Avokati Romeo Kara ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë që i hapi rrugën Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë dosjen e “21 janarit”, ku gjatë protestës së opozitës në vitin 2011 mbetën të vrarë nga Garda e Republikës 4 qytetarë të pafajshëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Kara zbuloi se provat e masakrës së “21 janarit” janë prishur.
Sipas Karajt, duhet që të thirren si dëshmitarë sa i takon “21 Janarit”, ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi. Ndërkohë, juristi Romeo Kara shtoi se të gjitha rrugët e hetimit të dosjes së “21 Janarit” të çojnë tek Sali Berisha dhe stafi i tij i ngushtë, me të cilin siç thotë ai, ish-kryeministri i shpallur “non-grata” nga Londra e Uashingtoni mori peng vendin përgjatë qeverisjes së tij dhe opozitën më pas.
-Zoti Kara, Gjykata e Lartë i hapi rrugën SPAK-ut të hetojë dosjen e “21 janarit”? Si e shikoni këtë vendim? A do të ketë me ne fund drejtësi për këtë ngjarje te tmerrshme?
Kthimi në vëmendjes te kësaj çështjeje me gjithe vitet qe kaluan, flet për natyrën qe ka ne thelb drejtësia: ajo vonon, por kurrë nuk harron. Gjykata e Strasburgut, e vene ne lëvizje nga familjaret e te të ndjerit Nika, hapi siparin e rihetimit te plote te ngjarjes, gjë qe tashme u sanksionua edhe me vendimin e fundit te Gjykatës se Larte. Pra, dyshohet për nje krim te organizuar shtetëror. Tashme do te jete detyre e SPAK-ut qe te hetojë te gjithe zinxhirin komandues te Gardës se Republikës dhe me tej lidhur me dhënien e urdhrit për hapjen e zjarrit si dhe personat qe vonuan hetimin e saj, arrestimin e autoreve dhe prishjen e provave. Realisht shpresoj se me ne fund kjo ngjarje do te zbardhet dhe drejtësia do te thotë si duhet fjalën e saj.
-Kreu i SPAK, Altin Dumani ka qenë prokurori i Apelit për çështjen dhe e njeh shumë mirë dosjen. Është ballafaquar në Apel, ka përgatitur një pjesë të raportit bashkë me kolegun e tij atë kohë. Për sa kohë, prokurorët në atë kohë në Apel, kërkuan “vrasje me dashje” për zyrtarët e Gardës së Republikës, patjetër që ato kanë pasur një bindje referuar provave, materialeve dhe hetimeve. Mendoni se këtë herë do të dënohet Sali Berisha?
Shkurt dhe qarte, te gjitha rrugët e hetimit te çojnë tek Sali Berisha dhe stafi i tij i ngushte, me te cilin mori peng vendin përgjatë qeverisjes dhe opozitën me pas. Edhe vete deklarimet e tij publike pas kësaj ngjarjeje kriminale, flasin ne favor te inkriminimit te tij. Besoj se SPAK-u do te thërrasë tashme si dëshmitarë dhe persona qe kane dijeni për ngjarjen mjaft persona qe nuk jane thërritur me pare dhe qe realisht do te sjellin nje këndvështrim me te plote për ngjarjen.
-Për “21 Janarin” nuk janë marrë, apo nuk kanë dhënë dëshmitë e tyre eksponentë të kohës që nga Ish-kryeministri e deri te drejtues të tjerë. A duhet që të merren dëshmitë e tyre?
Pikërisht për ketë e kisha fjalën. Besoj se ish-Prokurorja e Përgjithshme, ish Presidenti i kohës, ish funksionare te Kryeministrisë dhe me tej, do te pyeten dhe do te japin dëshmi te vlefshme për zbardhjen e plote te saj.
-Sali Berisha ka pranuar “Live” në televizion se dha urdhër për të shtënë mbi protestuesit dhe ish-kreun e opozitës, a mjafton sipas jush vetëm kjo provë që ai të dënohet?
Ky deklarim mjafton për te plotësuar tablonë e ngjarjes, ku hetimi i plote kërkon te analizohet sjellja e palëve përpara saj, përgjatë saj dhe pas saj. Ajo deklarate qëndron se nje vetëfajësim i Berishës ku ne delir deklaronte me mburrje se zyra e tij ishte me e vlefshme se gjaku i shqiptareve dhe e drejta për te protestuar kundër korrupsionit te qeverise se tij.
-Thonë se serverin e fshirë nga Berisha në Kryeministri e kanë në dorë ekspertët amerikanë, mendoni se aty ka prova që nxjerrin zbuluar vrasësit e “21 janarit”?
Besoj se po. Ky është nje fakt i ditur tashme dhe ka shume mundësi qe te kemi edhe deklarime te vlefshme lidhur me te nga vete personat përgjegjës te asaj kohe te serverit. Sugjeroj fort qe këta persona te merren nen mbrojtje nga organi i akuzës. Koha e përballjes se Sali Berishës me te vërtetat e tij dhe drejtësinë, po afron. Kemi besuar fort ne këtë gjë dhe shpresojmë qe drejtësia te thotë sa me shpejt dhe sa me sakte fjalën e saj.
Drejtesia jone ka dhene prova per paaftesi ne gjykimin e ketij krimi si dhe Gerdecit, si krime shteteror. Nje gjykate nderkombetare do ishte me e besueshme
Pse duhet thirrur si deshmitar e jo si i akuzuar direkt??? Ky ishte krim shteteror dhe shteti kushte nje KM qe duhet marre I pandehur
Mos shpresoni ! Spaku dhe Dumani jane te trembur deri ne palce nga kercenimet e Berishes dhe Metes. Shkurt muhabeti kjo drejtesi ka lindur me lepur ne bark. Dumanit i dridhen leqet e kembeve para Berishes. Ai e ka quajtur Dumanin kriminel dhe Spakun organizate kriminale dhe nuk therritet per tu pyetur per keto akuza te renda por i pranojne ne heshtje. Pa le pastaj Ilir Floriri qe i quan Spaku - tarallaku dhe DumDumani. Me e ndershme duhet qe te japin doreheqjen !!!!
Albanistan vend i cudjrave , krimineli Sali jo nje here po shum here mburret ne tv qe i vrava une e do vrisnja deri 400 njerez se me rrezikohej pushteti Spaku thote do e theres si deshmitar jo si vrases . Ketu ka pjelle shejtani duhet nje drejtesi e huaj e ti dergoje ne biruce te paret prokurore e gjukates qe tallen me viktimat e pastaj autoret e vertete nga Sali qeni , Luli Ndrea Prendi e ish shefi i policize qw nuk zbatoi urdhein e prokurorise per arrestimin ne kohe te kriminelave .

Drejtesia ne Shqiperi eshte 0 me xhufke, do te thoshte Noli. Ndersa ne, te ikurit nga krimet dhe vjedhjet e kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha themi qe eshte thjesht propagande. E ka thene sakte komentuesja me pseudonimin e gruas se tij "Sllobodanka": "Mali i Dajtit do te dridhet, Sali Berisha i gjalle nuk lidhet!" Nuk e lidh dot nje dragua tropojan nje liliput dibran, harrojeni.
Fshij djerset o qen
SPAK nuk e kuptoni qe po beheni gazi i botes !? Filloni nje akuze dhe nuk e coni deri ne fund, pastaj beni nje akuze tjeter, por edhe kjo ashtu si e para zvarritet pafundesisht deri sa te vije momenti qe SPAK te kujtohet se paska edhe nje akuze tjeter ? Kjo pavendosmeri dhe kjo zvarritje eshte teper qesharake dhe prandaj Saliu plak tall bythen me ju nga maja e penxheres, se e di dhe eshte i sigurte qe juve te hani mune dhe nuk keni kellqe qe ta merrni ate te pandehur. Ah shteti do burra dhe jo kllouna ! Te lumte bytha plaku Sali !