Përdorimi i Ringjalljes si “Rikthimi i Përbindëshit”

28 Gusht 2025, 18:32Politika TEMA
Përdorimi i Ringjalljes si “Rikthimi i Përbindëshit”

Nga Ylli Pata

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e lugatit.

Ngjiti menjëherë kjo metaforë, pasi i rri mirë narracionit që kanë ndërtuar prej vitit 2021(kur u shpall non grata nga SHBA), njerëzit pranë Sali Berishës, se ai do të ringjallet, ashtu siç ndodhi me Jezu Krishtin pas kryqëzimit të tij prej romakëve.

Është keqpërdorur aq shumë kjo fabul gjithë këto kohë, sa kur doli nga goja e Fatmir Mediut gjatë një interviste televizive, u duk se ishte pikërisht pika që derdhi gotën.

Në vitet 80 të shekullit të kaluar pati një modë në Hollywood, kur patën sukses filmat me heronj. Të cilët, të vetëm bënin namin dhe fitonin mbi të këqinjtë, sado të fortë të ishin ata, apo sado të shumtë në numër.

Heronjtë e vetmuar, të mërzitur e në krizë identiteti ja dilnin të shpëtonin botën. Por, e keqja nuk mbyllet aq shpejt, e kështu nisën të dalin një pas një sequel-ët, apo vazhdimi i serisë së heronjve, që nuk mbylleshin kurrë. Rambo 1, 2, 3, 4, 5 etj. Rocky 1, 2, 3 e me radhë. Terminatori, Chuck Norris e shumë nga përfaqësuesit të sagës së heronjve vijonin pa fund.

Më pas, kjo modë u kopjua nga mjeshtrat e filmave horror me përbindsha e lugetër. Pasi medalja ka dy anë. Ashtu si shumohet e mira, edhe e keqja ka të njëjtin fat e rikthehet për të bërë kërdinë mbi njerëzimin.

Filluan kështu sagat me lugetër e përbindsha apo zomby: Sharra 1, Sharra 2, Sharra 3 e që nuk pushojnë deri në të fundit që gjithmonë kanë titullin: “Hakmarrja!”

E për t’u kthyer jo thjeshte në metaforën e përdorur nga Manjani, por në kuptimin në mjedisin politik të mitit të ringjalljes, ka një shumësi në opinion që e konsideron fiks si rikthimin e përbindshit.

Natyrisht, jo mbështetësit e afërt të Sali Berishës, por nëse shikohet masa që prej 2013-n voton thuajse pa lëvizur Edi Ramën, i ka bindur versioni që ai sjell në eposin elektoral me seri të ndryshme.

I fundit i kësaj serie legjendare nuk fliste për katallanë e xhagajdurë, po për një buf, i cili qëndron mbi një kënetë të madhe, ku gjallesat e saj nuk dilnin dot për të parë ç’ndodh sipër saj, sepse bufi i kishte magjepsur.

Por çfarë ndodhi nga kampi tjetër? Në vend që të injoronin përrallën e bufit, apo ta kthenin atë në një logjikë qesharake, heroizuan bufin.

Madje nuk e bëri thjeshtë Fatmir Mediu, i cili edhe pse ka punuar gjatë pranë të ndjerit Sabri Godo, që shkruante për heronjtë, nuk është shquar për letërsi të këtij zhanri.

E bënë “profesorë” e “filozofë” që kanë dalë si kërpudha pas shiut për të ndërtuar filzofinë MAGA në Shqipëri si anatagonizëm i soroizmit, si dhe vetë ai: La Civita mitik, të cilin Edi Rama e pagëzoi si “Latifi”, emërtim që thënë të drejtën ngjiti gjithashtu.

Nuk u lodhën së shpjeguari se bufi është i mirë, ai ha insekte, pastron territorin moçalor dhe ruan habitatin ku jetojnë gjallesat e ndryshme të këtij rezervati. A thua se jemi në fakultetin e veterinarisë apo zooteknikës.

Në vend që të harxhonin energjinë për politikë reale dhe ide të reja, hynë në batakun që u ngriti Edi Rama, e silleshin rreth tij si gushkuqi nën legenin që i bie përsipër në ditët e ftohta me dëborë.

Ka një apo më shumë arsye pse ndodh kjo. E sipas gjasave nuk duket se kemi të bëjmë me “krizën e krijimtarisë” të spin-ëve që prodhojnë fabulat e PR. Edhe pse diku mund të qëndrojë.

Ajo që duket se është problemi më i madh këtu, u vu re se në të gjithë këto tregime, mungon fraza mitike në fund: “Personazhet apo ngjarjet që zhvillohen në vepër nuk janë reale. Ato janë thjeshte pjellë e fantazisë së autorit(autorëve)…”

11 Komente

  1. A
    Albania first

    Hiqni vulen me GJYKATE te larte dhe vdes Saliu! Ju jugoenveriste e mbani me zor! U marrte Saliu me vete kedo qe e mban! Rama e nano e mbajne e se lene te ike!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Poshtë malokët injorant e derra të qelbur.Poshtë sali maloku.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pap

      Mull-lesh Peladhie, e ke qare!!!! :)

      Përgjigjjuni
      1. V
        Valbona

        Në një shkrim të botuar nga prestigjiozja amerikane “New York Times”, thuhet se Sali Berisha me ngulm kishte kërkuar që Kosova të ketë një autonomi në kuadër të Serbisë. Bëhet fjalë për një takim të ish-Presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha. Berisha i ka deklaruar Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë, jo pavarësinë e saj, ashtu siç edhe donte Millosheviçi. Biznesmeni patriot shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, do të zhdukej më 21 tetor 1995, do të rrëmbehej nga SHIK-u u Sali Berishës, ku u torturua, u vra dhe u zhduk. Arsyeja? Sepse kishte qenë dëshmitar i një takimi sekret mes Sali Berishës dhe Millosheviçit në në Shën Naum. Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, ka rrëfyer se “Dhe çfarë ndodh? Këta kthehen, babai im ndalon në Shkup, këta vazhdojnë për në Ferizaj dhe për në Prishtinë. Në lajmet kryesore të mbrëmjes, lajmi kryesor ishte që Sllobodan Millosheviç takohet me Kiro Gligorovin në Shën Naum.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prsh

          Po mqs e paske gjetur prestigjozen amerikane mi valbona , na bej nje nder ne dhe na shfaq edhe Artikullin. Do ishte shume mire dhe te siguroi se Merua do ta botoje ne krye te faqes se pare. Se per ato tjerat e ke me veshtire por kte prestigjozen e gjen kollaj se kane arkiv kto.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berisha - misionar ...

          Ka shume te drejte " Albania first " , sepse keta qe e vulosen ( I dhane vulen ) , qe e betonizuan si opozite , dmth si asetin qe u garanton pushtetin , Jane shume "Te shqetesuar " per "Reformimin " e PD-se , per "Largimin " e sekretarit te Partise se E. Hoxhes , S. Berishes , nga kreu i PD -se , I kesaj PD-je qe si mision ka perjetesimin e pushtetit ne duart e bijeve te eterve ...!!!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Firzaku nga Raja.

            hahahahahahaha, do ngjallet si Krishti....!!!! Oj Fatjushe Gerdeci, oj Fatjushe kurva, pa qi nanen Shiqere ke ba nji urim-besim të shkelqyer, sepse po ta lexojmë-degjojmë me kujdes urim-shpresen tënde, për kopilin e Shiqeres, ti e ke qarë me lot, sepse banë 2000 vjet e nuk u ngjall hala ai marangozi i Betlehemit, dhe siç duket falli në filxhan të kafesë, do bëhen edhe 2000 vjet të tjera dhe nuk do t'ja shohim surratin Krishtit as shenjtorve të tjerë. Dmth-anë, po ta sitim në sitën e miellit Viçidoljan ketë urim-shpresë tëndën oj rraspihja e Mediut, Sali-kurvës kombëtare, ju ka ster-shkerdhyer Shiqerja edhe per 2000 vjet të tjera. ps- Kam shumë besim, siç thotë Kanuni......, që është ungjilli i Shqiptarve, Sal-çiçja e Shkaut Vuk dhe e kurvës Shiqere, mund të vijë së shpejti si Krishti-pokemon në Lekbibaj të Trapojës, që figura e tij duket si një Lekbibas i hutuar, i tmerruar, shkurtabiq dhe pa-buks....!! Hahahaha, oj Sal-çiçja e kurvës Shiqere, ta paska shkruajtur hajmalinë prostituta jote Medi-Gerdeci.

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Maloket jan te pa bes sdun me dit per krisht e as Allah. Jan rrace sllavo serbe .nuk heqin dor nga sala sikur ti vrasesh njeres te prapambetur.dhe vrases gjakftote .jane si nata me diten me kuksianet shum larg .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                Po kuksianët nuk janë malok o derdimen ?Po mul noka dru me pre nuk është malok nga Kuksi ?

                Përgjigjjuni
              2. P
                Patrioti pa ATDHE

                Fiks, kokes i ke rene ti "Berisha... misionar" Te gjithe e NDJEJNE qe eshte keshtu, ja sic thua ti, por fare pak kane kurajo ta thone! God bless you sir!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  Poshtë sali maloku.Poshtë flamut noka dru me pre.Poshtë fatmir medi çamoku i Gërdecit.Të gjithë janë gjirize të kombit.U shoftë kjo rracë e ndyrë !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje