Kandidatët e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur.
Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.
Ndërkohë, përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Burime bëjnë me dije se PD nuk ka pranuar mbrëmë të vulosë kërkesat ankimore të kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë
Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga 4 kandidatët për rinumërim të votave preferenciale.
s'e kuptoj si mundet te gjykoje nje deficient si ky Cefa, prandaj u katandius PD deri ne kete pike
E ke shume gabim. Lexoje me kujdes shkrimin. Çefa nga PD dhe 3 te tjere, ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Mirpo subjekti politik, pra saliu, nuk ka pranuar mbrëmë të vulosë kërkesat ankimore të kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim në qarkun Tiranë! E kuptove tani moj Marinela? PD-ja ka vetem NJE maskara e ay eshte SB. Te tjeret jane zara! hahahahahaha
DMTH LISTAT E HAPURA ISHIN LOJA! PASI NE TO FITON AI QE DO KRYETARI. NESE FITON NDONJE QE NUK E DO KRYETARI, PARTIA NDERHYN NE PROCES VERBALE, IA VJEDH VOTAT FITUESIT REAL DHE IA JEP ATIJ QE DO KRYETARI. I VJEDHURI BRENDA LISTES SE HAPUR NUK KA TE DREJTE TE ANKOHET! QW TE ANKOHET, ANKIMIMI DUHET TE KETE VULEN E KRYETARIT TE PARTISE!!! KETO JANE LISTA TE KAPURA JO TE HAPURA! CFARE LIGJI MAFIOZ DHE PLEHER KANE BERE!