"Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg!" - Ardit Bido shpjegon votën kundër arrestit të Ballukut

13 Mars 2026, 09:20Politika TEMA
"Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar votën kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, që do të çonte në arrestimin e saj. 

Bido tha se mentaliteti i prokurorëve sot është marrja e masave ekstreme edhe për akuza jo të rënda dhe tha se e ka ngritur zërin kundër këtyre praktikave, edhe kur bëhej fjalë për persona si Fredi Beleri, për të cilin nuk ka patur simpati. 

Ardit Bido: Unë personalisht, kam votuar në formën më komode të mundshme. Nëse nuk do të ishte ky vendimi i grupit, nuk do të isha komod. Unë dhe disa kolegë jemi çuar në foltore më parë, dhe kemi ngritur problematikat e mentalitetit të sistemit tonë të drejtësisë, që vjen nga periudha e komunizmit, e inflacionit marramendës të arrestimit me burg, si masë jo ekstreme, por masë e parë. Në tetor, nuk bëri njeri emision, sepse në vendin tonë, çështjet parimore, që formësojmë mënyrën si do të rrisim fëmijët në këtë vend, nuk ka interes. 

Ylli Rakipi: Ju e mbronit këtë si gjënë më të rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri. Kur futeshin të tjerët në burg, ju nuk flisnit. 

Ardit Bido: Në tetor kemi folur, ju si media nuk ju intereson. Unë e kam ngritur edhe pa qenë në politikë këtë si fenomen. Madje edhe ndaj Fredi Belerit, një person që nuk kam shkuar mirë me të. Cili është problemi? Jo në gërmë të Kodit Penal, pasi Kodi Penal e përcakton që arresti me burg dhe shtëpiak janë masa ekstremi. Nuk është çështje e Kodit Penal apo frymës e debatit publik, apo çfarë na vjen nga Evropa. Është cështje që vjen prej njëfarë mentaliteti të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kur kanë krijuar politikë penale… Ka qenë në mënyrë të vijueshme, e kemi variantin merr fut në burg dhe vijo.

Besnik Muçi: Ka dy arsye, sistemi është i bllokuar. Hetimet dhe gjykimit zgjasin më tepër, rritet koha e paraburgimit.

Ardit Bido: Pra po më thua meqenëse zgjasin hetimet, mban në burg njerëz pa të drejtë?

Besnik Muçi: Epo është reforma e famshme.

Ardit Bido: Mentaliteti i sistemit të drejtësisë, merr një vepër penale, si shkelja e barazisë në tendera, dhe kërkon burg. Kjo nuk ndodh në asnjë vend evropian, në asnje vend që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut. Do të isha shumë jo komod që të miratoja, me përjashtim, nëse do të kishte si element të kërkesës kontroll vetjak dhe i banesës. Ai do të ishte pengimi i hapur i drejtësisë.

10 Komente

  1. S
    Seli

    Bido , ne vendet Europiane nuk ndodh keshtu vertet, por japin doreheqje dhe per nje pergojim te thjeshte. Direkt. Por kur nuk jep doreheqje e vazhdon ben deme, normal qe rruga e vetme eshte te rrish ne qeli. Shikoni Lalin ne qeli e nuk pushon ceta e paguar duke shpifur e kercenuar spak. Nga Cupet, Manjanet e Yzeiret. Imagjino te rrinte ne detyre....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kete te zgjidhe Kuvendi

      Po Spakun kush e fut ne burg kur shkaterron jete njerezish aktualisht te pafajshem? Pse nderkombetaret kane dy standarte per drejtesine? Nese veprohet si Spaku ne Gjermani fillon revolucioni popullor!

      Përgjigjjuni
    2. n
      nje ish gjyqtar

      Ardit Bido e ben shume mire profesionin e historianit. mos merr persiper te besh dhe rolin e prokurorit dhe gjyqtarit se nuk e ben dot se duhen njohuri te posacme per kete gje dhe ti nuk i ke.Perpara se te shpjegosh voten tende qe te siguroj qe e dhene kunder Spak eshte e detyruar sepse shefi yt i madh ka deklaruar kush voton kunder do ju sakatoj dhe meqenese ti je ne fillim te karrieres se deputet te duhet ta degjosh shefin tend pallosh sic i thoshte Bela megjithese e pasuronte. Nese te duhet te mbash pak dinjitet mos na dil si gjeli ne maje te plehut dhe na tregon gjyqet e komunizmit se ti e di me mire se une, se ne burgjet sic ben ti krahasimin futeshin ajka e kombit per agjitacion e propagande dhe jo si nje plehre Belinda Balluku qe e ka sakatuar kete popull duke e vjedhur. Te te vij turp qe e thua me te madhe qe nuk do isha komiod por te votoje pro heqjes se imunitetit se ti ne rradhe te pare ke zhgenjyer simpatizantet e PS qe jam e sigurt qe nuk jane dakort me cfare ka ndodhur dhe pastaj dhe pjesen tjeter te popullit qe megjithese mund te jene te djathte te kane respektuar si historian.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sapa

        I moren ne qafe,nuk futet drejtuesi ne burg,sepse ne fund te fundit nuk eshte qytetar i thjeshte qe e fusin ne burg menjehere!

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje ish gjyqtar

          Sapa e ke gabim, ligji eshte i barabarte per te gjithe!

          Përgjigjjuni
        2. k
          kasem gahinji

          Bido camogjirokastriti. Pyetje Babin tend, se ti, ne ate kohe KE qene bebè e porsalindur. Drejtesia e ate hereshme ishte drejtesi e vertete. Fillonte procesit me hetim permes fakteve, jo llogjeve percolsi. Vazhdon TE me keshilli, me mbledhje kolektive, me demaskim Para kolektivit, Para lagjes. Me pas sipas antaresise pergjegjesi Para organizzate se rinise, ne Bashkimet Profesionale, ne organizzate e partise. Nuk kishte drejtore ndermarrjes TE TE pushtonte nga puna pa u shqyrtuar ne Bashkimet Profesionale apo Ne organizzate e partise. Pasta vazhdonte, sipas shkallen se fajit, sipas lloj it te krimit dhe rrezikeshme rise shoqeror me gjykim te lire, OSE ne gjendje arresti. Por gjithenje, pa tre fakte te VERTETUARA, nuk kish prokurori e gjukates te te arrestonte. Pra edhe me dy fakte nuk te arrestonIn dot. Vetem Ne rast flagrance. Prandaj Mos e krahasoni ate drejtesi me te sotme, AQ me teper ta konsideron I si pasoje e asaj drejtesie. Drejtesine e sotme ta shihni te vehtja, te arsimin juridike I tipit Argita Berisha, apo te universitetin te Plepave te Kreshnik koqeziun, te KLD se Saliut, Kreshnik UT e Likeflori it. Ta shihni te ju, si PS qe nuk duhet te kish it lejua palacolleqet e te ashtuquajtura vetingu. Thirrje kriminale "komunistet ne litar" Jane shprehje e Drejtesise nazifashiste qe po instalohej. Komunikatat "group pucist komplotist anti PD, antireforme ne ushtri", Jane shkelje e hapur e ligjeshmerise ne keto vite. Dhe pasojat dihen, 1997,1998.U denua njeri per to? Dhe dihet, krimit pjell krimin, nxit pa ligjeshmerine. Kjo reflektohet sot ne te gjithe hallkat e Drejtesise, sidomos SPAK DHE GJKKO. Prandaj reflektoni drejte dhe me pergjegjesi. E drejtat e njeriut ka nje kufi Zim, eshte ligji.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            E meriton te jesh ish gjyqtar.

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje ish gjyqtar

              Trapajane hesapi te dogji eeee, se thuhet e verteta aty dhe ste leverdis. Ke inat plas ashtu eshte,. Ndersa persa e meritoj te jem ish gjyqtar eshte me mire se te jesh trap-jane hesapi

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sokoli

              Zoti Bido! Te kam ndjekur me vemendje diskutimet tuaja dhe ne mendjen time do ngelesh ai trimi qe e bere Sali Berishen te belbezonte me vete, kur i the se te sfidoj me ligj e kanun per veprimin e tij ne Greqi. Por me lejo te te bej edhe nje vrejtje,e cila per mendimin tim ,ajo qe thoni se : "Prokuroret mendojne si ne Komunizem ,kap e fut ne burg , Jo zoti bido edhe ne komunizem nuk te arrestonte njeri,pa u bindur se X,Y duhet arrestuar. Duhej te siguroheshin te pakten 3 burime te njejta. Asnje kuder,medhe edhe nje mesues ,apo infermier te thjeshte nuk pezullonte dot nga puna pa vendim te KRyesise se KOmitetit Ekzekutiv, atij organi qe te kishte emruar. Nuk te arrestonte njeri se dergoi dikush leter anonime. Letra me pare hetohej nepermejt organeve psh ne fshatra : polici i zones, punonjesi i sigurimit te zones, po te ishte kuader , apo komunist do vihej ne dieni,apo mendimi i Sekretarit te Pare te Partise ne Rreth. Sot prokuroreve u eshte leshuar me sa duket Zinxhiri dhe e quajne veten te pa kundershtueshem. JO. Shtei ka nje "Baba" dhe ai eshte Presidenti dhe Kryeministri. Mbase ka ardhur koha qe presidenti te jete vertet kryetar shteti e jo noter i qeverise.

              Përgjigjjuni
              1. i
                iliri tirane

                a mor ardit shpjego pse nuk ju mbajti greku ne token e tij ? atehere do shpjegosh edhe voten tende per baluken

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje