Ndeshja me Spanjën, Rama: Përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit, por Kombëtarja do të dalë me kokën lart

24 Qershor 2024, 10:45Politika TEMA
Ndeshja me Spanjën, Rama: Përballemi me skuadrën më të

“Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart, cilidoqoftë rezultati i ndeshjes.” Kështu shprehet kreu i qeverisë Edi Rama në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, e cila luhet sot në orën 21:00.

Përmes një reagimi në facebook, Rama shkruan se sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit, por topi është i rrumbullakët dhe lojtarët e Kombëtares nuk kanë asgjë për të humbur.

Postimi i plotë:

Askush nuk do ta besonte me mendje – me zemër tjetër punë – që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”

Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen

Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë

Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024.

7 Komente

  1. Z
    Ziu

    Aeroporti I Kukesit pse nuk punon...me thote gje kush?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daniela e Gencit, qe e pallonte Rafti

      Une them te shkosh me Linden per te pare ndeshjen.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fazlliq QIres i familjes Berisha

        Ne emer te kujt flet pacienti me problemet te shendetit mendor!? -Te BBB-Bineraj,Beograd,BeroshesBalliuy,Blushiy,Balles,Bushatit te apo si Kolonoracioniste la Lujsling,KOQE!?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aldo

          Me tumane ke shkuar apo ....me brek ???? Ik mor turpi i shqiperise , mos t u dukte fania

          Përgjigjjuni
          1. k
            kreshniku

            Ironia e Rames eshte se, koken larte presupozon ,bythen perpjetel

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lola

              Shpresoj te mos kete vajtur ky tersi yne!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fcuk off cuntface,

                Varikarin!????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje