Precedentët europianë: Kur parlamentet nuk pranojnë të heqin imunitetin e deputetëve

14 Mars 2026, 12:00Politika TEMA
Precedentët europianë: Kur parlamentet nuk pranojnë të heqin

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku ka rikthyher edhe një herë debatin lidhur me rolin e Parlamentit në raste të tilla.

Në diskurin e përditshëm qarkullon ideja sikur Parlamenti është i detyruar automatikisht të miratojë çdo kërkesë të Prokurorisë, megjithatë disa praktika në vende të Bashkimit Evropian tregojnë një panoramë tjetër dhe një proces më kompleks, sepse ka pasur shumë raste kur parlamentet kanë vendosur të mos japin autorizimin për ndjekje penale ndaj deputetëve.

Vlen të theksohet se imuniteti parlamentar është krijuar pikërisht për të mbrojtur deputetët nga presioni politik apo nga përdorimi i drejtësisë si instrument për të goditur kundërshtarët politikë, ndaj edhe ky instrument i është lënë në dorë vetë parlamentit.

Një nga rastet më të fundit është ai i Parlamentit Europian, ku në vitin 2025 eurodeputetja italiane, Ilaria Salis, e kërkuar nga autoritetet hungareze për një incident gjatë një proteste në Budapest, ndërkohë që Parlamenti Europian refuzoi.

Përveç kësaj, po në Parlamentin Europian është diskutuar edhe rasti i eurodeputetit hungarez Péter Magyar, një kritik i fortë i qeverisë së Viktor Orbán, ku autoritetet hungareze kërkuan heqjen e imunitetit të tij për disa akuza penale, por komisioni juridik i PE-së nuk e mbështeti kërkesën, duke lënë në fuqi mbrojtjen parlamentare.

Një tjetër vend anëtar i Bashkimit Evropian, siç është Republika Çeke, ka një precedent të ngjashëm, ku në vitin 2026 parlamenti refuzoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Andrej Babiš, i akuzuar për mashtrim me fondet europiane. Deputetët votuan kundër autorizimit për procedim penal, duke bërë që çështja të mos mund të avancojë për sa kohë ai mban mandatin parlamentar.

Ka edhe raste të ngjashme, ku, për shembull, në fqinjin tonë jugor, Greqi, parlamenti në disa raste ka refuzuar kërkesat e prokurorisë për ndjekje penale ndaj deputetëve, sidomos kur çështjet janë konsideruar të lidhura me aktivitetin politik apo me deklarata publike.

Këta janë disa precedent që tregojnë se dhe vetë BE-ja është e ndarë në çështjen e imunitetit të deputetit, ku ai kërkohet nga prokuroria, ndërkohë që tregon se Parlamenti nuk është thjesht një noter që duhet të miratojë automatikisht çdo kërkesë të prokurorisë.

Kuvendit i kërkohet të ushtrojë një vlerësim politik dhe institucional për të përcaktuar nëse një procedurë penale mund të ketë karakter politik apo të cenojë ushtrimin normal të mandatit parlamentar.

Për këtë arsye, debati për imunitetin parlamentar nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por është pjesë e një diskutimi më të gjerë europian mbi balancën mes luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së funksionimit të institucioneve përfaqësuese./ TemA

6 Komente

  1. S
    Shqiperia laboratoire

    Députéti nuk eshte as prokuror e as gjyqtar ai munde te jeté ekonomist inxhinjer petagoge dhe gjykimi tije eshte heqje ose jo e imunitetit, ku eshte shkelja ligjore !. Nje députét me profesion ekonomist dhe nje députét me profesion jurist nuk e shikojne çeshtjen me te njejtin kendveshtrim , ndaje députéti eshte i lire te votoje ashtu sic ai e mendone por kjo nuk do te thote qe ka te drejte , te drejten e jep vendimi tribunalit.... Ndaj ndaloni me paragjykime abstrakte , duhesh votuar pro apo kunder per zonjen Balluku...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

      Sikur të mësoje shkrim e këndim perpara se të komentoje, do bëje mirë. Ti bëj si të duash, por kjo një keshillë ishte.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Keto precedentet si filmat e Spiropalit, permbytjen e Portugalise ....gallate PS-iste opo kercen prifti nga belaja.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Ben

        Prape me keto krahasime te cmendura! Nuk mund te krahasohen keto dy parlamente o popull! Shiko vetem perberjen e parlamentit dhe arsyen perse deputet Shqiptar votuan kunder. Do ishte me mire te krahasoje Kuvendin Popullor te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise te 1980 me Parlamentin Europian! Edhe ai parlament ishte! Keta deputete Shqiptare nuk jane as per te ruajtur lope e derra jo me te mbrojne demokracine ligjore. Po na e shifni me keto shkrime sikur Shqiperia eshte demokraci e konsoliduar dhe korrupusioni eshte njelloj si ne Danimarke!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Clenente

          Në rastet që tregohen në artikull deputetët europianë gëzojnë imunitet të plotë, çër hetim dhe për arrest. Pra atyre nuk u është hequr imuniteti dhe si pasojë nuk mund të hetohen, KURSE në Shqipëri deputetët nuk kanë imunitet për hetimin, por vetëm për arrestin. Kështu që në ndryshim nga deputetët europianë Balluku mund të vazhdojë të hetohet, siç është edhe hetuar deri tani.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malo

            Jo mor Edepsez jo,Parlamenti EU i arrestoi hajdutet per korrupsion e Vjedhje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje