Debate apo kërcënime në Kryesinë e PS? Rama: Diskutimet kanë qenë konstruktive, gjëra që nuk ndodhin në ato nivele

13 Mars 2026, 13:05Politika TEMA
Debate apo kërcënime në Kryesinë e PS? Rama: Diskutimet

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët foli për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballkut, ku dje në seancën plenare, PS nuk dha leje për arrestimin e saj.


Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme për sa i përket presionit, tensionet apo kërcënimit.

Janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje