Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

12 Mars 2026, 20:20Politika TEMA
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i

Gjykata e Posaçme përfundoi shqyrtimin paraprak të dosjes penale ndaj ish-presidentit të republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të bashkëpandehurve.

Vendimi për kalimin ose jo në gjykim të dosjes, apo për kthim të saj në SPAK për plotësim të hetimit, do të shpallët më 18 mars në orën 10:00.Në seancën e se enjtes ish-presidenti Meta kundërshtoi edhe njëherë akuzat e SPAK ndaj tij, atë të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, duke i konsideruar të pabaza.

“Kam bërë jetë të thjeshtë dhe jo jetë luksi, është shprehur Meta, nuk kam pirë as verë 33 mijë euro e as kam lëvizur me çarter”. Jashtë sallës në krah të tij doli edhe ish-bashkëshortja, Kryemadhi, e cila pretendoi se akuzat e SPAK bazohen vetëm në perceptime dhe indicie e jo në fakte penale.

Po të enjten Ilir Meta mori një tjetër përgjigje negative në Gjykata e Lartë, në një përpjekje për lirim nga paraburgimi. Kjo gjykatë vendosi të mos pranojë një rekurs të bërë prej tij.

Me herët, brenda të të njëjtës ditë, Gjykata e Posaçme do të shqyrtonte një kërkesë të ish-presidentit për zëvendësim të masës, por Meta u tërhoq nga kërkesa. Ndërkohë, më 8 prill, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë në shqyrtimin kërkesën e Metës për liri.

4 Komente

  1. K
    Kurv monik

    Po meta u terhoq se esht mir atje ku jeton .me ndonje ishull...o popull kar ju kojtoni se meta esht ne burg ..e len sali ndyrsina e ed kurva liken ne burg ..dhe moniken travestitin ne big big karin ..popull injorant e super kar

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Kush eshte ky burri bjond me vathe?

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir shangisti

        Dhe mos haroni … hidhni celsat ne det ..

        Përgjigjjuni
        1. N
          NACIONALISTI

          NASHTI DO TE MERRENI ME FILMA DO LUAJME SKENA EROTIKE MJAFT QE TE INVESTOJME PARATE E VJEDHURA KJO DO TE JETE MADONA SHQIPTARE

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje