Analizë: Pas votimit për Ballukun, një sinjal tensioni mes qeverisë dhe ambasadave europiane?

12 Mars 2026, 21:30Politika TEMA
Analizë: Pas votimit për Ballukun, një sinjal tensioni mes

Vendimi i Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku prodhoi menjëherë një valë reagimesh diplomatike që rrallëherë shfaqen kaq të njëpasnjëshme në raport me një vendim parlamentar në Shqipëri. Në vetëm pak orë, pas votimit me 82 vota kundër, reaguan ambasadat e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Holandës, ndërsa më pas një qëndrim erdhi edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Në thelb, të gjitha këto reagime duket se ndajnë një shqetësim të përbashkët, që ka të bëjë me nevojën që sistemi i drejtësisë të ketë mundësi të veprojë pa pengesa, veçanërisht kur bëhet fjalë për hetime që prekin nivelet e larta të politikës.

Ambasada britanike theksoi në reagimin e saj se ruajtja e sundimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit janë elementë thelbësorë të reformës në drejtësi që nga viti 2016. Sipas saj, imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, por nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

Në të njëjtën linjë, reagimi i ambasadës gjermane vendosi theksin te procesi i integrimit europian. Në reagimin e ambasadës gjermane vihet theksi te ajo se ndjekja penale efektive e korrupsionit, edhe në rastet e rangut të lartë, është një kusht i domosdoshëm për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe se politika duhet të garantojë që ky proces të zhvillohet pa pengesa.

Edhe ambasada holandeze shprehu një qëndrim të ngjashëm, duke nënvizuar se një nga kërkesat kyçe për integrimin në BE është pikërisht ndjekja efektive e korrupsionit në nivelet më të larta. Sipas saj, sistemi i drejtësisë duhet të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa, ndërsa përgjegjësia për të krijuar këtë mjedis i takon edhe politikës.

Pak më vonë, një reagim erdhi edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, të cilat theksuan se angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten elementë kyç për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në deklaratë u nënvizua gjithashtu se krijimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për progresin e besueshëm drejt integrimit.

Përballë këtyre reagimeve, kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë në rrjetet sociale, ku theksoi se parimet e shprehura nga ambasadat janë të përbashkëta dhe të pranuara nga të gjithë, por argumentoi se Kuvendi ka vepruar sipas normave kushtetuese. Rama insistoi se deputetja Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se hetimi duhet të vazhdojë pa ndërhyrje apo presione nga faktorë jashtë sistemit gjyqësor.

Në reagimin e tij, kryeministri mbrojti vendimin e shumicës parlamentare, duke argumentuar se kërkesa për një masë ekstreme si arrestimi i një deputeti kërkon kushte të qarta dhe se parlamenti ka vepruar brenda kufijve të kompetencave të tij kushtetuese. Ai shtoi se reforma në drejtësi nuk do të kthehet pas dhe se mbështetja për SPAK mbetet e palëkundur.

Megjithatë, ajo që bie në sy në këtë zhvillim diplomatik është fakti se reagimet e ambasadave europiane kanë ardhur në një mënyrë pothuajse të koordinuar dhe me një mesazh të përbashkët, duke e lidhur çështjen jo vetëm me vendimin konkret të Kuvendit, por edhe me standardet e sundimit të ligjit dhe procesin e integrimit europian.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje është mungesa e një reagimi publik nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Në vend të një deklarate zyrtare, vëmendje mori një vizitë e pazakontë në Kryeministri nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle. Takimi me kryeministrin Rama nuk është njoftuar zyrtarisht dhe nuk është komentuar as nga qeveria shqiptare dhe as nga përfaqësia amerikane, duke shtuar një element tjetër interpretimi mbi qëndrimin e Uashingtonit në këtë moment.

Në një panoramë më të gjerë, zhvillimet e kësaj të enjteje mund të interpretohen si një moment delikat në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe partnerëve perëndimorë, veçanërisht atyre europianë që kanë qenë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi.

Megjithatë, është ende herët për të folur për një përplasje të mirëfilltë diplomatike. Më shumë se një krizë, kjo duket si një situatë që po kalon në majën e gjilpërës, është një moment tensioni politik dhe institucional që mund të qartësohet në ditët në vijim.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky episod do të jetë thjesht një debat i përkohshëm mbi interpretimin e rolit të institucioneve, apo nëse do të shënojë një fazë të re në raportet mes qeverisë Rama dhe përfaqësive diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në çdo rast, zhvillimet e ditëve të ardhshme pritet të japin një përgjigje më të qartë./ TemA

48 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Po u dogj anetaresimi ne BE, nga Edveri dhe Balluku do digjet. Mediat dhe analistet prane BE jane te qarte qe ekziston deshira per ti anetaresuar Shqiperine, Malin e Zi dhe Islanden brenda 2030, dhe per ti dhene disa privilegje Ukraines dhe ndoshta Moldavise po ashtu, por theksojne qe Shqiperia ka nevoje te demonstroje qe SPAK dhe gjykatat jane te lira ne luften e korrupsionit ne rastet ku ministra aktuale jane te perfshire. Nder te tjera, eshte nje artikull i para disa diteve i International Politik Qauterly qe e nenvijezon punen e ministrave.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni , nen-kontraktor i Rames

      Palloshit i ka hyp vetja ne qejf tani , e pate si krekosej ne parlament. Nuk i rruhet me per ambasadoret dhe BE !! ......Ka rrezik do krijoje vete nje "BE Version 2" ku Shqiperia do hyje e para dhe vendet e tjera do i pergjerohen Palloshit qe ti pranoje te hyjne !!!!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni , nen-kontraktor i Rames

        Palloshit i ka hyp vetja ne qejf tani , e pate si krekosej ne parlament. Nuk i rruhet me per ambasadoret dhe BE !! ......Ka rrezik do krijoje vete nje "BE Version 2" ku Shqiperia do hyje e para dhe vendet e tjera do i pergjerohen Palloshit qe ti pranoje te hyjne !!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te mallkuarit nga perendia

          E vetmja arsye qe Edi nuk e jep Belinden eshte vetem nje: KOLEKA KA VENDOSUR QE TA TRANSFEROJE PUSHTETIN TEK BALLUKU . BALLUKU do ta mbaje per 15 vjet te tjara dhe pastaj do ta transferoje pushtetin tek KOLEKA JUNIOR dhe keshtu me radhe. Fillimi i kesajj historie ish 29 Nentori 1944.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofte Amerika, te brohorasim hapur o vellezer

            Tensioni eshte mes te pa shtylle kurrizore Britani-Gjermani me Ameriken, ne rastin konkret pse Shqiperia u be pjese e Bordit te Paqes. Rezultati, qeverite britanike dhe gjermane jane ne muajt e fundit drejt rrezimit nga pushteti. Stamer dhe Merz po turperojne popujt e tyre me qeverrisjen skandaloze te tyre.

            Përgjigjjuni
          2. p
            pilo Lala

            Te henen fillojne histori te tjera. Pune te mbare SPAKut, asgje nuk e pengon, vetem i kujton te hidhet nga Argita Berisha, sepse Malltezi pastroi leket qe Rezart Taci i dha Berishes nepermjet Argites. Nqse i ke hequr pashaporten Ballukut, hiqja edhe Fatmir Mediut.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Ceshtja Balluku do bllokoj anetaresimin per te pakten 5 vjet. Kete rast do Hollanda e Gjermania per te bllokuar Shqiperine. Pastaj nuk mund te mbrohet nje superhajdute .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Çfarë ligji u shkel? Kuvendi u pyet po apo jo dhe u përgjigj jo. Ti nuk je dakord dhe as gjermania, e ça pastaj??!! Shumica bën ligjin, pakica proteston dhe komenton dhe kjo quhet demokraci. Po ju pd-istët keni 2 standarte se kur zj. Kim reagoi kundër saliut ju na çatë trapin me sovranitetin. Ku është sovraniteti tani??

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lindi

                  Gjermania dhe hollanda nuk janë aq të rëndomt siç mendoni ju. Thelbi i çështjes Balluku qëndron në raportin midis dy pushteteve. Pushtet të mos shkelin teritorit e tjetrit. Deri tani jemi ushqyer me pavarsinë e gjyqsorit, të respektohet gjyqsori i cili aktualisht po kalon kopetencat, po shkarkon qeveritarët, ballukun. Evropianët kanë shumë të dhëna rreth kësaj çështje dhe plot eksperienca nga vende të tjera. Prandaj Rama thekson; nuk jemi kundër spak po kundër ndërhyrjes së tyre në teritorin e qeverisë. Kjo është çështja. SPAK duhet korrektuar dhe kjo është normale për një institucion të ri që merr shumë kopetenca

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  L

                  BE vepron me dy standarte,per Mos hetimin e krimeve te Saliut asnje fjale,perkundrazi deputeti I CDU perqfohet me Sali kriminelin dhe I jep falemeshendetet e kancelarit partiakut te Doris Pakut.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nroqi

                    Spaku I Saliut ka kohe qe e ka kalu vijen e kuqe,nuk la zyrtar pa e akuzuar me lloqet e rrugeve te Sali kermes.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhezo Smokthina

                      Ramës vetëm callma i mungon, për gjithçka tjetër nuk ka pikën e ndryshimit nga Mojtaba Khamenei.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Opozita ne regres

                        Bjeri gajdes gajdexhi, bjeri mos tu ndalte dora, bjeri gajdes gajdexhi, gajdexhi mor Belo i ri, sot feston kellici

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten arbanistanet

                          Ty te mungon petlla!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kthins e tymit

                            Kurse çallma je ti Xhezo. Do të të rrotullojë rreth kokës.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zexho Nazmoku

                              Ik haj sufllaqen te call centeri belo kllicit

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhezo Smokthina

                                Ka kohë që kam rrjedhur, mos ma vini re ndonjëherë kur ha mut me lopatë, jam pak kokloqe dhe rrotë kari me patentë, ma bëni hallall..

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xhezo Smokthina

                                  Ore vëllezër, ujqër, po ne shaka po bëjmë, pse qënkeni mërzitur kaq shumë me krahasimin që beje. Unë e kisha fjalën për pamjen fizike, mjekrën e me the e të thash, jo për mendjen. Edi është demokrat, këtë më mirë se kushdo e dinë socialistët dhe bashkëpuntorët e tij të afërt.

                                  Përgjigjjuni
                                2. .
                                  .....

                                  Ne radhe te pare duhet te mbrohet Shqiperia per te mos u bere koloni e askujt, te pakten me ato qe ka ne dore, me perfaqesuesin e popullit-parlamentin, pa ne e dime qe nje grusht jemi dhe mund te na rrufisin sot komplet, por jo te shkojme vete ne gojen e tyre dhe duhet edhe nje sfide se sot eshte koha e tyre: sikur ti ndalojne ata ambasadoret qe te mos hyjne ne punet e brendeshme duke deklaruar se eshte ekonomi tregu dhe si te tille e ka dhe Kina qe te na beje pjese e te saj. ne na duhet te jetojme sa te kemi jeten dhe jo te shtrijme duarte nga BE e kembet e gishtat perpjet prej 36 vjet ! Duhet nje deklarate e forte .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kiri

                                    Ambasadoret nuk duhet te fusin hunden aty ku nuk duhet sidomos ne vendet e vogla sepse shqiperia eshte vend i pamvarur dhe nuk mvaret prej tyre kete duhet ta dine mire

                                    Përgjigjjuni
                                    1. i
                                      i drejti

                                      Poshte imperializmi amerikan e social revizionismi sovjetik, te rroje partia me Ramen ne krye, lufte armiqve te jashtem, te punojme me forcat tona, 30 lek dita e punes, bare do hame dhe nuk do ja shtrijme doren borxhezeve,te jetojme e te lufojme si ne rrethim, edhe 6 dite buke kemi ylli bufi, para rrofte partia, patatja eshte buke edhe gjelle,RAMA te jete mire me BALLUKUN po qi qi nenen ne jetojme pa buk,forca MERO forca RAMA,BALLUKU vidhni sa te mundeni haaaaaaa, shkerdhja ropte lepirsave haaa, beje nje iftar me leket e popullit haaaaa, veje kollare 1000 euro cdo dite nga nje te ndryshme,jeto ne bunker se ke vec 3000 mije euro ne banke, haaaa doni me per belulin haaa.botoje mero se te pelqejne komente per ramen haaa.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        i drejti

                                        Poshte imperializmi amerikan e social revizionismi sovjetik, te rroje partia me Ramen ne krye, lufte armiqve te jashtem, te punojme me forcat tona, 30 lek dita e punes, bare do hame dhe nuk do ja shtrijme doren borxhezeve,te jetojme e te lufojme si ne rrethim, edhe 6 dite buke kemi ylli bufi, para rrofte partia, patatja eshte buke edhe gjelle,RAMA te jete mire me BALLUKUN po qi qi nenen ne jetojme pa buk,forca MERO forca RAMA,BALLUKU vidhni sa te mundeni haaaaaaa, shkerdhja ropte lepirsave haaa, beje nje iftar me leket e popullit haaaaa, veje kollare 1000 euro cdo dite nga nje te ndryshme,jeto ne bunker se ke vec 3000 mije euro ne banke, haaaa doni me per belulin haaa.botoje mero se te pelqejne komente per ramen haaa.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. a
                                        american23al

                                        Balluku eshte asset grek, Rama i ka flamuret ne xhep per te ruajtur kolltukun, ky eshte katandisur si Moduro…!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Victor Creed

                                          Amrikano, respekto oraret e ilaçeve, është shumë e rëndësishme, se përndryshe flet karlliqe..

                                          Përgjigjjuni
                                        2. d
                                          dsa

                                          Ha ha o Edo nuk i ke llene agje mangut Duces, por dihet perfundimi i tij me koke poshte bashke me kurven qe mbante ne krah.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            dsa

                                            Jam kokloqe dhe rrotë kari me patentë, mos ma vini re..

                                            Përgjigjjuni
                                          2. n
                                            nesti

                                            Suedia, Gjermania, apo dhe shteti racist, me racisti ne Europe Hollanda, e dine se kush e drejton Spakun? Nje çorovodas qe mezi e mori te mesmen (me miq e zarfe plot), apo me Noter/kurvar / dashnor Ols tullacin? APo dhe me komunistin / Sigurims Shkodranin Kraja. I dine keto shtete se kush eshte Spaku? JO, s'e besoj. Prandaj Rama beri ate qe duhet bere.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              E verteta

                                              Po u futet ne Europe nuk ka me vjedhje. "Elita" do te vjedhi keshtu qe nuk e can koken per Europen. Nga ana tjeter Europa vete eshte duke falimentuar. Per 5-10 vjet BE shperbehet. Amerika nuk do ti mbroje me diktatorucet Europiane. Rruga e vetme per Shqiperine eshte integrimi I ekonomise me Turqine dhe aleanca e ngushte me USA.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. t
                                                tetovari2

                                                SPAK dhe Sali tradhëtari në koalicion kundër PS dhe Shqipërisë për ta penguar antarsimin në BE! SPAK me ofanzivë kundër deputetëve dhe antarëve të PS me akuza e paraburgime dhe në anën tjetër Sali muti me foltore-gojore dhe kryengritje "paqësore" me molotovë!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lanabregsi

                                                  Bravo Xhezo Smokthina,ketu je i verteti, ne komentet e meparshme per tu bere i besushem gudilisje pak Saliun pastaj godisje Ramen.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sula

                                                    O xhezo të hëngërt tënja se e ke hajdarin brënda.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. X
                                                      Xhezo Smokthina

                                                      Ke shumë të drejtë, brenda e kam gjithmonë unë tek pidhi i grave të shtëpisë tënde.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. N
                                                      Nastradini.

                                                      Ore po Fredis Beleri cfare thote? Si nuk ka folur dhe ai?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. e
                                                        edmond (koder rreshen )

                                                        Po kur flasin edhe Ambasadoret per moral,te cilet deri sa ju hoqen vizat Shqiptareve fitonin shuma maramendese nga shitja e vizave... tek konsullata Greke ne Gjirokaster u vran ne zyr punonjesi i Konsullates,(ne fund te viteve 90) per prishjen e pazarit te fitimit nga shitja e vizave ! Po Euro deputetet Italian dhe Grekja u kapen me para te vjedhura ne Bruksel,dhe Grekja pas pak muajsh burg na doli e "pa fajshme " ..... a mbahesh nje bukuri me Sy blu ne burg ,dhe aq me teper ti prishesh moralin ?! Kur Greqia shpalli falimentimin, te cilet kishin vjedhur miliarda ,Politikani i se majtes Greke Teodoros Pangalos do ti bente karshillek BE duke ju then Popullit Grek ne media mos u ankoni , bashk i vodhem fondet e BE !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Haka Tekizoti

                                                          Gjykatat janë katandisur në noterë të SPAK-ut dhe kjo ka sjellë sukses të madh për respektimin e parimit të prezumimit të pafajsisë dhe të drejtave të njeriut. Për ta ngritur më lart këtë sukses po kërkohet që të bëhet edhe Kuvendi noter i SPAK-ut.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Po çfare ambasadore flisni

                                                            Ambassadoretvnjk jane asgje mos i jepni rendesi. Députéti eshte i zgjedhur , nuk kane pune fare ambasadoret , detyra e tyre eshte te raprtojne ne vendet perkahtese situaten sic ata e shikojne.... Si ka mundesi qe Gjermania investone ne Serbi , vitin e kaluar hapi 95 mije vende pune , mos valle Serbi eshte me e demokratizuar se Shqiperia....... Qellimi eshte si Gjermani dhe Angli donin te kthenin Shqiperin ne kampe per rrefugjat te kthyer, dhe nuk e mendoni rreguzimin pasi i konsiderojne shqiptaret ne sous-hommes. Si ka mundesi qe nuk ka investime nga keto vende !. Çeshtje Balluku nje tollombace e fryre nga pseudo opozita , nje raste i tille ne vendet europiéen nuk do shkruheshbnje rreshte ne gazeta ndersa ketu eshte bere ne kazanet televizive te fala boje çeshtje e çdo mbremje . Nje tavoline 4 karrige nje drejtues du te ftuar me Skype dhe gallate magjypesh. Rama duhet te tregohet me serrioze me europienet mos te kthehet ne gastor batutash. Nuk e duan Shqiperine ne Europe megjithese Rama ka deshire nuk e duan as krahinen shqipfolese kosove, mos genjeni vehten , demokratizohuni per vehtveten , e imagjinoni i jepet hapesire nje terrorist si Fredi Shehu Bejleri eurodéput haaaaa.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Miku i madh SHaBAni

                                                              HIstoria flet vete. Kur ka qene Europa ne standarti me Shqiperine, qe nga shpallja e pavarsise Ne 1912 deri me sot? Ka qene vazhdimisht ne standartet e Gruaqire dhe Jugosllavise, pra, Serbise. Edhe sot e tille do te mbetet. Madje edhe po u shperbere, ne ceshtjen shqiptare do mbetet po njesoj.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Burimi*

                                                                Është shqetësuese refuzimi nga Parlamenti i kêrkesës nga SPAK pêr Ballukun por ambasadorët besoj e dinë që nuk është krejt e kulluar nga SPAK.Pse nuk ngritet akatakuze pêr 21 janarin,Gërdecin,pse bëhet tallje me Mediun,vërtetë mendojnë prokurorët e SPAK se nuk ka ditur gjë Sali Berisha kush po i vret jashtë protestuesit me 21 janar dhe ashtu kot po ia hedhin sa është në gjumë,mendon vërtetê SPAK se Sali Berisha nuk ka ditur gjë pêr Gërdecin dhe se Mediu e Bumçi ia kanë hedhur vallen pa ditur gjë ai i gjori.Mirë bëjnë që reagojn ambasadorët por me instrumentet e tyre të ndikimit që i kanë do të duhej t'i bënin me dije SPAK se po nuk u dënua kryevrasësi i 21 janarit dhe i Gêrdecit atëherë janë thjesht,kukulla ose frikacak që po i frikësohen Sali Berishes.Ambasadorêt duhet të hedhin shikimin nga SPAK.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. X
                                                                  XHOI

                                                                  NJE ARTIKULL REDAKSIONAL I TEMES QE NUK BEN ASNJE ANALIZE SERIOZE TE PROBLEMIT. SE PARI A E DI TEMA SE MARREDHENIET USA - EUROPE JANE NE GJENDJE TE PERKEQESUAR QE ME ARDHJEN E TRAMPIT ? A E DI TEMA SE MBAJTJA ANE NGA AMERIKA NE KETO MAREDHENIE TE NJE SHTETI TE VOGEL SI SHQIPERIA SJELL REAGIMIN E EUROPES? A SE DI TEMA QE NE BORDIN E PAQES NUK VAJTI ASNJE SHTET EUROPIAN PERENDIMOR ? A E DI TEMA SE ROLIN KRYESOR ANTI TRAMP NE EUROPE SI TANI E SI NE MANDATIN E PARE TE TRAMPIT E MBAJNE GJERMANET ? A E DI TEMA SE RAMA PARA PAK KOHE NUK PRANOI KERKESEN E BRITANISE PER AZILANTE ? A E DI TEMA SE BASHKIMI EUROPIAN PERFAQESON POLITIKEN EUROPIANE QE ESHTE NE VIJE ANTIAMERIKANE DHE PER RRJEDHOJE EDHE ME SHTETET QE JANE NE LINJE ME POLITIKEN AMERIKANE ? A E DI TEMA SE KA PLOT RASTE QE PARLAMENTET E VENDEVE EUROPIANE KANE REFUZUAR HEQJEN E IMUNITETEVE PER POLITIKANE TE TYRE QE DYSHOHEN PER KORRUPSION E PER ME TEPER TE FONDEVE TE VETE B.E. ? A E DI TEMA SE PSE AMBASADA AMERIKANE NUK U RRESHTUA ME ATO GJERMANE E ANGLEZE ?NESE NUK I DI PERGJIGJET E KETYRE PYETJEVE O TEMA MOS BENI ARTIKUJ KOT PER NXJERRJE DUFE TE CA KOMENTUESVE NAIVE A MILITANTE QE KANE MERAK VETEM TE SULMOHET KRYEMINISTRI AKTUAL SHQIPTAR PAÇKA SE AI NUK SULMOHET NGA CA AMBASADA SE ESHTE I PS POR THJESHT SE NUK ESHTE NE NJE VIJE ME TA. SE FUNDI TEMA SI NUK THONI NJE FJALE PER KETE NDERHYRJE BRUTALE TE CA AMBASADAVE NE VENDIMET E ORGANIT ME TE LARTE SHTETEROR TE SHQIPERISE APO SKENI EDHE JU NJE PIKE DINJITETI PER VENDIN E ORGANET TONA ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fieraku

                                                                    Nje Evrope qe nuk ka thene asnje fjale per menyren se si vepron opozita aty (ekstremisht anti evropiane) nuk e do Shqiperine te zhvillohet e te jete pjese e saj. Historia na kujton qe kurre Evropa ka mbrojtur Shqiperine, kur fqinjet e saj e coptuan e ishin gati ta fshinin nga harta. Vetem Amerika nga shpetoi pas luftes se pare boterore.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. r
                                                                      rezi

                                                                      Në asnjë vënd demokratik të botës ambasadat nuk kanë të drejtë të fusin hundët në punët e brëndëshme të shtetit ku janë.....kot nuk thonë që Evropa është kurvë,përse nuk ndërhynë në Çeki sepse e kanë dhe aleat prandaj ju duhet thënë shqip përdhuni.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. I
                                                                        I Indinjuari 35 vjeçar

                                                                        Sali Berisha po vepron me shpejtesi dhe fitilat qe ka ndezur ne shqiperi shume shpejte i ka ndezur edhe ne Europe,sepse ka rrjetin e tije nga i cili drejtohet dhe merr direktivat,se keta qe shkruajne kunder vendimit te nje parlamenti sovran duhet te indtetifikohen mire se kush jane dhe sa e duane shqiperine tone. Ne e duame Europem dhe duame te integrohemi ne te por VETEM me koke larte dhe dinjitoze jo me kreminelet neper kembe qe nuk po lene gje pa bere dhe pa thene per popullin shqipetar duke perdorur çdo ure zjarri per te mos lene gje pa djegur dhe pa u bere shkrumb e hi,se keshtu do Sali Karaxhiçi.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. d
                                                                          drejtesi e munguar

                                                                          Diplomacia Europiane,(e gjithe shteteve te BE-s) te na thote se ish deputetia e Parlamentit Europian qe u kap me thaset me para ne shtepi,A eshte e arestuar apo ne shtepi?Reagimet jane mjaft kontradiktore.Mos beni paraburgime pa gjyq dhe nga ana tjeter thoni pse nuk lejoni arestimin pa gjyq.Thjesht kerkojne te tregojne se jane te interesuar kur nuk bejne asgje.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            Lila

                                                                            ndergjegja qe mbruhet nga ambasadat eshte ndergjegje e fallsifikuese, dhe cdo politikan qe bie pre eshte viktime dhe me vullnet jo te lire.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Daci

                                                                              Po tè ishà kryeminister, do t'ju thosha, FUCK OFF gjysmès te ambasadave ne ketè vend...nuk e kanè haberin perse janè ketu....!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. C
                                                                                Ciuciu

                                                                                E kujt i bie mendja

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  Ambasalesh

                                                                                  Nese ambasadoreve u tregohet vendi nuk nderhyne , nese ti i konsideron si mbreter , eshte faji juaj dhe jo i ambasadorit... Députéti ka nje vote pro dhe kunder heqjes se imunitetit....... c'pune ka ambasadori ketu eshte e pashpjegueshme......nje ambassade vendose çfare parlamenti duhet te beje haaaaaa a jeni ne rregull nga trute....

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. O
                                                                                    Oficeri dulles

                                                                                    Ambasadat te shpallen non grata . Pse nga ambassador udhehiqemi ne atom Jane thjesht si vende mike

                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                    Lini një Përgjigje