Alibeaj: E lexova gëzimin e brendshëm të Berishës kur Rama nuk e dorëzoi Ballukun (VIDEO)

13 Mars 2026, 17:00Politika TemA

Alibeaj: E lexova gëzimin e brendshëm të Berishës kur Rama

Vendimi i mazhorancës për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku në seancën parlamentare të 12 marsit ka hapur një debat të fortë politik dhe institucional për raportin e pushtetit me drejtësinë dhe për pasojat që kjo mund të ketë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në një intervistë për Tema, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e konsideron këtë një moment të rëndë për raportin e politikës me drejtësinë dhe një sinjal alarmi për partnerët europianë.

Alibeaj tha ndër të tjera se seanca e 12 marsit shërbeu si një provë e qartë për të kuptuar raportin real të kryeministrit dhe mazhorancës me drejtësinë ku sipas tij për herë të parë u pa qartë se sa larg është mazhoranca nga parimi i bashkëpunimit me drejtësinë, duke vënë në rrezik edhe një proces strategjik për vendin, sicc është integrimi në BE.

Sipas tij, përplasja që po ndodh sot në Shqipëri është një përplasje frontale mes drejtësisë dhe politikës, një proces që ai beson se në fund do të fitohet nga institucionet e drejtësisë.

“Ka një përplasje frontale të drejtësisë me politikën dhe do ta fitojë drejtësia padyshim”, shprehet Alibeaj. Në këtë kontekst ai paralajmëron se hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk do të ndalen tek nivelet e mesme të administratës apo politikës, por do të shkojnë deri në majën e elitës politike shqiptare.

“SPAK do të shkojë tek elita e politikës në majë të saj. Do t’i shohim shpejt ndoshta në të njëjtën bankë të akuzuarish dy aleatët e mëdhenj”, thotë Alibeaj duke nënkuptuar Rama dhe Berisha.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se beteja për drejtësinë në Shqipëri nuk është më një debat teorik, por një proces real që po përplaset drejtpërdrejt me interesat e elitës politike.

Në analizën e tij, vendimi për të mos dorëzuar Ballukun përballë drejtësisë nuk është vetëm një akt politik për mbrojtjen e një zyrtari të rëndësishëm të qeverisë, por edhe një mesazh për drejtësinë dhe për partnerët ndërkombëtarë.

Alibeaj vlerëson se ky veprim mund të prodhojë reagime nga Bashkimi Europian, i cili e ka vendosur luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e drejtësisë si kushte themelore për avancimin e procesit të integrimit.

Sipas tij, instrumentet e Bashkimit Europian për të kushtëzuar politikën shqiptare janë të shumta, duke nisur nga presioni diplomatik e deri te masa më të forta politike sicc mund të jetë edhe pezullimi I lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në vëndet e BE-së.

Në këtë kontekst ai përmend edhe mundësinë që procesi i integrimit të ngadalësohet apo të bllokohet përkohësisht, nëse Shqipëria jep sinjale të qarta të pengimit të drejtësisë.

Në analizën e tij politike, Alibeaj sheh edhe një dimension tjetër të kësaj situate: raportin mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në skenën politike shqiptare.

Sipas tij, ekzistenca e Berishës në krye të opozitës është një nga garancitë që i jep kryeministrit hapësirë politike dhe një lloj komoditeti përballë kritikave.

Ai thekson se në këtë kuptim, akti i mazhorancës për të mos lejuar heqjen e imunitetit të Ballukut mund të ketë prodhuar edhe një reagim të heshtur pozitiv brenda opozitës së drejtuar nga Berisha.

Alibeaj beson se pavarësisht përplasjeve dhe tensioneve politike, procesi i drejtësisë do të vazhdojë dhe do të ketë ndikim të thellë në transformimin e politikës shqiptare. Sipas tij, vetëm drejtësia mund të çlirojë politikën nga kapja e elitave që kanë dominuar skenën politike për dekada.

20 Komente

  1. S
    Shkēmbime reciproke kryetarsh Partie PS-PD

    E tha ish ministri drejtēsis (PS) Manja ,qē mbi 70 vjeç nuk hiqet imuniteti, gjē qē bēri Berishēn tē shkoj me zagarēt e tijē te selia blu, fill pas seancēs.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E ke degjuar kes

      E paske degjuar keq . Nuk arrestohet ne izolim nje i moshuar ....

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tritan

      Jam shume dakort qe politikanet te trajtohen njelloj me qytetaret e zakonshem para ligjit dhe drejtesise dhe te mos fshihen pas imunitetit! Por nuk eshte roli drejtesise te beje rotacion elitash politike perkundrazi nje drejtesi qe nuk ndjek vepren penale por individin eshte me e demshme se nje drejtesi e korruptuar.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Tristan, respekte. Njeri me kembe ne tokë dhe me logjikë. Ky Alibeaj deshi të thoshte diçka por nuk e tha dot. Debil. As të shajne nuk dinë. Ore, nuk po na e thotë njeri, si e pengon mosheqja e imunitetit per arrestimi hetimin ndaj Ballukut. U bene të gjithë si Baz Gardh Pederasti qe ben si i zgjuar por është kokrra e pallës (vëllai i Taulantit). Pret t'i bien koqet Berishës. Pyetje: - Si e pengon mosarrestimi hetimin e Ballukut? Dosja aty është. Hetimi nuk është bllokuar. Mbushe dosjen, çoje në gjyq, dhe denoje edhe me 20 vjet po të duash. Apo duhet arrestimi pervte bërë buje, se "shikoni çfare po bëjmë". Një mut po bën SPAK. Një grup sapo u lirua direkt nga salla e gjyqit. Meta në paraburgim. Veliaj në paraburgim.me deshmine anonime të Nesti Angonit. Dhenderi i Berishës bredh me kalë. Pra, një mut të madh kane bërë. Dhe duan të lajne mutin me shurrën e Ballukut. Epo, bejeni vetë shurrën tani se dikush i tha STOP idiotesise se Olsi Dadokoqes. Këta duket sikur e kane kaq shumë qef Ramën, sa po bëjnë ç'eshte e mundur t'a ndihmojne të rrime kryeministër. Po kur e kanë qejf kaq shumë, le ta mbajnë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teodor

          E beri Sala minister nga hici. Deputet e sa e sa salltanete....

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shoku Shpati

        Ishte i dukshem gezimi i Sales ne fytyre,qe dukej sikur thoshte,"tani ska me burg as per ju e as per ne"Ndaj hani, pini,beni korrupsion,se tani e tutje asnje ne burg nga ne nuk shkon"E ke gjet Enkelejd.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

          Wow, pi ti si e gjete, se ti dy klasë shkollë ke. Madje edhe ato i bere shkollë nate.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Ky eshte varri leshin

          Ky derdimen pretendone sikur eshte jurist , çfare mbrojti ke mbrojti Rama..... Zonja eshte nen hetime per krimin e rende ( mos barazi ne tender ) si ata 5 qe sot dolen te pafajshem...... Imuniteti hiqet kur kryen krime te rende o trap jurist qe ngateron politiken me drejtesine....

          Përgjigjjuni
          1. o
            opozitat e sajuara jane te Deshtuara

            Ditka te lexoje qerratai Alo beu, uniku ne glob qe ka pas staturen e "Kryetar i komanduar i partise nga ish kryetari i dorehequr"

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ms.

              Keshtu eshte , o Enkeleid , keshtu . Rama dhe Berisha Jane bashke , Kane qene bashke dhe bashke do ta mbyllin ciklin e tyre . Problemi eshte se per zotrine tende ( por edhe per te tjere ) Lindja ne interrnim prej Partise se Sali Berishes dhe prindervs te Edi Rames nuk paska qene I mjaftueshem . Nuk ka qene , sepse ti , si e gjithe shumica jone demokrate , lirine dhe demokracine e Kemi pritur te na I bejne dhurate komunistet . Ama ti je shume I vonuar , dhe per me teper I vure shkelmin nje mundesine per ta ciflosur sado pak zhguallin mafioz te trekendeshit te Bermudes . Sigurisht , bashke me CA xerxebila te tjere qe e pate zgjidhjen Tek avujt e rakise se D. Sheit . Tani bieri cyles dhe prit sa te mbije bare !

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salehu

                E pame votimin ne gjykat kushtetuese votimin e bushtres qe bashkjeton, cfare kenaqesi ke tij per arrestim njerzish nga ne prokuror I tredhur nga salehu

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anabela

                  Po çfarë e pengon SPAK-un tani të hetojë Belinda Ballukun? Apo duhet ta kishin patjetër në burg, sikurse kanë bërë me ata të tjerët, që ndonëse kanë më shumë se një vit pas hekurave nuk ju kanë bërë të ditur akuzat. Kjo formë të sjell ndërmënd “gjyqet popullore” të viteve ‘40 e ‘50 ,me altoparlantë nëpër sheshe, ku populli dëgjonte se si Spahinjtë, Haznedarët, Minot me shokë ju nxirrnin lakrat në shesh “armiqve”të popullit.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                    Anabela, respekte. Do rrosh me shumë, po natyrisht, se unë besoj jam me i vjeter nga babai yt. Koment me logjikë, që tregon se ky Alibeaj nuk është më i zgjuar nga Luli.

                    Përgjigjjuni
                  2. .
                    .

                    Epo te jete kaq koqe burri.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maze II

                      Ky eshte trap komplet,ta besh synet s'di ku ta presesh...,pa le qe eshte edhe teatral butaforik Varja qillon..

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fjala

                        Per mua qe degjova akuzen e pretencen e Klodian Brahos ne komision (e ngaterroi, kujtoi se ishte ne gjykate krieprokurori, jurist helbete) , degjova raportin e opozites dhe ate te mazhorances, u mundova te vendos ekuiliber ne vetevete dhe dola ne konklyzion se ne Shqiperi ka shume njerez te semure qe perfaqesohet populli, por edhe jashte parlamentit e politikes. Semundje e pasherueshme qe vetem varri do tu a sheroje. Argumentet, logjika njerezore, aresyeja dhe kane shteruar. Liria pa kufi i shkaterroi keta njerez duke u kthyer ne gjallesa te çthuruara nga ererat qe fryjne, ambicja e semure, keqdashesia, urrejtja, hipokrizia, jane bere pjese e lekures se tyre. Pa u zgjeruar per ato qe dihen, theme butoni volumit qe kerkojne te amplifikojne kete çeshtje, eshte injorance totale ngado qe vendoset pulqeri. Ne kemi nevoje te madhe per balance qe te perparojme dhe qe seicili te zere pozicionin qe i jep populli me vote. Duke e mos e njohur fare realtivitetin ne jete, keta njerez jane mbrujtur me turbullira dhe diagonoza eshte semundje pa fre. Do tu rekomandoja qe te krijojne dhe ruajne ekuilibrat se ne kete dreq demokraci q epretendohet vetem kjo ta jep pushtetin, ndryshe vepron ligji i terte i NJtonit, ligji bashkeveprimit te trupave qe me i forti e thyen me te dobetin, te hidhesh ne qiell e te biesh prape ne toke/ Une ndihem i qete, jo si thote Alibeja apo ndonje tjeter. Do pres pranveren e vitit 2029. Por te shikojme edhe zgjedhjet lokale si do shkojne Edhe nje rekomandim: riformatoni veten, pastaj kerkoni te reformoni te tjeret ! Populli ju peshon trupin dhe mendjen.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arber

                          Ky mut e mban veten per jurist. Imuniteti ne kete rast eshte perdorur vetem kunder arrestimit . Prokuroria ka te drejte ta hetoje njelloj si nje njeri te zakonshem per cdo gje . Rrofte Berisha qe te beri minister o kokepras .

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trimi

                            SHUME E VERTET KJO QE THOT

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              X

                              Rëndêsi ka që nuk e paska harruar Berishën pa ja përmend emrin...

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lali

                                Shko e futi nje ngrtje prapanice MBA iftarit qe te lash gjynahet o kukra e budallit , qe edhe ne surat dukesh si Iranian. Po Kure e beri saliu edhe min drejtesie kete lamash!@?? Shko mere dhe lulin dhe hidhni valle kaladibrance. Jeni te dy lamashe. Po ku punon ky( xhuristi) enkel= lejda? Ka nevoje Azerbaijani per ushtar me mjekra se dhe I paguajne mire.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje