Për demokratët e mërzitur nga arrestimi i Ilir Metës: Shikoni si merrte zvarrë Sali Berishën ai, kur ishte kryeministër

21 Tetor 2024, 17:32Politika TEMA
Për demokratët e mërzitur nga arrestimi i Ilir Metës:

Për ata që janë shqetësuar dhe mërzitur nga mënyra e arrestimit të Ilir Metës sot, dua t’u sjell në vëmendje se, pavarësisht se çfarë ka ndodhur këto kohë, Ilir Meta është i pari kryeministër që në vitin 2000 ka arrestuar në mënyrë brutale liderin e opozitës, Sali Berisha.

E ka arrestuar për arsye politike, jo për korrupsion, pastrim parash apo lobim të paligjshëm. E ka marrë peng me strukturë të posaçme policore, të varur drejtpërdrejt nga politika dhe jo siç ndodhi me atë ditën e sotme, ku u arrestua nga struktura e posaçme e BKH-së, e cila, fatmirësisht, nuk varet nga politika dhe policia e shtetit.

E ka arrestuar pa asnjë njoftim të mëparshëm apo thirrje për të shkuar vetë në ambientet e policisë së shtetit, në dallim nga struktura e BKH-së, e cila ka zbatuar njoftimet dhe afatet ligjore, sipas të cilave subjekti duhet të vetëparaqitet në ambientet e policisë së shtetit.

Meta zgjodhi të bënte rolin e Vojo Kushit, ndaj ai që u nxor sot prej leckash dhe u shoqërua me forcë në ambientet e policisë së shtetit nuk është thjesht individi Ilir Meta, por është çdo zyrtar i korruptuar që ka thyer besimin publik, ka abuzuar me taksapaguesit dhe zgjedh të bëjë gangesterin dhe të fortin përpara Ligjit.

Sot ai quhej Ilir Meta, nesër mund të quhet Erjon Veliaj, Edi Rama apo kushdo zyrtar apo ish-zyrtar ndaj të cilit ka një akuzë penale për korrupsion. Përpara ligjit të gjithë të barabartë!(N.Lapardhaja)

9 Komente

  1. B
    Berati

    Neser mund te jete E. Veliaj ,E. Rama....kur te ndodh dil e fol. Deri atehere mos namutin kot.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Tema, lërini budallallëqet, Ilir Meta e arrestoj Berishën sipas gjithë mënyrave që vendosën të dy së bashku paraprakisht. Atëherë morali i Berishës ishte përtokë, me skeçin e "arrestimit" Meta nuk bëri asgjë më shumë, veç i dha oksigjen një të sëmuri në gjëndje kome.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjon

        Ishte loje , o Brace, ishte kurth falco.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lani...

          2 kriminelat e shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kal beg se ka hanek

            He me te lumt ty o Like ke punu per ket ven Ju keni kujtu se keni me nejt gjithmon ne karrige jo o Like jo Salush

            Përgjigjjuni
            1. r
              raul

              O Mero nxirre videon ku spiuni Agush 50 lekesh drekon me krininelin Altin Hajrin per te festuar daljen e leshelise force e dyte ne Hardhisht me votat e blera nga banditi Altin Hajri. Ta shohin shqiptaret cfare monstre eshte ky njeri me cfare banditesh te rrezikshem hante e pinte dreka e darka e blente vota. Ku eshte sot leshelija e Hardhishtes dhe Pjezes shijak nuk ekziston. Leshelija ka vdekur nje here e pergjthmone me 14 maj 2023 ne gjithe Shqiperine. Tani dhe perbindeshi i vicidolit po dridhet se i iku dhe aleati i vet hajduti i cez. Spiuni Agush 50 lekesh.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jimi

                "Arrestimi" i Saliut nga Iliri, nuk ka qene gje tjeter vec'se nje konspiracion i te dyve, thjeshte nje legjendim. Ilirit i duhej nje veprim i tille qe si "kale troje" i se djathtes te fitonte besimin dhe te forconte pozitat ne gjirin e se majtes, gje qe e trealizoi me sukses. Nese do ta kishte seriozisht dhe plotesisht te mbeshtetur ne ligj arrestimin e Saliut, nuk kishter pse pas disa oresh ta leshonte ate ! Dhe c'eshte me interesantja, ne nje vend demokratik, arestimet nuk i bejne kryeministrat, por organet e drejtesise, te cilat zbatojne ligjin kur kemi shkelje te tij nga kushdoqofte.

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hektor

                  PD e shkatërroi Sali non grata dhe Like FLORIRI.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjati

                    Altin, kur do jene keta te tjeret qe e rropen Shqiperine? Si te djathte edhe te majte. Merru pasurine qe kane vjedhur dhe kthej popullit te varfer. Urime SPAK, te gjithe ,e radhe.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje