SHBA dënon sulmi kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë: Akt dashakeq kundër aleatit tonë!

12 Mars 2026, 19:09Politika TEMA

SHBA dënon sulmi kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report TV, Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi sulmin si një veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.

Departamenti i Shtetit thotë se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike. Sipas reagimit, Uashingtoni po e ndihmon në mënyrë aktive vendin për të përballuar këto kërcënime.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se si aleatë të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria koordinojnë vazhdimisht shqetësimet e përbashkëta të sigurisë dhe mbeten vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë.

"Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike.Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë", thuhet në reagim.

Reagimi vjen pasi sistemi i brendshëm i Kuvendit u godit nga një sulm kibernetik. Grupi i hakerave “Homeland Justice” publikoi në Telegram të dhëna nga sistemi i brendshëm i parlamentit, përfshirë emaile dhe informacione të përdoruesve të domain-it parlament.al.

I njëjti grup ka publikuar edhe një video ku shfaqet fshirja e të dhënave nga serverët e parlamentit. Vetë Kuvendi pranoi më herët se sistemi i brendshëm ishte cenuar dhe se disa të dhëna ishin fshirë.

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb.....,....

    Mero,shume shpejt Homeland Justice se shpejti do te botoi list me te dhena mbi grabitesit politikane socialiste te pasurise se shqiptareve, do te habitesh edhe vet sesa "te ndershem" kane qene ministrat apo pushtetaret socialist te citjoneziut me adidas.....shtet bananesh!

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Po pasurine e atij tjetrit qe na futi ne konferencen islamike do ta botojne?

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vari Janullen!

      Iranianët po hodhën ndonjë rraketë tek sarajet e palloshit të Surrelit, haleja e labit motërqir të Progonatit dhe Toka e Xanun e motërqirit pabuks të Viçidolit, do jenë heronjtë e kombit shqiptar. Inshallah nuk hakmerren edhe për jatollahun duke na hequr Baba Mondin, se e mendoni se çfarë humbje për njerëzimin dhe kryegjyshatën botërore?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje