“Nëse Berisha largohet, opozita vjen në pushtet”, Lapardhaja: PD-ja, ka nevojë për analizë dhe fytyra të reja

30 Maj 2025, 13:50Politika TEMA
“Nëse Berisha largohet, opozita vjen në pushtet”,

Nëse Sali Berisha nuk dorëhiqet dhe largohet nga partia, PD-ja do të marrë humbje edhe më të thella, madje do të “shkrihet si kripa në det”.

Reformimi i opozitës dhe shanset e saj për t’u rikthyer ndonjëherë në pushtet janë të lidhura vetëm tek largimi i figurave të vjetra dhe afrimi i fytyrave të reja intelektuale dhe që kanë besimin e qytetarëve.

Kurse beteja për pretendimet e farsës elektorale është një justifikim dëshpërues nga Berisha, me qëllim që të mos largohet nga PD-ja dhe ta mbajë peng atë për hallet personale, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit. Kjo ishte analiza politike që bëri në emisionin “Sot, Live në Shqipëri” analisti Namir Lapardhaja.

“Sjellja e PD bëhet që Berisha të mos përballet me përgjegjësitë e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Lëvizjet e PD-së më duken dëshpëruese dhe se po kërkon alibi për humbjen e 11 majit. Lëvizjet e PD-së janë justifikuese dhe dëshpëruese. Nuk e di sa do reformohet PD-ja pas këtyre zgjedhjeve edhe pse duket e vështirë, do uroja që të ndodhte edhe pse kërkon një kohë shumë të gjatë si proces.

Nëse do e arrinin, mendoj se zgjedhjet e ardhshme politike mund të ishin edhe alternativë për të gjithë spektrin politik. PD është në krizë të thellë, ku qartazi reflekton mungesa e analizës. Nëse do bëjnë një lojë të madhe përtej egos së tyre personale, duhet të bashkohen si faktor opozitar. Nëse do vazhdojnë me këtë ego dhe personalizim, mendoj se zgjedhjet e ardhshme do humbasin si kripa në det”, shprehet analisti.

Ai mendon se PD më shumë humbet me Berishën në krye sesa pa të. Një shembull kokëfortë sipas analistit janë zgjedhjet e vitit 2021, ku ish-kryetari Lulzim Basha iu afrua me 30 mijë vota PS-së dhe humbi vetëm për detaje të vogla politike dhe elektorale.

“Nëse e lidh fatin e Berishës me PD-në fiton vetëm i pari dhe humbet partia. Provo ta heqësh Berishën nga PD dhe të vendosësh kandatë intelektualë, që përfaqësojnë qytetarët dhe që morën vota, do shihet ndryshimi. Ka një mungesë shprese ndaj edhe shumë nga qytetarët dhe përfaqësuesit zgjedhin të ecin me qeverisjen sesa të bëhen pjesë e një formacioni të tillë të drejtuar nga liderë të vjetër, përfshi edhe Berishën. PD ka nevojë për lëvizje nga të rinj”, vijoi diskursin analitik Lapardhaja.

I pyetur se edhe Basha dështoi nga 2013-2021, ai vuri në dukje se me Berishën demokratët morën edhe humbjen më të thellë historike dhe ai është figura që duhet të dorëhiqet dhe i shkakton dëm më shumë partisë.

“Koha tregoi se jo vetëm nuk është drejtuar nga Lulzim Basha, por të gjitha vendimet treguan se janë marrë nga Sali Berisha. Megjithatë duhet thënë se më 2021 Basha e çoi opozitën dhe PD-në vetëm 30 mijë vota pranë mazhorancës, duke marrë një rezultat të mirë edhe me këtë Kod Elektoral të bërë nga berisha e Rama që nga 2008. Berisha mori rezultat të dobët edhe se Basha”, tha analisti.

Madje ai theksoi se Berisha e ka marrë peng partinë për hallet e tij personale.

“Ai mori peng PD-në për interesa personale, për hallin e tij dhe jo për partinë. Ndaj ai duhet të ishte dorëhequr dhe duhet të dorëhiqet, por këmbëngulja e tij aktuale tregon se nuk i intereson fati i organizatës politike, por halli personal. Berisha tregoi që nuk e bën dot më PD-në fituese, thjesht e mban në stanjacion dhe do e çojë në humbje edhe më të këqija.

Berisha nuk ka çfarë i jep më PD-së dhe qytetarvëe, premtoi ndryshimin dhe nuk e arriti. Sa më shpejt të reformohet PD-ja dhe të largohet Berisha, aq më shumë shanse kanë demokratët që të fitojnë zgjedhje dhe të vijnë në pushtet, sa më shumë të qëndrojë ai, aq më shumë do humbasë kjo parti”, përfundoi Lapardhaja.

7 Komente

  1. J
    Juristi

    Ore ju te beni per budallenj, te gjitha analistet e majte dhe mediat e majta vazhdojn e kembengulin qe te ik Berisha sepse humbi zgjdhjet. Po mire, ju pse ju dhemb, shume mire beri qe humbi zgjedhjet dhe aq me mire qe nuk iken qe te humbas zgjedhjet e radhes.. Mos ndoshta keni ndonje frike tjeter?? sepse kjo qe thoni ju nuk perben sens

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Do te isha dakort me ty, sikur te mos ishte ne mes Shqiperia si atdheu yne, e jo si prone e Zenit e Argites

      Përgjigjjuni
    2. L
      Llapaqeni qe leh

      Sa i shemtum eshte ky llapaqeni. Çfare pune ben qe del e jep mend si anal-ist?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli i vocer me gjysme opinge

        Shume gabim e keni qe thoni te dorhiqet Berisha ai nuk ka faje detyra e tij eshte te spastroje te gjithe te vjetrit duke filluar nga Bardhi dhe deri te Tabaku qe e tradhetoi Berishen dhe te fuse ne parti te rinjte si Alimehmeti Rudina Hajdari e shume te tjere.pranda mos e gjykoni me Berishen se ai e do PD-ne me shume se te tjeret dhe me te mire se ky nuk ka.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shigjetari

          E mbeshtes plotesisht mendimin e Laperdhase . Pa ikur Berisha , PD-ja do te mbetet gjithnje ne opozite , pa sa me te voglin dyshim . Ai ka gen serbi dhe nuk i iken inati kollaj . Shikoni se si e gjykojne serbet nje ndeshje sporti me shqiptaret , si nje aksion luftarak me arme , jo me top futbolli . Kete gen trashegon dhe serbomadhi Sali Berisha dhe e keqja eshte se keshtu ka edukuar dhe Mulin , Vokshin , Luçin e kompani , pa harruar ate devolliun e tmershem , qe rreh shoferat ner rruge . Pa u larguar gjithe kjo rrace e infektuar nga berishizmi , veshtire se PD-ja rinovohet .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Nuk eshte e thene, se mund te largohet Berisha e te mbetet berishizmi qe i beri deme te jashtezakonshme Shqiperise

            Përgjigjjuni
            1. v
              vezhguesi

              Patjeter o Lapardha me Lulin ne krye i keni te gjithe shancet si e ardhmja e ketij vendi per ta bere Shqiperine nje kooperative te bashkuar se bashku me Ermal Piçin e do fshatare te tjere. 7x7=83 thuaj Lulit o Lapardha.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje