paguani jeni juve!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rruga e Dibres

        Pse Ne me kaq "Nxitim" ?? Te dytet pas SHBA'se ?? Pse nuk qendrojme te pakten nje hap pas Britanise se Madhe dhe Fuqive te tjera Europiane ? Marrim rol "Protagonist'i" te pa nevojshem dhe te pa kuptimte !? Rruga e Dibres

        Përgjigjjuni
        1. g
          gjergji

          o Idiota te Kuvendit e kuptoni qe USA ka marre fund.. ose po merr fund avash avash, me zgjedhjet ne Nendor tani edhe senatin edhe kongresin do e marring Demokratet edhe Trampi ka mundesi te humbasi te gjitha te drejtat si president.. Tjeter, e shikoni qe Serbet jane armatosur gjer me dhembe do tju vrasin si mizat se do kerkojne dajle ne det edhe nuk keni njeri qe ti ndaloje.. USA ka hyre ne krize te thelle nga brenda edhe shume kohe te mari veten edhe mbas luftes se me Iranin do shume kohe qe te fitoje besimin neper bote.. nja 30 - 50 vjet po bota do kete ndryshuar shume gjer atehere. USA e bazuar hegjemonine e saj te armet nukleare po ajo nuk mund ti perdori ato ka per te humbur shume shume pike edhe nuk do njeri me ne bote te bej business me USA pra do ngeci ne gracke.. ose ka ngecur ne gracke.. Pra lufta me Iranin po i jep dermen e fundit.. USA ketu ka shume korrupcion kudo shume ne ushtri, mjeksi, ne pune ne shtet pra kudo nuk punohet me kane rrene shume sherbiment.. nuk punohet me si dikur.. mendo te bjeri edhe Petro Dollar, ketu nuk prodhohet asgje me .. tmerr.. Good Luck to you all..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje