Nga Namir Lapardhaja
Pak ditë më parë, një portal i njohur risolli në vëmendje të publikut një detaj të rëndësishëm për të kuptuar se kush janë ata përballë, ata që kanë marrë vulën dhe logon e PD-së, dhe ata që po shtiren sikur të jenë alternativë e ndryshme nga kjo e Edi Ramës.
Portali ribotoi pseudonimin e një ish-bashkëpunëtoreje të hershme të Sigurimit të Shtetit, sot një ndër mbrojtëset e angazhuara publike të Sali Berishës, ish-këshilltare e tij.
Jo vetëm që kishte qenë e përlyer me ish-sigurimin famëkeq të shtetit, por ish-këshilltarja e Berishës, sot mbrojtësja e tij e zjarrtë, gjatë kohës që kishte punuar si këshilltare e ish-kryeministrit, së bashku me një ish-këshilltar tjetër të tij, sot i angazhuar në strukturat drejtuese të partisë së Ilir Metës, kishin marrë leje për ndërtimin e një HEC-i, pikërisht nga shefi i tyre, kryeministri Berisha, në një kohë që si vartës dhe si punonjës të atij institucioni nuk mund ta merrnin për shkak të konfliktit të interesit.
Pra, së pari, bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, dhe, së dyti, pronarë HEC-esh dhe TEC-esh.
Për të mos folur për ata nga k grupim që ditën shajnë qeverinë, ndërsa natën marrin leje për kulla po nga kjo qeveri.
Kështu vijon pastaj edhe nga pronarët e televizioneve, që i mbajnë në lojë fuqishëm, duke i promovuar dhe duke porositur që vetëm ata të jenë ekraneve, apo analistë e drejtues të rëndësishëm televizionesh, që betejën mes tyre e kanë sikur zihen lagjet “Rolling Hills Tirana” me “Green Coast Palasë”.
Që të merremi vesh, problemi nuk është se janë pasuruar, por sepse një pasuri të tillë e kanë vënë duke qenë në detyra shtetërore dhe publike, gjë që i ekspozon ata thellësisht ndaj të qenit të korruptuar.
Përballë kësaj panorame, me pronarë koncensionesh, TEC-esh dhe HEC-esh, kemi një grusht militantësh, të pabukë, që përdoren dhe keqpërdoren për të ushqyer pikërisht nga mundi dhe përkushtimi i tyre dinosaurët e korrupsionit, që duan të mundin Edi Ramën jo se është hajdutë dhe i korruptuar, por sepse është duke vjedhur, sipas tyre, atë që u takon atyre ta vjedhin.
Konkluzion i sakte
Po, por i përgjithshëm. Psh, pse Lapardhaja meqë i di, pse nuk i jep emrat e këshilltarëve të Sa-lehut, që përveçse bashkëpunëtorë të vjetër sigurimi kanë përfituar prej tij në mënyrë të paligjshme? Ç'është gjithë ky "kujdes", për të mos informuar publikun (sigurisht nëse ke fakte), kur krahu tjetër me në krye atë që ju mori vulën s'ka lënë e s'lë gjë pa thënë për askënd pa shpifur dhe përgojuar, edhe pse si të tillë, disa herë është dënuar nga drejtësia, por ai dhe sekti i tij, nuk rreshtin për të ushtruar 'zanatin', sepse i besojnë jo të vërtetave, por asaj shprehjes që thotë: "shpif, shpif se diçka do ngelet!". Ndërkohë ju po u kërkojmë të kundërtën, të vërtetën.
Zana Guxholli (Kajsia) dhe Petraq Milo, shumë e lehtë, ska asnjë arsye për t'u mbajtur sekret emrat. JU QË KËRKONI EMRA BËNI SIKUR PO U DHANË EMRAT DO TI BESONI?! EDHE JU SI ATA QORRAT E SALIUT JENI! BRAVO LAPARDHAJA PËR SHKRIMIN
Kush është ajo mongolja në krahun e salihut?!