“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

13 Mars 2026, 14:10Politika TEMA
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I

Kryeministri Edi Rama mbrojti idenë e anëtarësimin me kushte të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke thënë se nuk është e domosdoshme që ne të kemi të drejta të plota si shtetet e tjera.

“Pse duhet ne patjetër në momentin e parë të kemi dhe deputetët tanë në Parlamentin Europian, apo se i mungojnë Parlamentit Europian druvarët që duhet t'ia çojmë ne me shpejtësi. Ne mund të jemi në një fazë të parë me përfaqësues të çuar nga partitë që rrinë në rolin e observatorit, mësojnë atje, hapen zyrat, kuptojnë si funksionon Parlamenti Europian, e kuptojnë që nuk është pyll, por që është një tjetër lojë. E kuptojnë që aty nuk mund të marrësh fjalën për procedurë edhe të mbash peng parlamentin me orë të tëra. E kuptojnë që aty po nxorët celularin, të vjen dikush nga mbrapa të thotë nuk është këtu vendi për të nxjerrë celularin në Parlamentin Europian. Dhe kuptojnë dhe gjëra të tjera dhe pastaj vjen momenti bëhemi dhe ne me zgjedhje për Parlamentin Europian dhe kemi dhe ne deputetët tanë”, tha Rama.

“Çfarë pengese ka këtu? Apo u shqetësuan molotovarët se u prish ëndrra e madhe e tyre që e marrin zvarrë, duke marrë ca të verbër në rrugë vetëm për të nxjerrë fotografi si digjen kazanët e Tiranës dhe se si gjuhet me molotov edhe se si po bllokohet këtu lufta kundër korrupsionit”.

Rama shtoi se Bashkimi Europian ka funksionuar edhe më parë me mekanizma të ndryshëm integrimi, ku jo të gjitha vendet kanë pasur menjëherë të njëjtat të drejta apo të njëjtin nivel pjesëmarrjeje. Shembuj të tillë janë zona Shengen apo politikat e përbashkëta, ku disa vende anëtare janë përfshirë më vonë ose me kushte të ndryshme. 

11 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Ti, edhe nëse e ke dashur hyrjen në BE, duke e shpallur si qëllimin tënd kryesor, sot nuk të lënë ata që të kanë zënë kokën me derë, të cilët e duan Shqipërinë rrumpalle, shesh për të bërë pershesh, sepse vetëm si i tillë ky vend ju siguron fitimet që kërkojnë. T'a zëmë, Kastrati nuk mund t'a dijë Shqipërinë në BE sepse kjo do t'a detyronte të ultë çmimin e naftës në nivelin e BE, kur sot ai e vendos sa i do qejfi dhe ti nuk ndihesh. Të mos flasim për ata që pastrojnë paratë me ndërtimet. Shkurt, gjithë klasa e të ashtuquajturave oligarkët ëndërrojnë një qeverisje të stilit putinian dhe për ëndërr kanë Rusinë, vendi ku qeverisja është bërë shërbëtore e mafjes, Ata e njohin mirë dëshirën tënde për të qenë po përjetësisht në krye të vëndit dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse e vadisin këtë dëshirë që të lulëzojë dhe të mos vyshket. Por ty të duhet edhe të sigurosh përkrahjen popullore për të siguruar pushtetin, ndaj shpik pjesmarrjen e pjesëshme në BE, si mundësia e vetme që të ka mbetur për të gënjyer popullin. Sepse, gjithë këto që po bënë as për 1000 vjet nuk të çojnë në BE, rruga që po ndjek të çonë vetëm në prehërin e Putinit.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aliu

      Parliamenti nuk eshte pyll, por eshte stalle moderne me derra te majme, me gomere te plakur, me cakenj me sy te zgurdulluar, dhe ujqer te uritur qe shqyejne prene qe ju del perpara. Deshim te ishte ndryshe por ky keshte realiteti ne shoqerine tone moderne me lesh dhie I mbeshtjelle.

      Përgjigjjuni
      1. G
        GG

        I dashur Xhezo. Me thene te verteten ke shume "nadarline", ne gjak, qe te erreson syte dhe te ben te ngaterosh objektet dhe lojtaret. Ja fut kot ashtu ne tym qe ne aparence dukesh si idjot, por ne thelb je shejtan. Fjalimin nuk e ke te keq sepse edhe ne te tjeret enderojme per me mire, por puna eshte jo me partizanllek. Qe te mos e zgjas shume po te them se ne rradhe te pare eshte Saliu dhe shoket e tij qe e kerkojne Shqiperine rrumpalle, sepse jane te mencur dhe hajdute me shkolle. Jane kriminele te lindur dhe spiune te serbit. Rama ka shume te meta, por nuk eshte non grata ne Amerike dhe nuk ka vrare shqiptare me pushke apo me helm sic ka bere Saliu. Pra fjalimi yt do ishte i mirseardhur po te distancohesh nga Saliu, qe jo vetem ka vlera negative por dhe vlera te nje krimineli ordiner... Ketu gabon ti i dashur Xhezo dhe jo per ato qe thua. Mos fol dhe mos u bej partizan per "copen e bukes", por mendo si shqiptar qe te kete buke per te tere. Te lutem mbiemrin nderoje dhe here tjeter quhe vehten Xhezo Vicidoli. Mos u hiq si lap... Faleminderit!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhezo Smokthina

          Rrofsh për këshillat zoti "2G"! Sinqerisht, sa do doja të kisha mendjen tënde vërtetë të shëndoshe,! Ty të lumtë, e zgjidh çdo problem me një "fajin e ka Saliu" (edhe kur Saliu nuk duket gjëkundi si në këtë rast) e ja këput një gjumi për shtatë palë qejfe! Sa për këshillën që të ndërroj mbiemrin dhe t'a bëja Viçidoli, (megjithëse nuk do doja t'ua bëja këtë turp atyre që më sollën në jetë) të pyes: po sikur t'a bëja Rama do ishe dakord? Apo me mëndjen e varfër që kam sikur e bëjë pis këtë mbiemër për njerëz të lartë e të ndritur?!!

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhezo Smokthina

            Kam rrjedhur nga trutë, mos ma vini re

            Përgjigjjuni
        2. H
          Hakiu

          Mos edi rama,po keta jane ata qe ty te mbajne ne pushtet,te kane ledhatuar,kane mbyllur nje sy e nganjeher edhe dy syt,te kane manipuluar me deshiren tende vetum qe ti te kesh pushtetin dhe duart e lira.Por ke harru se perendimi eshte me i zgjuar se ti,punojn me strategji,me etapa dhe ngadal,te lirojn rrugen me dashamirsi derisa ti hyne ne biren e miut,ateher ke me luajt lojen si duan ata,nervoza jote tregon gjithqka,te kane ne grusht,fati i keq apo i mire i Shqipnis.Koha do te tregoj sa i lige e i demshum per Shqipnin dhe Shqiptarin ishe.

          Përgjigjjuni
          1. p
            parlamentaristi babale

            Nuk e dinim qe PE paska nevoje per hajdute, trafikante, lares parash, kriminele te deklaruar , mashtrues klasike!!!!! Rasti konkret, PE e ka oferten : Qeveria shqiptare po ja ofron kontigjente te tilla!!! Me mjeker e pa mjeker; te lare e pa lare...Edhe me dashnore rezerve, qe mund tua ofrojne njerzve te permalluar per dashnore nga Shqiperia...Po ka dhe nga ata qe i kane provuar ketu ne Shqiperi neeper zyra e hotele.,,, edhe brenda llojit duke bere sex ne zyra ngjitur me ate te ministres. Prandaj ju parlanentare te BE beni sikur kritikoni me gjuhe shume diplomatike qe nuk i duhet askujt dhe hapini dyert edhe per ate qe ne menyren me banale varferojne popullin dhe vete pasurohen ne menyre marramendese, qe shkelin ligjin dhe mbrojne hajdutet haptazi, duke kercenuar dhe juve (sic duket ju jane ndonje as nen menge dhe ua nxjerrin po e zgjatet!.) Hapni dyert se ka akoma copa toke qe mund ti falen dikujt qe pranon korrupsionin...etj etj etj...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Totololi

              Cdo dite qe kalon edhe me i shpifur behesh. Fodull dhe arrogant i pa shoq.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Analisti

                Disa komentues nuk e kane idene per cfare flet Rama prandaj ja fusin si kau peles pra nuk kane inteligjencen e nevojshme per te kuptuar

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taku

                  O Edi, pyete ndonjëherë edhe popullin tënd (me referendum sigurisht), (s'mbahet mend që kur është pyetur populli. Nuk hyn ti me Vuçiçin në Europë, por Shqipëria. Mos i mer të tëra përsipër ti, vëri edhe pak barrë popullit,mos e mbaj ivetëm në kurriz.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje