Komisioni Evropian pritet të hapë në muajin qershor të gjithë kapitujt e negociatave me vendin tonë.
Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos gjatë një konference të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel.
“Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund.
Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave.
Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, tha komisionerja Marta Kos.
Kos tha se e veçonte Shqipërinë pasi, sipas saj, po bëhet një punë e jashtëzakonshme me reformat e integrimit nga qytetarët dhe politikanët.
Si mundet me u fut ne BE pa miratimin e lexhendarit Sali?
Po sna the o Fara e Kosit eshte mbyllyr ndonje kapitull ?? Do hapen thote rrogetarja e pules hungareze...hapi moj hapi sa te duash...edhe shalet po deshe po na thuaj a eshte mbyllyr ndonje kapitull !!! 2025 !! Ymer shtyp pedalin e çensures si koqe e kompleksuar qe je..
Hahahahaha, palluesi i Edvinit ne Paris te kioska poshte urave.
O i Palluar, a e lexon apo jo? Derisa po i hapin kapitujt eshte vene edhe nje afat deri kur do te mbyllen, qe eshte 2027, dhe antaresimi i plote do te behet edhe para 2030's.
Me beri pershtypje nje fjali e Kros qe mu duk si fallco: "po behet nje pune e jashtezakonshme me freformat e integrimit nga qytetaret dhe politikanet." Tani cfare pune mund te bejne qytetaret me reformat kete mund ta dije vetem Kross. Hapja e kapitujve po behet per te zhurmuar e amortizuar vjedhjen e zgjedhjeve se per anetaresim as nuk ka shans te pakten deri ne 2035.
Ju lutem,pytni djalin e sheqere karaxhixhit, mos se ai vret vehten e shpellaket mbesin pa hale, kush e dije se ndyjne rrugat