
Nga Ylli Pata
Nisma e shpallur nga Edi Rama për ndërtimin e në porti të madh në Durrës, i cili do të ketë një kapacitet shumë më të madh se aktuali, përveç debatit hasi edhe kundërshtime të mëdha.
Të cilat bazohen në shumë faktorë, por që baza është se ndërtimi i tij, sipas asaj logjike që i është dhënë projektin, e kthen në një nyje më shumë se infrastrukturale.
Rajoni ynë është një zona nevralgjike e tregtisë globale që nga lashtësia e aq më shumë sot. Meshdheu është deti ky magazinohen mrekullitë e Lindjes, që kanë çuditur Europën që nga antikiteti.
Rrugët që vijnë nga Bosfori, Egjeu e Medheu kanë kanë pasur si cak historic Venedikun, i cili si Republikë Marine vuri në zotërim limanet që sigurojnë rrugët e saj të Tregtisë.
Në ditët e sotme, Venediku nuk e ka atë rëndësinë e dikurshme, edhe pse mbetet një port i madh, por Triestia është porti stategjik i shënjuar nga amerikanët si bazë e rëndësisë së dorës së parë.
Pikërisht kjo linjë ujore e tregtare e bën Durrësin, si një port të ndërmjetëm, mjaft të rëndësishëm, e me prespektivë për rrezen e tij të shpërndajes.
Në kohën e Romës, Durrësi ishte vijimi i mitikes Apia që bashkohej me Via Egnatia që përfundonte në Kostandinopojë. Një korridor, që sot mban numrin 8, por që ka mbetur ende në sirtarë e projekte, pa u realizuar si një vepër infrastrukturore e madhe, siç ka ndodhur me rrugët e Korridorit 8 apo me imitimin kallp që Greqia i ka bërë rrugës Egnatia me fondet e BE-së.
Durrësi, si port i madh është një potencial i madh i garantuar për shqiptarët në Ballkan, kryesisht Kosovës e Maqedonisë së Veriut por edhe Preshevës.
Kosova e Shqipëria, edhe pse me problematika në bashkëpunimin ekonomik e krijimin e një tregu unik, logjika e tregut ka fituar mbi inatet e politikës. Vetëm dy vitet e fundit Shqipëria ka pasur një boom i investimeve të bizneseve të mëdha nga Kosova, të cilët janë kthyer në një faktor determinant në zhvillimet kombëtare.
Kjo ofensivë ka sjellë një hop cilësor në kapacitetet e depërtimit të investitorëve shqiptarë në rrugët e furnizimit të mallrave. Që është kthyer sot në nyjen strategjike të orientimit j vetëm ekonomik, pore dhe gjeopolitik.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përdorur tradicionalisht rrugët e furnizimit nga Portet e Selanikut dhe Tivarit. Hub-e infrastrukturore që kanë qenë tradicionale për biznesmenët shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Preshevës, e si të tilla kanë ofruar një zonë konforti.
E cila duket u prish pas bing-bangut të Covid 19-s, i cili prishi mjaft rregulla të së kaluarës.
Dalja nga zona e konfortit, solli një horizont të ri për biznesin e shqiptarëve në rajon, që panë tek Durrësi, jo atë “përbindësh” që i kishin përshkuar të tjerët, por një liman së paku që bukës i thotë bukë e ujit, ujë.
Prej 2021, raporti i forcave tregtare me Durrësin ka ndryshuar e parashikimet e bëjnë që ky trend mund të thyejë skemat tradicionale të Hub-eve magazinues të linjave të mëdha tregtare. Aq më shumë që Durrësi është pjesë e linjës së madhe globale të Triestes.
Po kush mund ta shikojë problematike apo konkurrent Durrësin si HUB të madh tregtar, aq më shumë nëse bëhet edhe port ushtarak i NATO-s.
Dy duket se janë konkurrentët realë potencialë: Selaniku dhe Tivari. i pari ka qenë furnizuesi i madh i Maqedonisë, Kosovës dhe i gjithë Serbisë së Jugut. Tivari, bete tende magazina e Serbisë përveç Malit të Zi që e plotëson pa asnjë problem.
Një fuqizim i Durrësit mund të përgjysmojë këta dy porte në kapacitetet e tyre magazinuese, por më shumë se kaq të trondisë linjat e furnizimit Ballkanik, duke riaktivizuar edhe rrugën Egnatia që lidhet me Stambollin, atë që quhet Korridori VIII. Linjë që kap më shumë se katër shtete, e që realisht e kthen jo vetëm Durrësin pore dhe Shqipërinë, në një Republikë Tregtare të një niveli tjetër.
TemA
Eshte Greqi dhe siemenet e shokut Sali ne Shqiperi..... Per sa kohe qe Bufi komunist , dhender Serbie do jeté ne politike , hajer nuk keni per te pare
Greket(sllavet gjithashtu) nuk flene... por SABOTOJNE me ane te QELBESIRAVE shqiptare qe kane arritur t'i rekrutojne. Ndaj dhe sulmohen ne Shqiperi njerezit qe punojne me shume. Duhet strategji e zgjuar per TI LARGUAR QELBESIRAT nga mundesite qe kane per te sabotuar zhvillimin e Shqiperise. Edi Rama... zgjohu e... VEPRO!
Maketet në tavolinë të bukura janë, por kur ke një vend me pasiguri politike dhe të varfër të Botës së Tretë, kur nuk ke fuqi ekonomike e financiare, kur nuk ke traditë dhe eksperiencë në transportin detar, punonjës të kualifikuar si dhe infrastrukturë të përshtatshme, atëhere çdo maket ngelet një ëndërr!
Vetem leket qe ka vjedh karikaturisti, prostituta kombetare, buçja e ballukeve, do ishte ndertu dhe korridori i 18!
Nuk mbet investim pa skandal!
Pa Edi Ramën do ishte bërë Serbi e Greqi ky vend, or ju ithtar të nongrates
port i madh ky?, sikur s'me duket keshtu , mbase gabohem , por ajo hyrje aty me duket shume e vogel, duket sikur anijet do presin rradhe per tu futur
Prish shtepi e bej kasolle. Ose peshku ne det e tigani ne zjarr.Shume mire te behet ndonese miliardin do e kapi. Gabim I madh strategjik ishte prishja e portit aktual. Nuk e di kontraten por e shikoj si tmerr.
Peshku në det e tigani në zjarr. Konkretisht. 1. Edhe të ishte gati porti i ri i Durrësit, ai nuk ka rrugë lidhëse me korridorin e tetë ku konkretisht: gjashtë korsi qarkullimi( dy porti,dy tirana,dy durresi) futen në një krosi rruge tek rrethrrotullimi i kënetës( Durrës). Përveçse kësaj çmendurie botërore ku gjashtë korsi futen në një krosi të vetme, do ishte e pakuptimtë që edhe korsitë e kahut tjetër të qarkullimit mos t'i kalonim po në të njëtën rrugë me një krosi( që të plotësohet rekordi botëror e mos të ketë ndonjë bir kurve që të na e kalojë në çmenduri,ndaj). Pra, kemi gjashtë korsi të të njëjtit drejtim dhe katër korsi të kahut të kundërt që përfundojnë në një krosi " të portit strategjik". 2. E vërteta është se: Porti i Durrësit aty ku është, lidhet direkt me korridorin e tetë vetëm e vetem me një zgjerim krosie ose po të doni me një shtim urë me kosto sa 1 e 100 milonta e portit të ri( port- dalja në plepa, është a s'është 500 metra). Përveç kësaj, porti aty ku është lidhet direkt me Kosovën me autostradën e kategorisë "A" Dr-Tr ( tre krosi plus) dhe kështu nuk kemi nevojë as të harxhojmë miliarda euro kot por mbi të gjitha përfitojmë kohë reale si në zhvillim por edhe në mbërritjen përfundimtare të mallrave. 3. Të tjerat, jo s'ka kapacitete jo po është brenda në qytet, janë thjesht po thjeshtë fare KORRUPSION