Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka komentuar rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vendimin e Kuvendit për të mos dhënë autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e saj.
Gjikondi tha se kryeministri ka pasur gjithmonë si kartën e tij më të fortë respektimin e procedurës së heqjes së imunitetit, përpara se të hapej çdo çështje ndaj deputetëve të mazhorancës.
“Kryeministri ka pasur kartën e tij më të fortë pjesën e heqjes së imunitetit, para çdo çështje që hapej për deputetët e mazhorancës.
Ajo u shpreh se kryeministri, edhe pas rasteve të bujshme që kanë përfshirë emra si Saimir Tahiri, Erion Veliaj apo Ilir Beqaj, nuk ka treguar ende vetëdije për krizën e madhe morale që po kalojnë shqiptarët.
“Për mendimin tim, z. Rama në gjithë këto histori nga z. Tahiri, z. Veliaj, z. Beqaj, etj., ende nuk ka një vetëdije për krizën e madhe morale që po kalojnë shqiptarët. E gjithë kjo përplasje që ka z. Rama me SPAK, i cili është krijuar me një reformë të posaçme duke ndryshuar edhe kushtetutën, lëre ta tundë këtë këmbë ky institucion,” u shpreh ajo.
Juristja shtoi se imuniteti parlamentar është një mbrojtje e panevojshme dhe se do të ishte më mirë që deputetët të mos e kishin fare.
“Unë do të thoja që jo vetëm kjo mazhorancë, por gjithë deputetët do të ishte më mirë mos të kishin fare imunitet.”
Gjikondi theksoi se klasa politike shqiptare vetëm kur u përball vetë me rrezikun e paraburgimit, kuptoi se kjo masë sigurie është përdorur në mënyrë abuzive.
“Është për të ardhur keq që klasa politike shqiptare kur i erdhi në derë ‘paraburgimi’ u kujtua që është abuzuar me paraburgimin. Ndërkohë shqiptarët kanë 30 vjet që dergjen në paraburgim edhe për vepra tepër qesharake.”
Ajo kujtoi se institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar prej kohësh për problemet e përdorimit të paraburgimit.
“Këshilli i Europës, Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut gjithmonë ka nxjerrë relacion që thoshte se kjo lloj mënyre nuk është prodhuese dhe nuk e rehabiliton njeriun. Tani që erdhi kjo situatë, politika më në fund e kuptoi.”
Pushteti politik , ka qene perhere larg halleve te popullit te thjeshte. Madje mendoj qe Rama eshte teresisht jashte cdo shqetesimi te popullit Tone, Pasi nderkohe eshte i shqetesuar ne zgjidhjen e ceshtjeve globale, si lider Global qe eshte.
Pet, shumë saktë. Ramës nuk i plasi shumë. Është tepër makiavelist. Nuk udhehiqet nga e drejta. Udhehiqet nga interesi dhe rendesia. Per shembull Saimir Tahiri nuk ishte i rendesishëm per t'u mbrojtur. Duhej mbrojtur, por Rama e perdori, dhe e hodhi. Ndersa ata që i diuheshin i mbrojti. Tigrin Ahmetaj e la të ikte në Zvicër. Ndersa Ballukun e mbrojti nga paraburgimi. Ore, mbase vendimi i Parlamentit ishe i drejtë. Sepse ndalimi i paraburgimit nuk e pengon SPAK. Fare. Parlamentit nuk bllokoi hetimin, nuk bllokoi marten siee pandehur, nuk bllokoi gjykimin. Pavaresisht se dy koqet e Saliut, Preç Zogaj dhe Ervis Iljazaj duan ta paraqesin prekje e pavaresisë se drejtesisë, kjo nuk ka lidhje fare. Por një vendim i drejtë per aresye të gabuara nuk e bën Ramën ndonje njeri të paster. Nuk është kriminel si Saliu, por prapë është njeri që perdori çdo mjet per të realizuar qellimin e tij. Makiavelist klasik. Me kujton librin "Pirati behet papë". Edi Rama me kujton Balthazar Kosën, dhe është tamam per të shkruar një liber të ngjashëm "Rrugaçi bëhet kryeministër". Do thoni ju që edhe per Saliun shkruhet libri "Katunari lopçar që u be president". Shumë dakord jam. Pra, në një vend e kanë shtepinë. Po në atë rruge, porta perballë.
Nje e vertete e madhe kjo. Jo vetem qe as ia ka ndjere kesaj force politike ne pushtet per paraburgimin e te drejtat e njeriur, por ky lider e zonja Balluku kane bere gjyqe publike sa u ka dashur qejfi dhe interesi. Me ze e me figure, kane bere prokurorin, gjykatesin, ekzekutorin. E gjithe kjo permendje, gjoja ne emer te respektimit te ka vetem nje gje ne thelb: hipokrizi, dhe larg nga bytha ime. Reagim i vonuar dhe vetem per interesin e tyre.
Unë kam mendim tjetër, që Rama ndryshoi qëndrim atëhere kur e kuptoi që SPAK-u po i shërbente Berishës për të rëzuar Qeverinë. Pra shkurt, kemi juristë politikanë dhe jo juristë të Shtetit Ligjor ku ligji është njësoj për të gjithë.
Jam dakort me Nikun dhe dua ti them Gjikondit-A beson se sot ne kemi një sistem gjyqësor të paanëshëm? A e harrove pse u krijua kursi i plepave? A e ke ndjerë se nuk reagojnë prokurorët kur i shan Berisha? Nuk ka ardhur ai moment që ju kërkoni. Tung.
E sakt.
Duhet të hiqet paraburgimi për çdo qytetar pa vendosur gjykata e rregullt sipas fakteve Të hiqet imuniteti për deputetët Të shkarkohen (të dorhiqen) ministrat Bëni ligjet si BE ja PS i ka numurat për ndryshim
Po prandaj duhet ti qr te gjitheve me sistem drejtesie e me politike nga te dyja krahet ,kur ta marrin vesh ropt se car ka ber spaku keto vite do lemerisen dhe politika ka ber sikur se ka mendjen
Po pa tjeter që kur te vjen ne dere, sepse nuk mendohej qe Veliaj do futej dhe mbahej ne burg kaq gjate pa vendim gjykate; me çelsa ne det. Qofte dhe Iir Meta. Pse moj zonja juriste te pelqeka me shume burgu pa vendim gjykate, nderkohe qe kodi i procedures ka nje sere masash te tjera. A nuk te bie ne sy qe spak ka drejtuar topat ndaj "buldozereve" te maxhoraces, njerzve me te votuar te saj ? Pse spak-ut i pelqen kaq shume paraburgimi dhe gjyqet pa media ? Spak do te beje "piazza pulita" qe ta kete fushen e lire kur ti mbarojne mandaret(!)
Boll na e nxorret kete gjobvensen Gjikondi, e cila me nuk duhet te degjohet kur vjen per analizime ne politike apo per korrupsione, sepse eshte e njejta qe mbeshteti edhe Like Floririn ne formimin e partise me korruptive te Shqiperise, LSI, qe tregon sesa e paafte eshte te nuahsi si njerzit qe u shkon mbas, mos te flasim per gjera te tjera.
Paraburgimi pa afat ne Shqiperi ka qene ne kohen e komunizmit.Ne tane boten paraburgimi nuk i kalon28 dite.Edhe ne dreqoll nuk paraburgorsen te zgjedhurit nga populli me shume se 28 dite!?Lali Eri,me shkolle te mesme,qe shiste fiq,mbahet ne paraburgim nga nje hetues,se nuk i ka dhene leje ndertimi!?kjo vetem drejtesi nuk asht!
Në ppamundësi të mendoj sikjo dhe si ndonjëtjetër ju themë LËRENI TË PUNOJNË,LËRENI POR MË PËRPARA TË NDRIÇOHEN NJËRËZIT E DREJTËSIS, dhe kur tu votojnë ju e ndonjë takëm si Preçi i Zogajve që është bërë si TERSI I POJANIT. Shkruajta këtu për Preçin se i ka bërë mbrojtie redaksia e gazeës.
Pse akoma nuk është pensionuar Preçi??? Ik o Preç e rri rehat te plaka se ke mërdhif me kohë????
Ligjet bëhen kur njerëzit abuzojnë. Drejtësia jonë ende vuan nga mentaliteti diktatorialo-turkoshak, prandaj duhet një ligj që Çeçua të bëhet me biçak. Imuniteti parlamentar është i domosdoshëm jo vetëm përse jemi ende shoqëri e papjekur, por edhe pse shtete të tjera me demokraci të konsoliduar e kanë. Demokracia është dinamike, secili komponent i saj tërrheq nga vetja. Kontrolli e balancat e komponenteve e mbajnë demokracinë në këmbë.