Vizita e ambasadores amerikane në Greqi te Rama, Hila: Përcolli një mesazh

12 Mars 2026, 21:51Politika TEMA
Vizita e ambasadores amerikane në Greqi te Rama, Hila: Përcolli

Gazetari Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi vizitën e ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në Kryeministri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Hila vuri në dukje karakterin e udhëheqësve që pëlqen administrata Trump dhe kontekstin politik të vizitës. Sipas tij, vizita e Guilfoyle nuk lidhet vetëm me marrëdhëniet diplomatike formale, por është gjithashtu një sinjal politik nga administrata Trump.

Hila gjithashtu theksoi rolin e senatorit Rubio si një figurë influente brenda administratës amerikane, duke argumentuar se vizita mund të shërbejë për të dërguar një mesazh strategjik që lidhet me interesat ekonomike dhe politike të Shteteve të Bashkuara në rajon.

“Rama është një një njeri i cili të mbaron punë, do në Zvërnec merr Zvërnecin, do në Sazan merr Sazanin. Kështu ka qenë dhe Berisha, po doje të merrje një diçka, ta ndante mendjen, të mbyllte punë Berisha, nuk rrinte ta tirrte gjatë. Dhe Trumpi i pëlqen këta lloj udhëheqësish të fortë. Kjo sjell një mesazh, nuk vjen kot që shtyjë kohën në Tiranë, por nuk besoj që është mesazh armiqësor, sepse po të ishte mesazh armiqësor. Edhe unë kështu e mendoj që ka sjellë një mesazh nga presidenca, nga mbretëria e Trumpit e cila është ende e fortë. Ai shkakton frikë dhe ka bërë ca luftra, i ka idetë e qarta. Kjo është një nga ata njerëz që të sjellin një mesazh, nuk ka ardhur për shtyrë mbrëmjen në Tiranë, është më e bukur Athina për të shtyrë natën”, tha Hila.

Kujtojmë që ende nuk dihen arsyet konkrete të vizitës së Kimberly Guilfoyle në Kryeministri. Ajo njihet si një nga figurat më të mbështetura nga presidenti Donald Trump, pasi ka qenë ish-e fejuara e djalit të tij.

6 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Nuk ka ardhur per mesazhe politike o dumbo, se Trumpi u duk qarte qe nuk e perfillte Ramen tek takimi i Bordit te Paqes. Ka ardhur per te shitur gaz ose per te marre ndonje koncension , ndoshta per impiant LNG ose infrastrukture tjeter portuale. Per kete gje Kimberley takon lideret e rajonit, thjesht per interesa biznesi te amerikaneve.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arvanitasi

      te gjitha mesazhet politike jane biznes, okomentues i mesiperm qe vin ere berishizmi sllavo komunist vicidoli

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bac u kry

        Perpara se te ishte ish e fejuara e djalit te Trump, kjo ka qene ish gruaja e Gavin Newson

        Përgjigjjuni
        1. .
          .....

          Po sperma e kujt ishte e keni gjetur ju?

          Përgjigjjuni
      2. E
        Epoka e Esadistëve

        Po patjetër që i duan të gjithë dy prostitutat e të pasurve. Mjafton që krimbat që kemi në krie të vjedhin dhe mbretërojnë, pa nuk lënë gjë të Shqipërisë pa shitur, falur, shqyer dhe ofruar në pjatë argjendi. Kush nuk bëri pazaret e veta me territoret, risurset, naftën, armatimet, bazat, ishujt, detin, portet e Shqipërisë?! Sali prostituta dhe Edvin piktorja, Shqipërinë shitën sikur t'ja kishin lënë bushtrat që i pollën, nuk dhanë gjë nga ajo që vodhën për vete, kulluvarët, Shkërdhenët dhe Shkërdhitat nga xhepat e shqiptarëve

        Përgjigjjuni
        1. S
          Studenti

          Çeshte ky koment.Fantazia eshte me te vertet berishiane.Si nuk na u ndante idjote te tilla qe flasin vetem gjepura.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje