Për të gjithë ata që presin “shpëtim” nga Bleona!

6 Nëntor 2024, 09:42Politika TEMA
Për të gjithë ata që presin “shpëtim” nga

Nga Aranit Muraçi

Kur Donald Trump u bë President për herë të parë, pikërisht në atë vit u votua unanimisht dhe nisi zbatimi i Reformës në Drejtësi, në Shqipëri.

Tani që Trump siguroi një mandat të dytë, në pritje të ndonjë zhvillimi të ri në drejtësi, e sigurt është që Bleona Qereti pritet të jetë personi më i rëndësishëm dhe më i kërkuar në Shqipëri.

Në mandatin e dytë të Trump, ata që presin të zhbëhet Reforma në Drejtësi, të hiqen ‘non grata’-t apo që premtojnë se me ndihmën e tij do të mund ta kanë më të lehtë ‘misionin historik’ në rrëzimin e qeverisë, duhet të nxitojnë;

Të bëjnë Bleonën për vete, madje t’i sigurojnë një post të rëndësishëm politik para se të jetë vonë, për të lobuar si duhet te Trump, pasi qeveria ka kohë që është vënë në lëvizje duke “korruptuar” vajzën dhe dhëndrin e tij me qëllim për të zëvendësuar Sorosin më këta të fundit, kur të ishte nevoja.

Të gjithë atyre që presin “shpëtim” dhe premtojnë të njëjtin rikthim politik, të frymëzuar nga Bleona, duhet t’i kujtojmë se nuk është nevoja të shkojnë aq larg; përtej Atlantikut. Në Britani ikën pak muaj më parë ikën Konservatorët dhe erdhën Laburistët!

4 Komente

  1. S
    Sa turpe

    Te shpresoshe apo te konsideroshe Bleona Qerreti personnalité e kuptoni sa poshte kemi rene !.

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond( koder rreshen)

      Ne jemi popull Komik ! Te besh foto me nje figur prej Dylli sikur te jet Trampi i vertet ..... po shum te deshirum jemi,sepse jemi te fundit dhe nuk na qasen,nga frika se mos ju kerkojm ndihma ! Shikoni pozicionin e Tramp, hijet tek kemisha dhe kostumi,jan te njejta tek fotoja e Bleones dhe e Kerricit ! Saliu tre dit nuk e ka la doren, kur ja shtrengoj Enveri ! Imagjinoni Saliun sa Jav si ka la duart kur ja dha dha Bejker, dhe sa Muaj kur ja dha Xhorxh Bush ?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajdari

        Tamon ke thon o shoku,po dhe prej verteti te jete Donaldit nuk i puno mo vegla se osht i vjeter.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Korcari i ri

        Sa te kemi Spiropalet dhe Spiropaleshat dhe kopene e servileve te pushtetit zor se ben perpara ky vend!Prandaj tall zilet kryeministri.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje