VIDEO/ Rama për ‘varrezat’ e makinave: Situatë primitive, masa të reja kundër kaosit

28 Gusht 2025, 11:35Politika TEMA
VIDEO/ Rama për ‘varrezat’ e makinave: Situatë primitive,

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për "varrezat" e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj.

"Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti. Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.", tha Rama.

3 Komente

  1. L
    Labi

    Hajde ne Zvicer e shikoji varezat e makinave o pall,merru me probkemet e verteta e mos caj derrasa kot,merru me hipotekat e kadastrat presin njerezit me muaj per nje certifikate pasurie,merru me trafikun ku eshte nje kais i vertete,merru me te fortet e rrugeve qe parkojne vend e pa vend,bej gallate se je ate gersallen 80 vjecar para se te ishte tjeter do ishe te shtate penxheret.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cc

      Varreza makinash ka ne amerik gjermani .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Ti ke varreze makinash kur ngjitesh per Surrel e nuk ben gje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje