PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në seli

10 Nëntor 2025, 09:20Politika TEMA
PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, demokratët mblidhen sot në

Këtë të hënë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit, duke mos marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ky hap vjen pas vendimit të marrë një ditë më parë, në vijim të tensioneve të krijuara gjatë seancës së fundit plenare.

Në një komunikim të brendshëm me deputetët demokratë, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka theksuar se asnjë prej tyre nuk duhet të jetë pjesë e komisioneve derisa të mblidhet grupi dhe të merret një vendim përfundimtar.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, shkruan Bardhi në mesazhin e tij drejtuar deputetëve.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Uaa c'hata e madhe qe na gjeti! Na njoftoni vendin dhe oren e varrimit.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      E filluan avazin e budallajit PD…Good luck me kete rruge drejt humneres se na jeni veshtiros nje e dy perplasni kembet si femije tekanjoze, keni marre fund si institucion politik duhet te regjistroheni ne kopeshtet ditore…..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati I 91

        Shpresoj te mos shkojne per te miren e vendit te pakten nuk degjojme shpifje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje