Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë pse erdhi ambasadorja Guilfoyle në Tiranë

12 Mars 2026, 19:41Politika TEMA

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke

Media greke kanë zbardhur detaje për vizitën e fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke e lidhur atë me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon.

Kimberly Guilfoyle, një figurë e afërt me presidentin Donald Trump, u pa dje në kryeministri, ku u prit me ngrohtësi nga Kryeministri Edi Rama.

Por “Energymag” e ka lajmëruar këtë vizitë që disa ditë më parë, pasi në datën 8 mars është publikuar një artikull se ambasadorja do të udhëtonte në Tiranë.

Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian. 

Raportimi thekson se zhvillimi i infrastrukturës për LNG është kthyer në një çështje strategjike, veçanërisht pas tensioneve në tregjet globale të energjisë dhe përpjekjeve të Evropës për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Media greke vërejnë gjithashtu se diskutimet për një projekt të mundshëm LNG në Shqipëri vijnë në një moment kur Greqia synon të forcojë rolin e saj si qendër rajonale për importin dhe shpërndarjen e gazit, përmes projekteve si terminalet LNG dhe rrjetet e interkoneksionit.


Çfarë është terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror?

Një FSRU (Floating Storage and Regasification Unit) është një terminal lundrues që përdoret për të importuar dhe përpunuar gazin e lëngshëm natyror (LNG). Ai zakonisht është një anije e pajisur me rezervuarë të mëdhenj ku ruhet gazi i lëngshëm që mbërrin me cisterna nga vendet prodhuese. Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz.

Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit. Terminalet e tilla konsiderohen zgjidhje më të shpejta dhe më fleksibël se ndërtimi i terminaleve të përhershme në tokë dhe përdoren shpesh për të rritur sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz. 

21 Komente

  1. E
    E .verteta dhemb..........

    Mero leri se c'thone media greke per shqiperine "energjike" ne radaret American por lexo P.Tzima ne" Kathimerini" per hackers Iran's ne sulmin ndaj Tiranes dhe listen me politikanet e korruptuar socialista.....duket se citjoneziu po fle ne kembe!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

      Stavros Tzimas ka vite qe genjen me propagande kunder Rames dhe Shqiperise. Nder te tjera pretendon qe BE e mbron Ramen sepse pa Ramen Shqiperia mund te behet vend islamik. Nga ana tjeter to ky Stravros pretendon qe Perendimi do qe te heqe Ramen nga pushteti per shkak te lidhjeve te tij me Erdoganin qe po e kthejne Shqiperine ne baze turke. Nuk jam fans i Edverit, por te bazohesh tek pordhet mendore te Kathimerinit eshte naive.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Keto platforma lundruese si per gaz ashtu dhe per nafte njihen dhe kerkojne kushte te sigurise teknike shume te larte. Nje kerkese e tile eshte bere per ne Porto Romano vute me pare lu dhe pse mendimi specialisteve ishte negativ pasi demtohet ambjenti dhe fauna Ministria e Transportit ne ate kohe e miratoi, Nuk e di perse i behet presion Shqiperise, pasi mesa di une Italia apo Franca nuk kane te tilla

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vk

          Imagjino te lexosh nje gazete greke hahahahaha ja qr.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            E verteta eshte se jot eme ja ka kalu edhe tunelit te Kalimashit, dhe kjo te dhemb, per ate ç'ka shkruajn paçavuret e ashkalinjve, ketej nuk eshte se u rruhet shumenjerezve, ajt tani,shko q...u ke ata sivllezrit e tu korrozinj te Agimit te Arte!!

            Përgjigjjuni
          2. G
            Gjysmagjeli

            Ky lajm është i vitit 2017.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xxx

              Citoni Pamfletin ku e keni marre

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

                Media greke thote qe Guilfoyle eshte takuar me Ramen ne Tirane para dates se artikullit (8 Mars), pra kjo e djeshmja nuk eshte vizita e pare. Nga menyra si takohen dhe perqafohen ne video, duket qarte qe jane takuar me pare dhe njihen.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kalariu Berat

                  Kjo si Goce Pune o Mjero! Me minifund, takat 12 cm!!!!! Jepe pak nga kembet apo te dhitet lajmi?????

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Punetori

                    Epo kështu janë femrat e stafit të Trampit , qejfleshka . I ka zgjedhur "ustai " .

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Ha ha ha

                      Tmerrr! Nuk di si mund te vishet nje ambasadore si nje pornostar!

                      Përgjigjjuni
                    2. I
                      ISMAIL HYSA

                      TA BEJ DHE UNE NJE KOMENT? RRINI REHAT.RAMA E KA MIRE PUNET ME AMERIKANET.VIJNE GRATE CA TE GJATA CA TE SHKURTRA E I VAREN PER QAFE RAMES TU PUTH PER 7 PALE QEFE.VETEM SALEN NUK E DON ME ASKUSH.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na myti llumi

                        Po k..... me k...., puthen!

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Topi

                        Qeveritaret shqiptare jan gati te heqin breketbe te shkerthehen e te shkerdhejn vendin indirectly po tu vij kerkesa nga te huajt. Per nja 50 vjet sdo ket mbetur tok e det e vrim miu pa shitur te huajve.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Ju lutem!!!!!

                          E verteta eshte qe greket donin porto romanon! Dhe rama si tradhetar i kombit shqiptar qe eshte kishte rende dakord t ja jepte. Kjo kurva qe ben si ambasadore ne fakt eshte nje grekofile qe erdhi te takonte ramen per ti thene pse prishe pazarin me greket!! Shqiperia eshte i vetmi vend qe vetem pse i ofrojne kryeministrit miliona euro, ky i fundit eshte gati t ja jape porto romanon konkurrentit kryesor ne rajon, Greqise!! Hyrjen e korridorit 8!!!! Amerikanet ja thane disa dite me pare: mos e bej kete gabim se do kete pasoja per 100 vite dhe do demtoni ekonomine tuaj pergjithmone!!! Ky i gjati ka marre leket nderkohe nga greket! Dhe cfare do bejne greket nqs e marrin?: do ta bejne ate port aq te vogle sa mos konkurroje dot me portet greke! Ne kete rast nuk ka shqiptar, nuk ka gazetar e nuk duhet te kishte Mero Baze ne kete bote qe te bjere dakord me kete tradheti historike dhe me pasoja strategjike dhe ekonomike per shqiperine, qe po i ben Edi Rama!!! Ka nje limit dhe shitja. Jo cdo gje vlen parate qe ju mbushin xhepat! I bej thirrje kujtdo qe ne emer te ca lekeve, boton shkrime qe fshehin te verteten: mos ja beni kete shqiperise!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Ca ere

                            Heu bre po ti paske qene tek bytha e Rames qe i ditke me detaje te gjitha keto. Apo je nga pala greke dhe je ne tave qe i ditke muhabetet e bera??? Cudi, nuk e dija qe edhe komentuesit e gazetave qenkan ne dijeni te detajeve te politikave rajonale dhe arrijne deri tek breket e Rames. Bravo!!!! Po mos rri shume neper breke se do pordhosesh pastaj. Ajrosu pak dhe nga breke e Saliut sa per ndryshim arome.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Alfred

                            Perse duhet ta marrim vesh nga media greke viziten e ambasadores amerikane ne Greqi ne zyren e kryeministrit te Shqiperise? Nese eshte interes amerikan ne Shqiperi, perse nuk eshte takim i diplomateve te ambasades amerikane ne Tirane me kryeministrin? Perse ky takim i veshur keshtu, me vello okulte, naten, lajm i dale nga "paparace" per publikun shqiptar? A eshte takim zyrtar? A mbahet protokoll zyrtar? A leshohet komunikate zyrtare?.... ..................!.........................

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Uaaaaa

                              Amerika nuk na njeh si shtet. U bene disa vite qe nuk dergon ambasador. Ka frike se kompromentohen me qeverine. Keshtu qe e ka me te lehte me ndermjetes. Po tall menderen me popullin shqiptar, po e blen gjithe Shqiperine. Kane mbaru trimat per ti thyer hundet si qemoti. Qeveri, parlament politike, nuk ekziston per shumicen, po e rrjepin te shkretin popull. Kjo vjen sepse jetojne per popullin, gjumi nuk I ze per femijet shqiptare. Kaq e pati dhe vendi yne.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Uaaaauuu! Ja që, përpos bukurive dhe pasurive, Shqipëria ende paska dhe ca burra të mençëm si ky këtu më sipër! Ndaj me të tillë, që na rrofshin sa malet tona, shprehja e keqardhur: "Kaq e pati dhe vendi ynë", nuk bën sens.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lindi

                                  Amerika mbetet i vetmi që e do këtë vend. Na shpëtoi 100 vjet më parë dhe na krijoi edhe një shtet të dytë. Mos u bëni naiv. As mos mendoni se jemi qendra e botës. Të mbajmë lidhje të forta me amerikën se në evropë nuk na do kush.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Popull

                                    Amerika do vetem veten e vet o qorr!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje