Ylli Manjani, ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

28 Gusht 2025, 15:52Politika TEMA
Ylli Manjani, ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më

Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Fatmir Mediut, i cili tha se opozita do të ngjallet nga Berisha sicc ndodhi me Krishtin.

Në një postim të tij, Manjani shkruan: 

"Ndoshta gaboj po sa herë dëgjoj fjalën "ringjallje" më vjen ndërmend pamja e lugatit.

Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, po unë këtë përfytyrim kam. Lugatin...

Madje më vjen ndërmend edhe një barcaletë me këtë rast:

Një hebre nga Shqipëria u sëmur dhe shkoi në Jeruzalem për të marrë ndihmë mjeksore. 

Pas përpjekjeve të shumta nuk ia doli dot. Spitali atje i thotë të shoqes se rasti qe shumë i rëndë dhe nuk kishin ç'ti bënin më shumë. Por e lidhën me një agjensi funerale atje.

Agjensia i tha gruas së të ndjerit se mund ta varrosnin në Jeruzalem meqë kushtonte me pak.

Gruaja i tha, "ma sillni në Tiranë, sado që të jenë shpenzimet, se kam dëgjuar se këtu në Jeruzalem është ngjallur njëherë dikush"

7 Komente

  1. P
    Pd 1991

    Amon o cun shyqyr qe fole iher tamom Se te kom pas dit per cun te zgjut Respekte

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      ----------------------------------Ylli-------------------------------------- ====================================== ------------Gjatë vdekjes së gjallë----------------------------- ====================================== --------------------të Saliut,------------------------------------------====================================== ------------------------jeta e vdekur jetohet-------------------- ====================================== ----------------------------------nga demokratët.----------------

      Përgjigjjuni
      1. s
        serxho

        Shumë e bukur kjo.....lugati nuk e hap krahun por kërkon që dhe në varr ta çojnë si kryeministër....

        Përgjigjjuni
        1. I
          Illirikum

          Yllo, je i modh. Kisha kohe qe nuk kisha degju nje barcalet tamam si ato tonat te vjetrat, te kohes se tao-taos.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli hera e pare

            qe me pelqen

            Përgjigjjuni
            1. f
              ferd papadhima

              o cfurku kush ta ka shkely bythen qe shkru ashtu? po vje njehere te 313 te te sistemojme? ti thush vetes cpaska qene kari se kom dit!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nikolla

                Të të marr e mira o djalë se më kënaqe. Fiks për Mediun gangsterin e Gërdecit, monstër që me duar në xhepa, nga të mos bërët e asnjë pune, dhe me gjunjët e grisura nga zvarritja mbas kryetarit, që ka mbi 25 vjet që e mban në parlament nuk mund të presësh ringjallje as të të të vrarëve në Gërdec. Mediu të paguaj zullumet e pastaj pasi të bëj dhe burgun mbase ringjallet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje