Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social X, thekson se gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm mes dy vendeve, bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme, si edhe aleanca e palëkundur në kuadër të NATO. Sipas Hoxhës, SHBA mbetet një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.
Gjatë bisedës, palët diskutuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindja e Mesme.
Kënaqësi të zhvilloja një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë e kahershme, si edhe aleancën tonë të palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.
Diskutuam gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme.
Po ashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Eh more minister i jashtem..Paske diskutuar bukur.....Pse si the kesaj zonjes qe mos nderhy ne punet e drejtesise..Kjo zonja ka isistuar dhe ka zgjedhur dy kryetaret e Spakut.... Kjo zonja nuk nderhyn prane spakut per te trajtuar 11 Janarin dhe krimet e tjera te Berishes. Po kjo zonje shikon qe digjet Tirana me molotov dhe nuk nderhyn.. Pra ti duhet te kerkosh largimin sa me pare te saj dhe kete duhet ta beje Edi Rama..Leri diplomacite Mesoni nga Berisha..Reforma ka deshtuar. Amerikaneve nuk u zihet Bese..Berisha ju ka premtuar Po rezuat Ramen do ja u fal Ishullin e Sazanit.
Çfarë po shet kësaj rradhe ky tregtari i detit shqiptar, idhulli i fredbejlerit?