“Ramazani dhe Krishtlindjet ‘takohen’ në 2030”, Rama: Uroj të jetë mandati i fundit jashtë shtëpisë së Europës!

12 Mars 2026, 18:58Politika TEMA
“Ramazani dhe Krishtlindjet ‘takohen’ në 2030”,

Kryeministri Edi Rama nga Pallati i Kongreseve tha se iftari është një moment mirësie dhe bashkimi, ku besimi nuk duhet të ndajë njerëzit, por t’i afrojë ata. Kryeministri theksoi gjithashtu se shpreson që mandati i tij i katërt të jetë i fundit i një kryeministri shqiptar jashtë “shtëpisë së Europe”, duke nënvizuar synimin për integrimin evropian.

“Iftari është një praktikë mirësie dhe ndrojtjeje, ku ndëshkimi dhe zemërata mbeten jashtë dere dhe përkujdesja vjen shumë afër gjithsecilit. Uroj t’ju pranohet agjërimi, t’i dëgjohen dhe pëlqehen lutjet çdo agjëruesi dhe çdo kujt të ftuar i uroj që të ketë gjithçka meriton.

Ky është iftari i parë në këtë mandat të katërt, ndërkohë që ky mandat dua të jetë i fundit i një kryeministri jashtë shtëpisë së Europës. Dua ta mbyll me një detaj: për herë të parë në tri dekada, Ramazani dhe Krishtlindja do të takohen në vitin 2030.

Duke e ulur siparin e fjalës sime, dua të shpreh një mirënjohje për myslimanët shqiptarë për atë që janë dhe, duke i uruar të kenë çdo të mirë për të cilën luten. Dua të jenë shembëlltyra e të vërtetës së madhe ku besimi nuk është vijë që ndan, por bashkon; ku Islami, njësoj si krishterimi, e thërret Europën në krye të sofrës.”  / abcnews.al /

6 Komente

  1. E
    Erjoni nga paraburgimi

    Pirdh pirdh se lirohesh. Pa leshuar Ballukun nuk ka BE

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni , nen-kontraktor i Rames

      Pse i ngaterron fete ne punet e tua te pista o pallosh i pafe ??? Mos harro ato qe ke thene vete ne intervista : "... kur te iki nga kjo bote , do kem vetem 2 metra grope si te gjithe. Do perballem me shen Pjetrin...".......reflekto per keto qe ke thene o i zi , se do japesh llogari bashke me Belen dhe te gjithe funderrinat e politikes 35 vjecare per cdo te zeze qe i keni bere ketij vendi !!!!

      Përgjigjjuni
    2. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      O car me syze....cer thu mer palle!? Iftari miresi!?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoti ja u pranofte “

        E more Edi Rama po ben edhe rolin e HOXHES ..!! AMIN llafi jot ne veshe te perendose ???

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari shqiptar

          Nje i cmendur mbas vetes, dhe nje diabolik, qe i dha tani dhe nje megadimension te ri, shtetit te tij fetar, festimit shteteror madheshtor te nje feste islamike,ku mbas kesaj, nen hosanan e rames, besimtaret myslymane, do te okupojne gjithe sheshet publike, per te zhvilluar ritet e fese se tyre. Dhe te gjitha keto, ky diabolo, nuk eshte se ka debolese per kete fe, por ne krah te saj, ai vazhdon pa fund sundimin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foni

            Këta nuk vijnë si besimtarë në festat fetare, vijnë për të treguar se janë vetë zoti në tokë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje