Ilir Meta: Prokurorët shpallin fajtorin dhe pastaj kërkojnë provat

13 Mars 2026, 11:30Politika TEMA
Ilir Meta: Prokurorët shpallin fajtorin dhe pastaj kërkojnë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas seancës paraprake të çështjes ndaj tij, duke akuzuar prokurorinë se po keqinformon gjykatën dhe po ndërton një proces të paragjykuar.

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook,  Meta tha se gjatë seancës prokurorët jo vetëm që nuk reflektuan, por sipas tij “u thelluan edhe më tej në keqinformimin e gjykatës”.

Postimi i plotë i Metës:

E nderuar znj. Suela Demiri dhe të gjithë gazetarët e interesuar!

Mendova të mos reagoja sot, meqënëse ishin zhgënjyer ambasadat nga Ramaforma, për pengimin e drejtësisë.
Por meqënëse sot qëlloi edhe seanca paraprake e imja, duke ndjekur një raportim te gazetarit Armand Bajrami të kërkuar nga ju, vendosa t'ju informoj në mënyrë koncize se prokurorët, në vend që të reflektonin, u thelluan edhe më tej në keqinformimin e gjykatës.
Në mënyrë të sinqertë, prokurori kërkoi të mos merrej si provë statuti i LSI - PL, i miratuar nga gjykata, që përcakton edhe instancat përgjegjëse për shpenzimet financiare të partisë.
Madje prokurori tha se për çështjen e lobimit nuk hetohet as LSI, por vetëm Ilir Meta.
U tregua shumë i sinqertë, sepse ata nuk po hetojnë për çështjen, por kanë shpallur fajtorin dhe nuk sjellin dot prova, se nuk i le "Gruaja e Bilalit", që sot ka dalë hapur me parrullë që lufta kundër korrupsionit është bërë më e dëmshme se korrupsioni.
Ilir Meta nuk ka asnjë kontratë me GSIS dhe asnjë kompani amerikane.
Kontrata ka qenë midis LSI dhe GSIS dhe ka qenë shumë e mirëpërcaktuar se si kryheshin shërbimet dhe pagesat.
Është e provuar që Ilir Meta nuk ka asnjë firmë dhe nuk ka patur dijeni për asnjë veprim të parregullt.
Sot i dorëzuam gjykatës edhe intervistën e publikuar më 5 shtator 2016 te revista MAPO, ku Ambasadori i SHBA, Z. Donald Lu shprehet qartë se ka mbështetur të gjitha vizitat në Uashington të Kryeparlamentarit Meta.
Për çështjen e lobimit, ne kërkuam që letërporositë të shpallen të pavlefshme se nuk janë bazuar te kontrata e ligjshme, por në gënjeshtra dhe të pavërteta.
Prokurori na habiti të gjithëve kur pranoi se ekspertja e tij kontabël nuk i kishte llogaritur të ardhurat e ligjshme të Ilir Metës që nga marsi i vitit 1992 (deputet) e deri në vitin 2002, me justifikimin se për atë periudhë nuk kishte dyshime për korrupsion.
Po kështu, prokurori argumentoi se nuk ishin llogaritur të ardhurat nga dietat që përfitoi Ilir Meta në 30 vite me idenë se ato ishin shpenzuar e nuk mund të kurseheshin.
Më duhet të sqaroj se vetëm në 1 vit si Ministër i Jashtëm, për shkak të detyrës, kam përfituar gati 15 mijë euro dieta.
Ndaj i kërkova gjyqtares që të urdhërojë një ekspertizë të gjithanshme për personin tim, që nga 22 marsi 1992 kur jam zgjedhur deputet e deri më sot.
Mosllogaritjet e këtyre të ardhurave të ligjshme nga ana e shtetit shqiptar, është bërë vetëm për të mashtruar gjykatën se unë gjoja nuk kam justifikuar shpenzimet e mia me të ardhura të ligjshme, në mënyrë që të shpikej akuza absurde për pastrim parash, e cila natyrisht do të justifikonte edhe akuzën tjetër para-absurde për korrupsion pasiv.
Një gënjeshtër e re ishte që për të më implikuar mua në miratimin e ligjit për minierat, të iniciuar dhe miratuar nga Edi Rama, përfshinin pa lidhje Z. Dritan Kaba, sikur ai ishte Këshilltar i Kryetarit të Parlamentit, ndërkohë që Z. Kaba ka qenë Këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI.
Unë përsërita edhe njëherë kërkesën që gjykata të administrojë si provë seancën kur është miratuar ky ligj në Parlament, i cili tregon qartë implikimin e Edi Ramës.
Lidhur me gënjeshtrën tjetër se nuk e kishin hetuar zonjën amerikane të DIA-s se nuk ju rezultonte e përfshirë, unë i pyeta para gjykatës se me firmën e kujt u shkarkua Kastriot Ismailaj si Administrator i DIA-s më 1 dhjetor 2014.
Po kështu, i ftova të lexojnë edhe njëherë e-mailin e dërguar nga Z. Hejsek për Bordin e Drejtuesve në Pragë ku janë dhe 3 emrat e aksionarëve amerikanë, përfshi edhe zonjën amerikane.
Lidhur me këtë çështje ju kërkova të lexonin edhe intervistën e Znj. Vojsava Ismailaj se çfarë ka thënë për zonjën amerikane dhe pse ajo duhet të ishte arrestuar dhe në burg sipas saj.
Këta janë "fare specialë"!
Nuk të llogarisin me qëllim mbi 300 mijë euro të ligjshme nga shteti shqiptar që të të nxjerrin "defiçit".
Një pyetje shumë e thjeshtë për çdo qytetar:
Si shpjegohet që një nga këta 3 prokurorë, me 19 vite punë ka deklaruar në 2019, tre pasuri të paluajtshme pronë?
Ndërsa Ilir Meta, 33 vite me pagë deputeti, që në mars '92, e më pas Kryeministër, Zv/Kryeministër, Kryetar Parlamenti, President i Republikës, sot nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme pronë?
E natyrisht asnjë cent të sekuestruar?
Për shumë lajthitje të tjera do çuditeni në ditët në vazhdim.

6 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Per lajthitje te thena nga goja e nje hajduti te cmendur si ty nuk cuditemi fare.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha Kasemi nga Çepani

      Me vjen mire qe e paske kuptuar aty midis hekurave. Nuk thone kote se kur te bie mbi koke e kupton se sa te dhemb. Deri dje sulmoje Ramen se po i bene presion drejtesise. Po kur ishe Kryetari shtetit, a i shikoje se njerezit po arrestoheshin, e pastaj kerkonin provat ? A je ti ai qe cove ne Gjykaten Kushtetuese nje Notere ? Dilk e thuaj tani se Rama ka te drejte. Se Prokurorise i eshte rritur imani ( mendja ) se jemi te pavarur dhe rrasimbrenda ke t'na thote mendja. I harrove fjalet qe ke thene , jo si president e nje figure populore,por si nje adolishet 17-18 vjeçar. A e more vesh tashme se kush eshte Duman budallaji ? A e theve ne mes si djlae i pazarit te ri ? A e mendove se ishe nje president, dhe jo nje djale trotuari?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejt e ki ne ket rast o Like floriri

        Likja ka plotesisht te drejte! Por duhet te pranoje se prokuroret jane prone e Saliu, prandaj Meta duhet ti bjere pronarit jo hajdarit prokuror.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Do t'ju kthejmë në kërma!

          Ke të drejtë Liçe! Ti, Palloshi, Beljeri dhe Sali pabuksi nuk meritoni drejtësi qytetare në dyert e gjykatave, por drejtësi rruge në nivelin e motërqirllëkut tuaj. Pa gjyq, pa dëshmitarë; pa varr. Të rrjepur dhe varur kokë poshtë përballë shushunjave që keni pjellë, siç bënte Enver Hoxha me tradhëtarët dhe motërqirët e këtij kombi. Thuaj shyqyr që është pushteti juaj, se Enver Hoxhën ky popull që e lindi një herë, e lind përsëri dhe atëherë do " Bëhen mirë llogaritë" ,

          Përgjigjjuni
          1. F
            Forster

            Liro sa per pestertine qe ke ti,nuk ka, se ti arrite dhe floririn e Kerrabes e vodhe me bace Saliun dhe e largove ne Angli se ne SHqiperi peshonte shume.Pasandaj kujtove se u be "deti kos"dhe hidheshe nji here me saline dhe nji here me edvine,se sa per frike nuk kishe se i bie ati me te fortit,fshatar Skrapari turia jote ,tani na hiqesh i pafajshem,por ti mos u merzit,se si i vodhe ato pasuri ashtu kane per te ti marre por me ngadale qe mos e ndiesh dhimbjen o fshatar i Skraparit,ta futi mire Saliu me palloshin Edvin. Mona po as qe e rruan fare se s'ka kush tja beje hyzmene nuk gjeti derman as ne Big-Bradher ngeli tuj lyp te tjereve se nga njihere as paraja nuk shkon.Te porositi i ndjeri Dritan-Prifti kujdes Liro por se dergjove tani rri shikoe diellin me dylbi.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bake

              E vertete Like... Dhe per ty ne fakt s'ka fare prova....... Vetem mbiemrin ta kane ngaterruar "pa dashje" nga Like Metaj ne Like Hajduti

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje