Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Muçi: Rama e ka shkelur vijën e kuqe për imunitetin e deputetit

14 Mars 2026, 09:10Politika TEMA
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Muçi: Rama e ka shkelur vijën

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë” Redi Muçi deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kryeministri Edi Rama e ka shkelur vijën e kuqe sa i përket qëndrimit mbi imunitetin e deputetit.

Sipas Muçit, me qëndrimin e kryeministrit Rama, përplasja tashmë është shndërruar në institucionale.

Muçi vuri në dukje se qëndrimi në Parlament i mazhorancës ka prodhuar protesta dhe reagimin e ndërkombëtareve.

Mua më duket se përplasja e vërtetë tashmë është përplasja institucionale. Kemi ardhur në ditën kur kemi një përplasje të hapur mes pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor, është një ditë të cilën Partia Socialiste u përpoq maksimalisht që ta shtynte në kohë, duke futur në lojë edhe Gjykatën Kushtetuese, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ishte një ditë e pritshme që qëkurse u hartua reforma në drejtësi, pritshmëria ishte që të hetoheshin njerëzit e pushtetshëm, ka ardhur në atë mënyrë që kryeministri ta menaxhojë  me të gjitha mënyrat. Nga njëra anë kemi parë protestat dhe nga njëra anë reagimin e ndërkombëtarëve”, tha Muçi.

Ai nënvizoi më tej se pavarësisht faktit që në vitin 2021 apo 2022, Rama e konsideronte si vijë të kuqe mbrojtjen pas imunitetit, tashmë sipas tij, këtë vijë ai e ka shkelur me rastin e fundit.

Për hir të kredibilitetit të reformës së drejtësi është një çështje që vetëm sa ka nisur. Momenti i goditjes së pushtetarëve të lartë është ky.

Në këtë moment ajo që Rama e ka konsideruar si vija e kuqe që nuk do ta shkelte kurrë, tashmë e ka shkelur me të dyja këmbët.

Vija e kuqe cilësohej në vitin 2021, 2022, imuniteti i çdo deputeti që kërkohej të merrej nën hetim nga SPAK-u, ndërkohë që në mbledhjen e ditës së hënë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kryeministri Rama e ripërkufizoi vijën e kuqe kur tha se nuk e shkel vijën e kuqe, pra tha se nuk hyj në brendinë e dosjes.

Nëse vija e kuqe është për të votuar heqjen e imunitetit ose jo, ky tha që nuk hyj në meritën e çështjes. Sigurisht që nuk hyn sepse nuk je as gjykatës dhe as prokuror, je kryeministri i vendit.

Ajo që ti ke në dorë është kartoni për t’i hequr imunitetin dhe për t’i hapur rrugën sistemit të drejtësisë, ndërkohë që këtë gjë nuk e bëri”, deklaroi më tej deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi.

6 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Gjasme deputet , flet me nje llogjik berishiste sipas interesit tuaj dhe per kete menyre diskutimesh dhe veprimes populli nuk ju perkra .Per keto nguliteni ne ato kokat tuaja kungull nuk e rezoni dot EDI RAMEN berishistet nuk kane per te ardhur kurre ne pushtet .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arberor nga mesjeta

      Berishistja me e madhe je ti, qe preferon nje Rame te dobet ne pushtet (eshte dobesuar shume) ne vend te nje deputeti si Muci dhe Qori qe mund ta demaskojne Sali Mortajen, Muci eshte antiballist i thekur, ne ndryshim nga Berisha, Kumbaro, Mazniku etj

      Përgjigjjuni
    2. x
      xha Kasemi nga Çepani

      Pa na e argumento ,se ku e ka shkelur vijrn e kuqe? E ka shkelur se prokuroret duan te dalin mbi ekzekutivin ? Te pezillojne dhe te perjashtojne nga puna ata qe s'kane te drejte te emrojne? Ku e shkeli vijen e kuqe, se prokuroret jane me DY FYTYRA ? Per ata te opozites i heton ,apo ben sikur i heton ne gjendje te lire ,kurse keta te mazhorances i arreston e pastaj mundohet te gjejne prova? Pse mor i mencuri i dynjase,paska shkelur vijen e kuqe, se Saliu qe i shane me liber shtepie, bredh i lire edhe pse eshte i pandehur? Po Monika Kryemadhi qe i kane dale vjedhjet me fatura , vila ia bene Myyyyyyy sa mali i dajtit, vilat ne Angli e paret ne ofshore, jo vetemqe eshte pandehur ,por edhe na bene filma dhe moral ne BIg Bradher. PO Fatmir Mediu ,po per shkelje te detryres ,madje kane vdekur 29 njerez eshte deputet, dhe po bene 3 vjet qe hyre e dil ne prokurori, Po keta nuk i prishin provat, ? , o deputet gjenial i popullit? Vetem Ballkuku dhe Veliaj i prishkan provat dhe kercenojne deshmitaret? Mos na bej derr-derr -derr aty ne televizione!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Shko or pirdhu! Flet edhe ti mut per vija te kuqe e te verdha.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeni B

          Ti deputei Jupi je me koqe se ish deputeti Jenisheri

          Përgjigjjuni
          1. @
            @.

            Medet vendi per keta dythundrak.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje