
Berisha njihet për qëndrimet e tij inkoheretne dhe për mos mbajtjen asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, por, nëdrsa sot shfaqet si një ndër ‘të persekutuarit’ e Xhorxh Soros-it, një letër e firmosur nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i është drejtuar miliarderit amerikan, Xhorxh Soros, duke e falënderuar për ndihmën e madhe ndaj popullit shqiptar, madje edhe duke e cilësuar se kjo ndihmesë e tij kishte qenë kyç për fitoren e fundit të Partisë Demokratike.
Në letrën e tij, Berisha përmend ndihmën konkrete që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur kishte dhënë për shtypin demokratik shqiptar, duke dërguar 120 tonë letër për botimin e gazetave opozitare.
“Mbështetja juaj ishte shumë e nevojshme. Nuk ka dyshim se ndihmesa juaj ishte një çelës për fitoren tonë demokratike”, shkruante Berisha, duke e ftuar Sorosin që të vizitonte Shqipërinë si “mik personal”.
Në atë kohë, Fondacioni Soros kishte hapur zyrën e tij në Tiranë, duke mbështetur proceset demokratike dhe reformuese. Berisha theksonte se kontributi i Sorosit për ngritjen e një grupi këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të ishte thelbësor për reformat politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.
Por, ndryshe nga qëndrimi i atëhershëm, sot Berisha është një prej kritikëve më të mëdhenj të Sorosit, duke e paraqitur shpesh si “armik të demokracisë shqiptare” dhe pjesë të një skeme që synon kapjen e institucioneve, madje duke e akuzuar edhe për shpalljen ‘non grata’ të tij, në një komplot me Edi Ramën dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
Letra e publikuar shërben si një dëshmi e qartë e ndryshimeve drastike të retorikës politike të Sali Berishës gjatë tre dekadave të fundit, duke nxjerrë në pah kontrastin mes së kaluarës dhe qëndrimeve të sotme./ TemA
Më poshtë, letra e plotë:
I dashur Z. Soros,
Po shkruaj para së gjithash për t’ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme që Fondacioni Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri. 120 tonët e letrës janë një shembull i ndihmës që fondacioni juaj i dha shtypit demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. Dyzet e pesë vjet të izolimit dhe kontrollit të plotë të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngutshme për reforma të plota të mjedisit ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe unë personalisht shpresojmë të kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj. Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal.
Shpresoj të shihemi së shpejti, dhe mbetem
Sinqerisht, Dr. SALI BERISHA

Cfare ka ketu ai kopili I sheqeres, cthote tani e kthen neser
Bufi konsideron Sorosin armike jooooo asnjehere. Bufi talle bythen me bolet e PD......duhet gjetur nje astuces per te genjyere Vrenozet .... O Sali o herro ty gjithe bota shume te do , parti Enver urrraaaaa
Nuk e ka shkruajtur dr Berisha kete leter. Ky shkrim botuar nga Mero Baze eshte nje fantazi e Edi Rames per te perbaltur kollosin e demokracise se perboteshme, pr dr Sali Berishen.
O latif kari,,gjall je o loqe pazari,,
Me fal or zotnia Ceceni Maloqeri, por nuk e kupton fare ironine e Latifit. Nuk ka ironi me te madhe qe nje maskara si Saliu ta quash kollos i demokracise se perboteshme. Ky Latifi eshte kaq i mencem sa ndajfoljen "boterore " e ka zevendesuar me togun e fjaleve "demokraci e perboteshme" qe ka kuptimin e gjithesise dhe jo vetem te tokes. Pra Saliu nuk eshte kollos vetem ne toke por eshte aljen qe po nderton demokracine e perboteshme. Duket sikur ky Latifi eshte trap, por ne thelb eshte gjeni.
Nuk ka asgjë për t'u çuditur! Tashmë, shqiptarët dhe ndërkomblëarët e njohin mjaft mirë Sali gërdallën si "nënën e gënjeshtrës" dhe "babain e mashtrimit". Shkurt si njeri hipokrit dhe të paskrupullt. Për bëmat dhe gjëmat e tij prej 34 vjetësh, është folur dhe stërfolur, duke e cilësuar "fatkeqësi kombëtare", ndaj për to pritet të flasë drejtësia se shqiptarët, duke e lënë rrugëve të lehë si qen, ia kanë dhënë ndëshkimin e merituar.
Sa shkon tek Soros duke i rene nga Beriasha...bjeri me shkurt nga Rama or Meroqerja! Nise me ato fotot e tij me ata at e bir qe i ka hequr nga defteri sapo edhi Trump ne Shtepine e Bardhe.
Letra eshte shkruar per ate kohe,jo tash.Ne ate kohe dhe Enver Hoxha ishte ylli qe ndriçonte gjithe boten.
Po ti çfar nuk ke llapur per Ramen,tani na u bere me katolík se papa!? Figure e piset dhe i pa cipe je. Do kesh fund te shemtuar,sepse krijon armiqesira te dhuneshme e me fjalore banale qe nuk i filtron . Asgje eshte e perjete dhe deliret e madheshtise vdesin me mbretin. Jetofsh gjete te shikosh vdekjen e mbretit dhe fundin tend. Spiro.
Gallate e modhe. Merreni me Saliun qe ka kry pune me Sorrosin dhe " harroni" kingun Rama qe eshte mik shpie dhe zbatonte agenden e sorrosit deri para 4 muajsh! Jeni t mdhenj
O karat e meros, çdo njeri ne bote ka te drejte te ndryshoje mendimet dhe opinionet biles edhe miqte, kur e shikon se ata nuk perputhen me per arsye te ndryshme . Vetem idiotet dhe Enveristet nuk e tradhetojne komandantin dhe vazhdojne me besnikeri qorre. Me e rendesishmja ne kte shkrim ketu mungon dhe ajo eshte aftesia e doktorit per te parapare rrjedhen e ngjarjeve. Deklaratat e 2017 te doktorit per Sorrosizmin dhe perputhja e qendrimit amerikan sot me ato qe deklaronte doktori para 8 vjetesh eshte e mahniteshme. Pra doktori e kuptoi para te gjitheve se kush ishte Xhorxhi !!!
po o kari i Salih Malokut po
po o kari i Salih Malokut po
Ehh kur na japin pare te tjeret jane te mire kur na thone punoni qe te fitoni e t zhvilloheni atehere ata jane te keqinje.Ky eshte moralj i pd.
Lëreni saliun sr ai jeton akoma për mungesë varri, motërqiri i mutit. Sali cjapi plak natuf i vjetër serbo rus është më katili i Bsllksni dhe Evropës dhe Shqipërisë. Këtë vetë zoti do ta shikojë me libër shtëpie.
Filloj legeni telenovelën e Sorosit, majmuni i Shqipërisë shikon Trampin çfarë bën andej, do të bëj dhe ky këtu. Nuk ka më legen se ky, mbaheni me shëndet, o demokratë, ta gëzoni
S'ka asgje per tu cuditur. Moral shpellari.
Mero je i madh , shpenzon kohen per dy pleq te rrjedhur qe kane fatin te jene miliarder . Salihu dhe me ayatolahun do behet nqs ai deklarohet njeriu me i pushtestshem ne planet.
Salih Berisha eshte rrot kari dhe kete e di gjithe populli shqiptar qe nuk e voton Vetem drejtesia shqiptare nuk e ka marre vesh kete
Salih Berisha eshte rrot kari dhe kete e di gjithe populli shqiptar qe nuk e voton Vetem drejtesia shqiptare nuk e ka marre vesh kete