Partia Demokratike ka reaguar ndaj ceremonisë së organizuar nga Kryeministri Edi Rama, gjatë së cilës u ndanë medalje nderi për punonjësit e Zjarrfikësve, Forcat e Armatosura dhe ekipet e Emergjencave që u angazhuan në përballimin e zjarreve këtë verë.
Në një deklaratë për mediat, PD e cilësoi këtë ceremoni si “një tallje” me sakrificën reale të atyre që luftuan flakët, duke theksuar se medaljet e arit, argjendit apo bronzit nuk mund të zëvendësojnë mungesën e infrastrukturës, mjeteve, rrogave dhe trajtimit institucional.
“Ramaduro shpërndau medalje sikur të ishte një kampionat sportiv, ndërsa zjarrfikësit dhe ushtarakët përballen me flakët me degë pishash dhe lopata.
PD thekson se përkundër vlerësimit maksimal për përkushtimin e zjarrfikësve, kritikon ashpër qeverinë, të cilën e quan përgjegjëse për bilancin katastrofik të dëmeve, për shkak të mungesës së mjeteve dhe përgatitjes. Sipas PD, Shqipëria ka pësuar 2-3 herë më shumë dëme nga zjarret, krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo Europës.
Deklarata mbyllet me paralajmërimin se drejtësia nuk do të harrojë përgjegjësit për atë që PD e cilëson si “krim shtetëror” të djegies së pasurisë kombëtare.
Shih sa te zgjuar jane keta budallenjte e PD- leshit: The thone me gojen plot e ne ze te larte: Zjarrfiksit duam mjete dhe jo medalje. Ku u ka shkuar mendja mor jahooo! O Zot!
Te nderosh punonjesit qe i sherbejne komunitetit dhe atdheut jane te domosdoshme dekoratat. PD-ja mendon se dekorata meritojne vetem ata qe i sherbejne Saliut e PD-s.Te besh vrejtje per permiresimin e kushteve te zjarrefiksave dhe mjeteve eshte normale,por jo tu kundervihesh vleresimeve te atyre njerezve qe me perkushtim luftuan me flaket.
E vetmja fushë========================== ====================================== -----------ku opozita është "konstruktive"---------------- ---------------------------------------------------------------------------- ----------------janë zjarret.------------------------------------------ ====================================== ----------------------Sa më shumë qeveria-------------------- ====================================== ---------------------------- shton flotën zjarrfikse,------------====================================== ---------------------------------aq më shumë opozita--------- ======================================----------------------------------------shton flotën zjarrvënse.
Ne kohen kur drejtonte PD zjarrfikesit nuk kishin nevoj per mjete,jo se kishin mjete,por nuk ishin te nevojshme se nuk kishte lene rruge te lire sala per te shkuar te objekti ne zjarr.I kishte mbushur me kjoska me te kenaq zemren.
PD tani e mbas do ta quajne parti e zjarrit dhe jo me kot se ajo nuk jeten dot pa zjarr qe ne 92 ne 97 98 ne demostratat me sheshe shembje te shtyllave te tensionit te larte dhe keto dy vitet e fundi me organizimin e grupeve zjarrevenese per inat te qeverise duke punuar per fqinjet tane ne ndihme te turizmit