Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë (VIDEO)

13 Mars 2026, 12:39Politika TEMA
Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për

Kryeministri Edi Rama që në nisje të konferencës për media, u ndal te çështja Balluku, dhe te shfaqja e djeshme në Kuvend, ku PS nuk dha autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK.

Ai tha se nuk përmbusheshin asnjë prej kushteve minimale për të marrë në konsideratë kërkesën e SPAK.

“Janë disa çështje që meritojnë të adresohen dhe që janë të lidhura me interesin  e publikut besoj, duke nisur nga projekti strategjik i Portit të ri tregtar dhe ushtarak të Shqipërisë dhe duke vijuar me impaktin e luftës kundër regjimit kriminal në çmimin e naftës, por gjëja që vjen si rrjedhojë është edhe çmimi i ushqimeve. Këto këta ishin të parashikuara për sot. Por do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, ju e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, besoj edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë me të vërtetën që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në Drejtësi, apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar. Në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që në të përditshmen tonë është përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet. Nuk kas asgjë të re, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës së kësaj qeverie. Nuk ka asnjë frenim të rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

6 Komente

  1. K
    K

    Kujdes nga Doris paket e gjermanis,edhe kur ju thua miremegjes ata thon plac.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      O Rame ça derrdellit mor ?!?! Jepe arsyen pse nuk permbush kushtet. O gjitholog pse hudhesh nga nje dege ne tjetren. Je kurv burr me keq se maloku vicidolit. Ti o gjyzel duhet te japesh doreheqje dhe lere prokurorine te bej punen e vet. Nqs ti je i paster voten do ta marresh tre fish. Pse ke frike????

      Përgjigjjuni
    2. M
      Maro

      I vetmi vend qe nuk po nderhyn eshte Shqiperia. Ballkani te pakten po ngrin taksat per karburantet per nje kohe te pacaktuar. Llafe e vetem llafe...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Fillo ndertimin e nje refinerie. Ne rast krizash shteti hedh ne treg sasi nafte e mban cmimin nen kontroll.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al

          Wow qenka bere prokuror dhe gjykates shale gjati tani! Ju jeni te gjithe per burg o hajdut. Andaj vrasjet, mega vjelljet dhe tralltite e non-grades nuk gjykohen sepse te duhet si gogol per te qendruar ne pushtet. Harram te qofshin votat e Shqiptarve. Asnje fjal per 21-janarin, Gerdecin, Cezin, kompleksin Partizani, etj, etj,. Keshtu thoje edhe per Tigrin qe strehohet ne Lugano te Zvicres.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            O debili i Lindes me kapele, nuk e kupton qe po behesh qesharak apo te perlqen roli i klllounit ?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje