Ferit Hoxha bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Omanit: I shpreha mirënjohjen për kujdesin që kanë treguar shqiptarëve që jetojnë atje

13 Mars 2026, 23:00Politika TEMA
Ferit Hoxha bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Omanit: I

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi (@badralbusaidi).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka shkruar se gjatë telefonatës diskutuan mbi rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.

Hoxha ka shkruar gjithashtu se ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit.

Ndërkohë Hoxha ka njoftuar se i ka shprehur mirënjohjen autoriteteve të Omanit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në atje.

Ministri Hoxha postim në X:

Zhvillova një bisedë shumë të dobishme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi (@badralbusaidi), për të shkëmbyer mendime mbi përshkallëzimin aktual në Lindjen e Mesme.

Diskutuam rreziqet serioze që një përshkallëzim i mëtejshëm paraqet për stabilitetin rajonal, sigurinë ndërkombëtare dhe rrugët ekonomike globale, veçanërisht në rajonin e Gjirit.

Vlerësova rolin konstruktiv dhe të respektuar të Omanit në promovimin e dialogut dhe ndërmjetësimit.

Gjithashtu shpreha mirënjohjen tonë për kujdesin dhe mbështetjen që autoritetet e Omanit u kanë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Oman gjatë këtyre kohërave sfiduese.

4 Komente

  1. E
    Emigranti

    Po se patjeter, ne dore te Omanit jane, se po te mbeten ne dore te Feritit s’kane gje ne vije, se vetem per fjale boshe eshte i zoti

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drenicak

      Tulifar qyqari je, qata sllavomanat tuj nuk kan pushtet e qdo dit pa qata osht e zes per Sali Mujtaben e Shkelzen Jong Un

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Te kesh edhe ti integritetin te ketij ministri do te thoja bravo por nga komenti qe ben me dukesh injorant .po tja leme saliut ne dore do te sjelli prap zevendesuesin e Bin Ladenit ne Tirane .Mos tregoni qe jeni berishist nga komentet .O emigranto a ke bo nonji gjo sot ?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasani

        Po se Jan deputet e ps atje pranaj i ka shpreh mir johjen per kujdesin, esht njani qe ka thon un kam 50 milion. Euro po ti qfare ke asigjo kur te mbaroje mandati i detyres

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje