Pse Berishës i duhen shumë grupe parlamentare?!

27 Gusht 2025, 19:39Politika TEMA
Pse Berishës i duhen shumë grupe parlamentare?!

Nga Ylli Pata

Në filmat e vjetër të Kinostudios, ka skena të ngjashme luftimesh e betejash, si ajo e Çercizit në stanin e Mashkullorës, apo të partizanëve që rrethohen në “shtëpi të vjetra tiranase”, ku të rrethuarit lëvizin nga njëra dritare në tjetrën, duke shtirë me dyfek apo kobure.

“Duhet t’i tregojmë qafirave se jemi shumë”, është batuta që i lidh bashkë këta filma, sikur të jenë shkruar nga e njëjta dorë.

Në fakt, edhe pse nuk ka ardhur nga “Luftrat e Peleponezit” e Tuqiditit, kjo është një taktikë e njohur e luftrave guerile, edhe pse e mbivlerësuar. Sepse ata që anë përballë nuk janë vetëm çaushë të leshtë, kapuralë mendjelehtë, apo kapitenë gjermanë të painformuar.

Kështu duket edhe kjo taktika tashmë e stërpërdorur në Parlamentin shqiptar, ku partitë e minorancës krijojnë një arqipelag ishush parlamentar të quajtura grupe, si për të qenë pjesë negocuese në luftrat e mëdha ndërmjet Athinës dhe Spartës.

Sali Berisha, duket i ka mbyllur negociatat për t’u dhënë borxh deputetë disa partive për t’u bërë grupe parlamentare, ku duhen së paku 7 deputetë.

Përveç partisë së Metës, duket se do të kenë grupe edhe Fatmir Mediu, ndoshta edhe PDIU e Idrizit, e cila ka deputete vetëm Mesila Dodën. Grupe që kanë ekzistuar edhe në legjislaturat e shkuara.

Ndërkaq, sot me anë të një deklarate, edhe Adriatik Lapaj, pranoi se mund të ketë një marrëdhënie me partitë opozitare, duke e vënë deputeten e partisë së tij në grupet e reja.

Grupet kanë benefite administrative, pasi ndryshe nga depuetët e veçantë, kanë përfaqësuesit e tyre në disa prej trupave kuvendore, delegacionet, por dhe benefite të tjera pragmatike që janë zyrat e fondet përkatëse që sigurohen me ligj.

Logjikisht, një opozite kompakte dhe të fortë, nuk i nevojiten kaq shumë “çeta” të shpërndara, pasi një skalion i ngjeshur, i disiplinuar dhe i njësuar, është një trupë më e aftë të luftojë frontalisht me mazhorancën.

Mirëpo, kushtet për Berishën nuk janë të volitshme për një luftë frontale para një mazhorance gjigande prej 83 deputetëve plus, ndaj i duhet të shtijë në disa dritare për t’u dukur më shumë.

Natyrisht jo për mazhorancën, pra kundërshtarin direkt që ka në fushëbetejë, pasi nuk e mashtron dot, e gjitha është një iluzion optik për betejën virtuale në livet e televizionet por dhe në rrjetet sociale.

Berisha është një mjeshtër i vjetër i politikës e i duhet të bëjë byrek me atë brumë që ka, duke përdorur sa më shumë skalione, sado të vogla kryesisht në frontin e huaj, ku deficenca e tij është më e madhe, si pasojë e izolimit dhe proceseve penale.

Mirëpo, e gjithë kjo lojë që duket se është bërë e lexueshme dhe banale nganjëherë në sytë e publikut, nuk ka vetëm përfitime. Por edhe probleme që mund t’i hapen opozitës nga ky fragmentarizim i saj.

Ky rreshtim mund të nxisë ego e ambicje të deputetëve të grupeve të reja, të përfitojnë nga kjo “jetë paralele” atë që nuk e marrin nga partia e tyre, ku çdo gjë është e centralizuar.

Ndërkohë mazhorancës i vlen shumë, kjo “botë e gjërë” e opozitës, e cila “ka lirinë e hapësirën e luftës dhe kontrollit parlamentar”.

Pra me fjalë të tjera e gjitha është një iluzion, një farë mënyre të ngopësh barkun me lugën bosh, politikisht është fjala. Se zgjedhjet e reja erdhën

13 Komente

  1. T
    Truth social

    SEPSE I DUHET RAMES DHE jugoenveristece te Shqiperise, si MBETJE TOKSIKE te ish sistemit .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vunoi

      Jugorëve t'ju hash karin si ua ke ngrënë

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Shqipëria është një dhe e pa ndarë . Atje ku flitet shqip , janë vetëm shqiptarë . Anët e horizontit jug e veri , janë përdorur historikisht nga zbulimet e huaja dhe dhe individë të vënë në shërbim të tyre , për të përçarë shqiptarët . Individë të tillë të dobët blihen kudo . Veri e jug shqiparët janë një trung .

        Përgjigjjuni
    2. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Shume grupe parlamentare i duhen per t’u mbrojtur nga SPAK, pasi te largohet nga kryesimi Duman Dumdumi. Kane kaluar 8 vjet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, e cila vë në dukje mjaft qartë rrugën që duhet të ndjekё Drejtesia Demokratike Shqiptare për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Pikёrisht Rezoluta nё Pikёn 26 shpreh keqardhjen dhe kёrkon ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite!”

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korcar

        Shkrim injorantesh. Wow, ka marre penen nje debil e po ben hartimin e rradhes. E mo Mero e qelbe gazeten me keta lapsaxhinj fillestare…

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hani bar

          Po , edhe Rames I duhet kjo lloj opozite e gjete , demek , por se pari KY eshte mentalitet I paster envero - stalinist . Dukja , imazhi , mashtrimi dhe genjeshtra , shtirja dhe falsiteti Jane disa tipare majtiste qe komunisti misionar S. Berisha I respekton me fanatizem . Sigurisht edhe ai komunikimi I nendheshem e frymezon kete lloj teatri me aktor rrugecer Mehdi dhe muzhoku I Ilir leshit .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Paraja e taksapaguesit shkon ne xhepat. E hajduteve

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhi Bu

              E kane mendjen me xhvat leket sa me shume nga shteti behen te mire me njeri tjetrin per ti mbyllur gojen e per te marre votat ne seancat parlamentare.Keshtu eshte mesuar Berisha jepi lek e benefici qe ti kete pas vetes. Per pensionistet nuk mendojne aspak ,rrit rrogat e veta ,merr favore ne nje kohe kur te filloj parlamenti vetem rrëmuja do shohim dhe ligje sa me pak te jete e mundur.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zagali

                Truth! Vete e gjete apo t'a tha ndonje tjeter.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  labi doktori

                  Treshja ,trekendshi i bermudes , hajduti dhe krimineli me i madhe i koherve ,profesori me preshin ne byth dhe gojorja me veterane e partise dhjerokratike serbo komuniste

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    robi

                    sa foto domethenese kjo. tre gerdallat e politikes qe nxijne ekranin kur dalin

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Obsessed

                      Nga 10 artikuj, 6 jane mbi Saliun. A thua mbaruan hallet ne këtë vend?

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patoku

                        Rri oj Pate rehat e ha ndonje dore misra aty pas kryeministrise se nuk di gje tjeter pertej atij territori.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje