PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Çështja është e mbyllur, njerëzit s’mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit (VIDEO)

15 Mars 2026, 10:07Politika TEMA
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podcastin e tij “Flasim” vendimin e Kuvendit për të mos autorizuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Rama e konsideroi çështjen të mbyllur dhe kritikoi qasjen e drejtësisë ndaj masave të sigurisë, duke theksuar se përdorimi i paraburgimit është bërë i tepruar dhe se liria e deputetit nuk mund të kufizohet vetëm mbi bazën e vendimeve të prokurorëve dhe gjykatësve.

Fjala e Edi Ramës:

Kuvendi i Shqipërisë i dha fund një diskutimi, debati, polemike, përplasjeje të gjatë lidhur me kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti. Dhe çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, sipas nesh, është një çështje e mbyllur.

Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë përgjegjësi dhe me kujdesin më të madh të gjithë çka iu vu në dispozicion dhe nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisjeje, e cila nuk mund të vazhdojë pafundësisht, ku njerëzit trajtohen si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit, edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion, edhe kur nuk bëhet fjalë për përvetësime për interesa personale, edhe kur nuk bëhet fjalë për ndonjë arsye që mund të pengojë zhvillimin e hetimeve dhe merren edhe futen brenda, duke praktikisht e kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Këshillit të Europës, të të gjitha vendeve të Këshillit të Euopës, jo të Bashkimit Europian, si vendin me më shumë të paraburgosur, pra të kyçur brenda pa gjyq, sesa të burgosur, pra të gjykuar dhe të dënuar.

58% e popullatës që ne e kemi sot në sistemin e burgjeve të Republikës së Shqipërisë nuk janë gjykuar, por janë në burg dhe jetojnë me taksat e shqiptarëve, në vend se të jetojnë me punën e tyre jashtë burgut dhe të ndiqen në gjendje të lirë.

Natyrisht, nuk flas për të gjithë, sepse me siguri mes tyre ka edhe nga ata, liria e cilëve duhet kufizuar paraprakisht, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, kanë kryer një vepër të rëndë penale, janë shoqërisht të rrezikshëm, etj, por në tërësinë e vet, përderisa Këshilli i Europës ka vënë alarmin për këtë çështje, ne nuk kemi se si jemi të shurdhët dhe ndërkohë që nuk kemi mekanizma për të frenuar një tërësi veprimesh të kësaj natyre, që janë vërtetë të rënda dhe justifikohen siç thotë raporti i Këshillit të Europës me fjalë të përgjithshme, në këtë rast me duart tona ne nuk mund t’i bashkoheshim kësaj kuturisjeje.

Deputeti është i barabartë përpara ligjit, kjo nuk diskutohet. Si çdo shtetas tjetër mund dhe duhet të hetohet nëse ka arsye për hetim, por liria e deputetit si e çdo shtetësi tjetër, nuk mund të kufizohet thjesht dhe vetëm me fjalë të përgjithshme apo me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe ata bëjnë çfarë të duan.

Ata nuk mund të bëjnë çfarë të duan kur trokasin në derën e Kuvendit dhe Kuvendi nuk mund të bëjë sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon, sikur nuk mendon dhe të refuzojë të kryejë rolin e tij, duke praktikisht mbrojtur dinjitetin e tij, dinjitetin e parlamentarëve të Republikës së Shqipërisë që nuk mund të trajtohen si fajtorë pa qenë të shpallur të tillë nga gjykata dhe nuk mund të kufizohen në lirinë e tyre pa pasur asnjë kusht që të çon në këtë drejtim.

Pra, në këtë rast, siç dihet botërisht, kemi të bëjmë me një çështje ku prokurori ka ngritur me të drejtën e vet dyshimin dhe ka nisur hetimin dhe pastaj ka ngritur akuzën për shkelje të barazisë në tendera rreth gjashtë vite më parë dhe nga ana tjetër nuk ka akuzë për korrupsion, nuk ka  akuzë për përvetësim fondesh, nuk ka asnjë skenë flagrance, asnjë provë që të çon në këtë drejtim.

Dhe Kodi i Procedurës Penale është shumë i qartë: Mosdhënia e autorizimit për arrest nuk e pengon prokurorinë të vijojë hetimin apo të kërkojë masa tjera. Pra, hetimi vazhdon dhe drejtësia nuk pengohet. Nga ana tjetër, deputetja nuk ushtron më asnjë funksion ekzekutiv. E gjithë kërkesa ishte aty, kur ajo e ushtronte funksionin ekzekutiv dhe pavarësisht se ajo nuk është më në detyrë, prokuroria vazhdoi të kërkojë të njëjtën gjë, duke harruar se faktikisht nuk kishte asgjë të re që kishte ndodhur, përveç faktit që deputetja ishte thjesht një deputete dhe që nuk ka më asnjë kapacitet të ndikojë në asgjë për sa i përket hetimeve. Kështu që, e përsëris, arresti si masa më e rëndë e sigurimit do të jetë mjeti i fundit, nuk mund të jetë mjeti i parë.

Dhe dua të shtoj këtu, se të gjithë ata që vunë kujën për integrimin dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që na qenkej kaq afër, kini parasysh, janë po ata të cilët deri në këtë moment predikonin ditë,natë se integrimi dhe anëtarësimi ishin shumë larg. Se integrimi dhe anëtarësimi ishte “një ëndërr që unë e shisja për shqiptarët por që s'e besoja as vetë”, se “ne kurrë nuk do anëtarësoheshim në Bashkimin Europian” dhe papritur në të gjitha tenxheret u ngritën përpjetë kapakët sepse ëndrra u prish në çastin e fundit.  Këta janë në rastin më të mirë qesharakë, në rastin më të keq janë, jo vetëm injorantë, por janë dhe shumë të ligj. Por, unë ju siguroj që asnjë mënyrë që rruga jonë drejt anëtarësimit nuk është bllokuar dhe nuk do bllokohet për këtë shkak.

Është e vërtetë që kemi pasur një diskutim shumë konstruktiv me disa partnerë, të cilët kanë një opinion të ndryshëm, të cilët kanë komplet një tjetër qasje ndaj imunitetit në vendet e tyre se në vendet e tyre nuk fillon dot asnjë hetim pa marrë një herë autorizimin e parlamentit. Ne nuk kemi imunitet të kësaj natyre në Shqipëri. Ne kemi vetëm garanci për mbrojtjen e lirisë së deputeteve dhe kaq.  Të tjerat kur thoshte At Gjergj Fishta janë dokrra hini.

 

31 Komente

  1. N
    Nastradini

    O burri i Lindes me kapele, o legen ! HAJDUT !

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Na trego ç’far ka vjedhur që ta shajm dhe ne. Se deri tani bukerin ne surel ja dimë. Te siguroj se po te kishte vila, apartamente, hidrocentrale, toka te xanuna ne bregdet etj etj Salplehu me SPAK-un e tij do t’ia kishin nxjerë dhe pushteti i ketij që ti e quan hajdut nuk do kishte zgjatur kaq shumë. Tani vazhdo ha bar.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bah

        A ka thene ndonje fjale per masakren e Gerdecit ky palloshi? U bene 18 vjet dhe familjet e atyre 26 viktimave nuk pane kurre drejtesi.Ku eshte drejtesia qe ky na mburret cdo jave?

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cfurku

        ----Injoranca dhe thashethemi------------------------------------------------------------------------------------------------janë si enët komunikuese,-----------------------------------------------------------------------------------------------------ushqejnë njëra tjetrën.----------------------------

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          O Nastradin o burrë i mutit o të shker..eftë Kina ç'të përmban pragu e fisi . Të qi.sha atë motrën .

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjergji

          Z. Kryeminister ka gjetur nje argument per paraburgimin qe nuk eshte i aplikueshem per rastin ne fjale. Ne shumicen e rasteve ne shqiperi paraburgimi eshte nje instrument i paster i korrupsionit te hallkave te ndryshme te drejtesise. 1 dite paraburgim = 3 dite burg con automatikisht ne uljen e denimit me 2/3. Gjithashtu paraburgimi perdoret per tejkalim afatesh qe ceshtja te mbyllet me procedure dhe per te modifikuar dosjet e krimit duke zhdukur provat ose duke i bere te pavlefshne ato deri kur ceshtja te dali ne gjykate nqs del ndonjehere. Kurse ne rastin ne fjale kur flitet per nje zv. Kryeministre, Ministre dhe deputete mbajtja e imunitetit dhe vazhdimesia e funksioneve publike con de fakto ne mbylljen e hetimeve ndaj saj. Kuptohet qarte nga te gjithe deshmitaret qe zonja ne fjale eshte mbi ligjin dhe e paprekshme keshtuqe nuk ka llogjike te bashkepunosh me me drejtesine. Ne thelb ky vendim nxori te pafajshem dhe dy kryetaret e opozites ceshtjet e te cileve do pezullohen se shpejti. Se po nuk perndoqe dot pushtetin nuk ke me tager te perndjekesh opoziten. Mbas 10 vjet reforme ne drejtesi ne shqiperi kjo reforme falimentoi plotesisht dhe kuptohet qe ishte vetem nje manover elektorale e PS per te fituar zgjedhjet gjithe keto vite. Falimentimi i reformes ne drejtesi me bashkepunimin e ngushte te Rames dhe Berishes do coje dhe ne rotacionin politik ne 1-2 vitet e ardhshme me rikthimin e keti te fundit ne pushtet. Shqiperia do vazhdoje te ngelet nje grope e krimit dhe e korrupsionit qe persekuton mbi 5 milion Shqipetare si brenda dhe jashte vendit!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeus

            Je shume i sakte dhe eshte plotesisht e vertet ajo qe ke shkruar

            Përgjigjjuni
            1. s
              shën Gjergji

              Si përçart fole o Gjergj!

              Përgjigjjuni
            2. Y
              Yzeir Çorapi

              Ja kalove Saliut e like floririt në kthesë i qk o gjigand bëre kërdinë në atë vend

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alfred

                Kjo eshte cfare Edvini deshiron te ndodhe! Te mbyllet si ceshtje! Mirepo deshmite kriminale jane aq acide saqe do e shkrijne shtupen me te cilen Edvini mendon se e ka mbyllur zgavren "Balluku"! Do kete rrjedhje goxha! Sa per ta derguar ne burg cengijen e dashur, te preferuaren e Edvinit!!!!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Analisti

                  A mor i zi. Ti thjesht nuk ia ke idene se ca po vjen per Ballukun, ty dhe ate dosje.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beuni

                    Degjo , more shuli I gjate , more bastard I parrajses se pergjakur , e keqja qe perfaqeson ti , minuesi dhe lubia Sali , e ka nje fund , nuk eshte e perjetshme . Kjo drejtesi qe ti dhe lubia Sali Po e mallkoni , Po e shantazhoni dhe qe , me menyrat me djallezore dhe me te ndyra te tipit mafioz per ta poshteruat , per ta demtuar dhe per ta caktivizuar , me synomin per ta vend ne dherbimin tuaj mafioz , do t'ua leroj te katermbedhjetat , te gjithe ne bodrume e burgut do perfundoni , me lubine Sali ne krye .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Larg b...time

                      Ramsi katert me ne fund kur i erdhi zjarri te bytha e tij,e kuptoi kush eshte gestapo spak qe ky mburresh me perbindshin qe krijoi,tamam si frankeshtajni. Ky pasi sakrifikoi nje pjese te qeverise apo njerezve te tij,e kuptoi qe perbindeshi i saliut do i hante koken,por eshte teper vone se helmin e hodhen dumdumet e nesti angoni.... Sali berisha eshte komunisti me i ndyre dhe intrigant qe ka mare veset me te keqija dhe si malok i perbuzur nga shoqerija eshte gati te bej cdo gje deri ne shkatrrimin e Shqiperis sic e ka ber dhe vazhdon ta bej me molotovet e tij qe sponsorizohen nga gjin gjoni dhe vet spaku

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tedi

                        Shko ha sufllaqen e kellicit

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mali i vashes

                        " Gjergj " , keshtu eshte , ekzakte sic e argumentoni Ju , por me nje mangesi " Te Vogel " : SPAKU ( drejtesia e re ) nuk do te deshtoje dhe bijete e bushtres se kuqe do te perfundojne ne te temave .

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Muci

                          Pallosh qesh me mire kush qesh i fundit.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tani

                            E gjithe kjo eshte nje shkak pasoje e nevojtores se belind ezmerit, qysh nga erjon veliaj deri tek balluku

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Geghyseni

                              Ik ore plehrë se e bëre nevojtore atë vënd. Turp e turp i pafund...

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Asnjëansi

                                O gegturku, po pse e gjeti parajsë Rama, apo e gjeti qenef ? Apo haruat si ishte Tirana dhe gjithë Shqipëria ?

                                Përgjigjjuni
                              2. M
                                Meri

                                Bravo Gjigand. vetem perpara, pa u penguar nga hienat e Berishes. Populli i ka zgjedh keta depudete e ministra e nuk ka SPAK as sterspak qe i heq. nese abuzojne me fondet publikje sic eshrteb rastii zonjes se nderuar Balluku me Tunelin e Llogarase atehere eshte sovrani ne zgjedhjet e radhes qe i heq mandatin nese e gjykon e jo Spaku. Cfare u be SPAK nje shtet brenda shtetit qe ne i zgjedhim me vote ata i burgosin, kjo nuk mund te vazhdoje me. pse nuk burgos SPAK ish minisytrat e Berishes qe kane marre qindra miliard euro por qe i kane fshehur provat dhe nuk ka bir nene qe ti gjeje por merren me ministrat e Rames qe jane te padjallezuar dhe nje gje te vogel po e bene nuk dine si ta fshehin.Falenderojme KM qe po i tregon vendin drejtesise se mjaft e ka bezdisur qeverine ne punen e saj fisnike.

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qenefistan

                                  Djalli do ja kish zili, kesaj qenie, qe do ta mashtronte dhe vet ate: E hengrem kallep ne fillimet e 90-tes, duke na u prezantuar me kenget e Xhon Lenonit, dhe duke ju kundervene ndonje aparatciku te larte te regjimit komunist. Donim te haronim, qe mbrojtjen ky si askush tjeter e kish mbas krahve,koleken dhe baben e vet, ne instancat e larte te regjimit.Koha te ben, qe ti shikosh me gjakftohtesi gjerat, ky duke mos patur kellqe, per te luftuar brenda dhe jashte levizjes per demokraci, ne fillimet e saj, ja mbath dhe shkon ne France.Mbas shume vjetesh, rasti i pritur erdhi-Fatos Nano e fton per nje karrige te larte ne kabinetin e tij.Dhe aparati i tij me gen diabolik, filloi te funksionoje, ne menyre te programuar, shoqeruar me nje durim jo te zakonte, gjithmone me shikimin e pa ndare, nga karriget me te larta te partise dhe pushtetit.Dhe mbasi konsumoi, nje garderobe te tera me maska, ja arriti qe te kap kryet. Dhe mbas kesaj, me ngadale dhe me diplomaci, por me ligjet e kolekes, arriti ti kape te gjithe prej koqesh,brenda partise dhe ti flake nga ajo dhe pushteti ´´veteranet´´, duke i zevendesuar me gardistet e rinj, qe mbasi u ka dhene poste dhe para korrupsioni, i ka vene te tere ne rresht,ku asnje nuk pipetin. Dhe koleka do krenohesh, kur te shikonte, qe ne rreshtat e nipit asnje nuk pipetin, por vec brohorasin per te, ku ne fasaden e godines se partise,flakeron parulla dhe me keq se ne kohen e vet kolekes: ME TY EDI, DHE ME PS-en! Dhe cfare vazhdon ti punoje ketij vendi, pa asnje lloj morali, vec te mbaje ate karrige, te perdhosur tani ne menyren me te shemtuar historike: Lejimin e rikthimit, ne nje forme ripushtimi te Shqiperise sone europiane, fizikisht dhe shpirterisht, nga sulltani islamist diktator turk, te cilit i adreson dhe qindra milione euro, nga varferia shiptare, ne bashkepunim me Balluku hanem,nderthurur.Ajo qe ish dhe tmerri i Kadarese ndodhi, e filluar nga Saliu i kulles se erret, qe e kane bastarduar kete vend, ne nje vilajet islamist oriental, ku ne leter shkruhet se eshte shtet laik. Politikanet e europes e dine mire ne cfare gjendje te mjerueshme shume dimensionale gjendet ky vend, por flasin per integrimin e tij, mbasi ja dikton ajo kodosh real-politika ballkanike.Dhe Rama e di kete, dhe do te perfitoje nga fondet e europes,per te mbajtur nje shtet oriental ne kembe dhe vazhdimesine e karriges se tij,Saiiu,por vecanrisht diaboliku rami, do te zene vend ne kamaren e turpit te Shqiperise sone europiane.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    E

                                    Spaku Saliut eshte bere rrezik kombetar, po arreston zyrtaret e shtetit me urdher dhe me thashethemet e tij. Kjo duhet te mari fund urgjent,mjaft e duruat binomin Sali-Spak.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      M

                                      Kriminelet e Saliut ne Spak do vij dita qe do pergjigjen nje me nje per te gjitha krimet qe kan bere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Per Kryeministrin

                                        Cfare zhgenjimi. Nuk e prisja qe Edi Rama te mbronte me kaq zell nje ministre te korruptuar. Kam votuar gjithmone PS por ti nuk do kesh me voten time.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Ccc

                                          Mjaft me idiotsirat e SPAK Ka dalë jadhtë kontrollit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mësuesja

                                            Je... burrë maskara, i pabesë. Ata që të njohin nga afer, e dinë se çfarë je ti. Nuk po vazhdoj me tej, per të ruajtur etikën e fjalorit tim. Mjerë ne ..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Punonjes Sigurie Gjermani

                                              o Ramush:"E mbylle" C´eshtjen e Ballukut..sepse Balluku te Merrte me vete??Ik dhe me mire Mbylle Kamaren... 1-Te Iku Ben Ahmetaj....te iken edhe Balluku Belinda..iken edhe ti.. ja me Thuaj z.Rama:A ka pasur ndonje "Cipe" Belinda Balluku kur Bisedonte me ty??Te thashe "Cipe"...por ka edhe mikro-Pergjues..qe quhen Vanzen (Nga gjermanishtja)..duket se Balluku te ka Pergjuar..prandaj nuk ta mbane Suma....ruju heren tjeter..nga Minsitri jote...tani ne Shqiperi eshte bere Praktike qe te Gjithe Spiunoni njeri-Tjeterin...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rimi

                                                O pallosh i gjate, o hajdut!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Skandalet e Rilindjes

                                                  1–Skandali i inceneratorëve (PPP rreth 430 milion €). 2–Dy termocentralet lundruese Tigri1 dhe Tigri3, u morën me qira 2-vjeçare nga KESHi. Pagesa sipas kontratës ≈ 63,000 $/ditë qira, plus ≈ 31,500 $/ditë operim dhe mirëmbajtje Pra rreth: 94,000 $ në ditë gjithsej. Kjo do të thotë se për dy vite: rreth 68 milionë dollarë vetëm për qiranë dhe operimin (pa llogaritur karburantin dhe shpenzime të tjera). Kontrata e qirasë ishte parashikuar për rreth 2 vite por projekti vazhdon të ketë kosto operimi, mirëmbajtje dhe adaptimi. Qeveria e justifikoi projektin me krizën energjetike europiane pas luftës në Ukrainë. 3–Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Hetuar nga SPAK për dyshime korrupsioni dhe abuzimi.Vlerë rreth 100 milion €. 4-Koncesioni i check-up falas në shëndetësi. U kritikua për kosto të larta, pagesa edhe për analiza që nuk kryheshin. 5–PPP për rrugën Milot–Balldren. Projekt rreth 300 milion € për një segment relativisht të shkurtër. (rreth 20 milion € për kilometër). Tuneli i Llogarasë 6 km, kosto 170–204 milion €, rreth 28.3 mln €/km. 6–Investitorë strategjikë në media dhe ndërtim. Shpallja si ‘investitor strategjik’ i bizneseve të lidhura me televizionet kombëtare private thellon, sipas ekspertëve, marrëdhënien e komplikuar mes medias dhe pushtetit në Shqipëri, duke rrezikuar pluralizmin, lirinë editoriale dhe të drejtën e publikut për t’u informuar në mënyrë të paanshme. 7–Para një muaji, kryeministri Edi Rama dhe më pas Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, deklaruan se duke filluar nga sezoni veror 2026 do të shtohen sipërfaqet e plazheve publike duke u hequr nga përdorimi privat. Ndërsa tre ditë më parë u miratua vendimi që plazhet në bregdet, liqene dhe buzë lumenjve t’u jepen privatëve pothuajse falas. __________________ SHËNIM: Këto më sipër janë një pjesë e aferave të rilindjes së Bablokut, të cilëve iu ra maska ditën që votuan në unison në parlament mos heqjen e imunitetit të Ballukut, pra mbrojtën korrupsionin me votë. Karta që përdori Rama në fushtatë zgjedhore ishte integrimi Europian, që tashmë do bllokohet pa dyshim. Atëherë: Çfarë kuptimi ka më vazhdimi i qeverisë Rama? Popullit nuk i shërben. Iu shërben vetëm oligarkëve dhe miqve të pushtetit. Rama dhe deputetët e rilindjes tashmë mund të konsiderohen mbi ligjin. Mbi ligjin kanë qënë mbretërit e dikurshëm ( Louis XIV në Francë, Peter the Great në Russi, e shumë sulltanë të Perandorisë Ottomane). Kurse jashtë ligjit janë bandat. Duke qënë se kemi Republikë parlamentare, të mbrosh korrupsionin me votë mund të quhesh bandë, se ligjërisht nuk je mbret. Si mendon Babloku se do e shtyjë me qeverisjen deri në 2029? Vetëm me dhunë kartonash në kuvend? Apo me propagandë televizionesh të kapura? __________________ https://vna.al/politika/si-perfitimet-strategjike-nga-qeveria-po-rrezikojne-lirine-e-medias-ne--i13086?utm_source=chatgpt.com___________ https://pamfleti.net/dosja/edi-rama-u-jep-investitoreve-strategjike-plazhet-per-35-vite-me-33-leke-me-i326342

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Berti

                                                    U bere Prokuror dhe gjykate zotrote. Tani që i more te gjitha te ngelet te kthehesh tek zanatit I vjeter, i të qirit në bythe. Jo për gjë por trajton edhe nji cike bythët që të kanë rënë pertoke. Kur bëhesh zot njëlloj si Enveri, domosdo biseksualiteti duhet se plotëson dëshirat e bazës, majtas e djathtas, femra e meshkuj. O te marrsha të ligat, të keqen e nishanit të zi qe te shkëlqen në verë të bithes. O kryeministri i bithes, o Ed suma.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje