40 milionë euro fatura e padrejtësisë: Avokati i Popullit, takim zyrtar me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

13 Mars 2026, 17:59Politika TEMA

40 milionë euro fatura e padrejtësisë: Avokati i Popullit, takim

Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të ankesave në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ku çështjet e pronësisë dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore përbëjnë plagën kryesore të sistemit tonë të drejtësisë.

Në këtë kuadër, Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, u prit sot në një takim zyrtar nga Kryetari i GJEDNJ, z. Mattias Guyomar.

Takimi thekson partneritetin mes dy institucioneve, në mënyrë që Avokati i Popullit të mos jetë më thjesht një vëzhgues, por një filtër aktiv që kërkon zgjidhjen e këtyre dosjeve brenda kufijve të Shqipërisë, sipas standardeve të Strasburgut.

Realiteti i dosjeve shqiptare në Strasburg:
• Kriza e pronave: 1/5 e ankesave (17%) që mbërrijnë në GJEDNJ nga Shqipëria lidhet drejtpërdrejt me pronën, duke dëshmuar dështimin e institucioneve vendase për të ofruar zgjidhje përfundimtare.
• Mohimi i procesit: 63% e ankesave vijnë nga mungesa e një procesi të rregullt ligjor, ku qytetari humbet në labirintet e gjykatave shqiptare për dekada me radhë.
Aktualisht janë 238 çështje ndaj shtetit shqiptar në pritje për t’u gjykuar në GJEDNJ, ndërkohë që detyrimet e shtetit shqiptar për zbatimin e vendimeve të kësaj gjykate në 10 vjeçarin e fundit, llogariten rreth 40 milionë euro.

Mesazhi i Avokatit të Popullit:
Gjatë takimit, z. Shabani deklaroi: "Është e papranueshme që pas tre dekadash, qytetarët shqiptarë ende duhet të kalojnë detin për të gjetur drejtësinë për pronën e tyre. Zotimi im është që institucioni ynë të jetë mbrojtësi i parë i të drejtës së pronës. Ne do të ushtrojmë presion mbi administratën vendase që vendimet e Strasburgut të mos mbeten thjesht letra, por të kthehen në të drejta të realizuara për çdo familje shqiptare."

Nga ana e tij, Presidenti Guyomar uroi z. Shabani për detyrën e re dhe konfirmoi se GJEDNJ e sheh Avokatin e Popullit si aleatin kyç për të garantuar që standardet evropiane të të drejtave të njeriut të zbatohen në Shqipëri.

11 Komente

  1. F
    Faturen financiare te padrejtesise ta paguaje BE

    Fatura e padrejtesise nuk matet me para, por me jetet e njerezve dhe familjeve qe shkaterron padrejtesia. Kush mban pergjegjesi? Askush, dhe kjo eshte nje dem me i madh se korrupsioni. BE i konsideron shqiptaret me pak bish, dhe nuk sheh qe bishti i politikaneve burokrate te saj ka kaluar bishtin e majmunit.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ka ndonjë gjë për Dadot dhe debilë si ai? Prandaj ky dhe të tjerët le të vazhdojnë punën, të hanë siç kanë ngrënë. Rroftë sëpaku, që na dolën shumë shpellarë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Si je Erion? Te fala.

        Përgjigjjuni
      2. s
        sapa

        Ky qelbesira bashkepunetori i Saliut Rames dhe Lapajt dmth i komplet Ndyresirave!Keta plehra marrin frenat ne dore !

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          Procesi i pronave eshte nje shkelje e qellimshme e Salih Berishes e porositur nga Beogradi. e dyta drejtesija ne Shqipni qe me ardhjen e Salihut ne pushtet e trodh nga ai e u mbush me hamshor shpellaresh e lodraxhijsh, me kurse disa mujore e me njerez qe pagunin pare per tu fatur ne drejtesi, ketu nje ndihm te madhe dha Argita Berisha qe u ba edhe Profesore e universitetit. e gjithe kjo u mbeshtet dhe nga avokati i popullit te vendosur nga familja e zeze Berisha. Pra drejtesija ne shqipni nuk munde te jete e sukseseshme kur shumica jane te mvarun ndaj mafjes familjare, te pa afte ose te futur me lidhje e pagese ne ate institucion. Miljonat do shtohen edhe ma shume nga SPAKU kete vit. rroft drejtesija e familjes mafjoze.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salihi

            Po pse nuk vendoset ligji qe paguajne halet e drejtesise se paguhen per drejtesi e jo padrejtesi

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nji fund i turpshem pret drejtesine e re te BE-se

              Sepse duhet te vendoset Kanuni qe te mos tallin hallate shpellaret e Saliut ne Spak e Gjkko.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Aron

              Nuk e di perse mburret SPAK se ka rekuperuar 48 milione Euro nga korrupsionet, trafiqet dhe sekuestrimet, kur humbja eshte po aq e barabarte, madje edhe me teper kur ben llogari pagat e majme te kesaj c'drejtesie te dhjere qe po perdoret vetem per politike dhe inate personale. Ku eshte perfitimi ketu?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Thjesht

                Po nuk u vendos me ligj që dëmshpërblimin nga gjykimi i gabuar duhet ta shlyej gjykatësi apo gjykatësja që ka dhënë vendim të gabuar nuk kemi gjë në tetezi. Jo ne dhe fëmijët tanë po dhe nja tre breza më tutje do të shlyejnë paratë e vendimeve të gabuara të gjyqtareve

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Po shkeljen e Kushtetutës, konkretisht neni 181, që në thelb ka nenin 41 të saj, cila gjykatë do ta zgjidhë?! Në këtë rast behet fjalë për një shkelje që prek mijëra pronarë të shpronësuar nga regjimi komunist, por që mbas 1992 ajo deri atëhere pronë shtetërore, politika hartoi dhe zbatoi ligjin leninist 7501, sipas të cilit "toka i takon atij që e punon", por jo pronarit legjitim. Sot, edhe pse ky ligj është quajtur antikombëtar, Kushtetuta e 1998 parashikoi që, në mos kthimin e pronës, kompensimin e saj, siç përmenda e parashikuar kjo në nenin 181, por që prej 28 vjetësh ka ngelur si relike!! Po këta mijëra shqiptarë që janë në pritje të zbatimit të Kushtetutës, në Strasburg duhet të shkojnë për të drejtën e tyre?! E pra "Avokati Popullit", si institucion kushtetues që është, pikërisht për këtë duhet të shqetësohet dhe jo për statistikat. Deri më sot nuk është konstatuar se janë investuar seriozisht për këtë shkelje kushtetute nga të gjitha qeveritë, situatë paligjshmërie që ka përmes vetëgjyqësisë ka sjellë mijëra viktima. 'Avokat i Popullit', është për popullin apo për qeveritë?!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Po Avokati i Popullit kur të bëj detyrën siç duhet është edhe për popullin dhe për qeverinë. Boll të zgjidhi hallet e popullit i ka zgjizhur edhe të qeveris po ti zgjidhi jo të jetë inekzistent si deri tani, me shoqen e ngushte të Argita Berishës, e cila vetëm mbushi xhepin se gjë tjetër nuk zgjidhi.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje