"Shyqyr që amerikanët heshtën..." - Andi Bushati analizon urimin e Ambasadës për zgjedhjet

30 Maj 2025, 10:09Politika TEMA
"Shyqyr që amerikanët heshtën..." - Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi mesazhin e ambasadës amerikane për zgjedhjet. 

Bushati tha se mesazhi i shkurtër i ambasadës, as i godet zgjedhjet, për të cilat opozita pretendon se janë të manipuluara, por as i jep ndonjë bonus Edi Ramës, duke qenë se nuk e përmend fare. 

"Mediat e Ramës thoshin se Amerika njohu zgjedhjet. Nga ana tjetër berishistët thoshin, ja dhjeu zgjedhjet Ramës, u prishën zgjedhjet. E vërteta është në mes të këtyre qëndrimeve. 

Pse? Nga njëra anë derisa ambasada uron popullin shqiptar për zgjedhjet, një ambasadë nuk mund të urojë një popull për zgjedhje që ia kanë vjedhur. Pra nënteksti nuk presupozon se janë të vjedhura, siç thotë opozita. Kjo është goditje për interpretimin e opozitës.

Nga ana tjetër, sollët deklaratën e 2021, të një administrate tjetër, aleate me Ramën. Por krahasimin e bëra ndryshe, kërkova dhe thashë, kush ka patur zgjedhjet këto kohë? Kishte zgjedhjet presidenciale Rumania. 

Në ato, që në konferencën e Mynihut, zv.presidenti amerikan i goditi si zgjedhje ku elita nuk degjon popullin, e megjtihatë po të lexosh deklaratën amerikane në Bukuresht, e uron me emër presidentin e zgjedhur. Emri i Edi Ramës këtu mungon. Çfarë në tregon kjo? Nëse nuk janë pro opozitës, nuk janë të hapur ndaj Ramës.

Zgjedhjet nuk i kanë dënuar, por Ramës nuk duan ti japin as minimumin e një bonusi për zgjedhjet. Nga një anë, shyqyr që e kemi këtë heshtje amerikane. Këto do jenë zgjedhjet e para pa amerikanë dhe ky është lajm i mirë", tha Bushati. 

Bushati tha se deklarata e ambasadës anon më tepër nga njohja e zgjedhjeve, pasi një popull i vjedhur nuk mund të urohet. Ai foli edhe për ndikimin e administratave të ndryshme në politikën tonë, duke deklaruar se ka një tërheqje amerikane, të cilën e cilësoi si pozitive. 

"Po do ta vësh në peshore, mund të interpretohet si mbështetje. Fraza "urojmë popullin shqiptar", ti uron dikë, ti shkosh në shtëpi për urim kur i kanë vjedhur një send? Një njeri i vjedhur nuk urohet. Pra në nëntekst nuk e pranon vjedhjen.

Preçi tha që ishin zgjedhjet me shumë Amerikë, por këto ishin zgjedhjet e para pa Amerikë dhe shyqyr që ishin kështu. Shqipëria është më mirë pë këtë. Unë besoj që LaCivita është personazh privat dhe ka marrë lekët, nuk e shoh si Amerikë zyrtare. Zyrtarisht nuk ka qenë prezent. Nuk kanë qenë kaubojsit që merrnin përdore Bashën dhe Ramën. Kjo Amerikë kaubojse ka mbaruar.

Këta që nxjerrin tituj portalesh i pëlqejnë këto, them se Shqipëria është më mirë pa këtë lloj Amerike. Në këndvështrimin tim ka këtë të keqe. Mendoj se regjimi autokratik shqiptar, është vendosur këto 12 vjet me mbështetje dhe përkrahje amerikane.

Historia e Amerikës, na tregon deri tani, një shtet të madh, një superfuqi, hiperfuqi, që korrigjon vetëveten. Mbështet Pinochetin dhe i heq spinën pastaj. Mbështet Sadam Hussein dhe e çon në litar. Kjo Amerikë që na la peshqesh diktaturën e Ramës, po të ishte ajo tradicionale… Nëse pe fjalimin e zv sekretarit, tha nuk do të jemi më korrigjuesit.  Çfarë ndodh me Shqipërinë, me Amerikën që po tëhiqet?

Tërheqja e kësaj Amerike, na lë peshqesh këtë të demokratëve.

Bota ka shpikur konventa që përcakton rolin e diplomatëve, kur kalojnë këtë rol shkaktojnë gjëma. Bëhesh kollaj Afganistan apo Kili", tha ndër të tjera Bushati. 

3 Komente

  1. Z
    Ziso

    More po akoma do degjojme kete debil,mire keta televizoret qe jane legena te gjithe po ti more Mero qe je gazete serioze dhe e vertete, ky nuk kenaqet se eshte rritur ne bllok,me babane kryetar dege te brendeshme te Enverit nje i pakenaqur nga asgje,si duket si dalin leket dhe lepihet televioreve,mos harxhoni leke kot per kete karafil.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zot na fal cfare ke krijuar ! The Shit in Rain

      Ti aq shpirtZI sa je bere ne fytyte si Muti ne Shi.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Kasemi nga Çepani

        Amerika i tha popullit shqipetar : " I gezofshi sgjedhjet!" Per ate nuk ka rendesi se cila parti i fiton ,sepse kete ka ne dore populi shqipetar. E shqipetaret e dhane verdiktin e tyre. I besuane PS dhe Edi Rames. Per dy muaj rresht sondazhet jepnin po te njejtin rezultat , por PD i mbante shpresen nga Amerika dhe La civita. NUk voton shqiptari vrasesit dhe rrugecet, gojepiset me ne krye Sali Berishen . Populi shqiptar nuk voton alabak qe nuk mbajne fjale si Bardhi, Gjekmarkaj, Paloka . Apo llapaqene si Vokshi. RRugacet si Flamur Noka. Tashme ta fusi ne bythen e t ij ate gishtin qe tregoi tamam si rrugac ne parlament. Ku e ke ate kapardisjen ; ohooo po vjen era shtet !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje