Rama në ceremoninë e mirënjohjes: Respekt për punonjësit që luftuan zjarret, 2 muaj sakrifica dhe heroizëm

27 Gusht 2025, 11:26Politika TEMA
Rama në ceremoninë e mirënjohjes: Respekt për

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e Mirënjohjes Publike për përkushtimin, sakrificat dhe trimërinë e të gjithë atyre që u përballen me zjarret që pushtuan vendin tonë gjatë dy muajve të fundit.

Gjatë fjalës së tij Rama shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit që u përballën me zjarret.

"Të dashur dhe të respektuar shërbyes në uniformën e shtetit tonë, të nderuar miq edhe të ftuar, ushtarakë policë, zjarrfikës, mjek, personel i emergjencave civile në të gjitha gradat cilësitë dhe sidomos për secilën prej meritave tuaja jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni.

Beteja e zjarrit që përfshiu territoret të konsiderueshme të vendit tonë në 2 muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh dhimbjesh, një kronikë dramatike me nota stërmundmi , përkushtimi dhe me momente kulmore edhe heroizmi, njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja." - tha, mes të tjerash, Rama.

2 Komente

  1. L
    Lloji

    Dy fjale per te huajt qe erdhen nga larg si profesjonal te sektorit nuk thua dy fjal zotri?! Pse o njeri…(!)

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Paska bere plazh mire. Per cfare mburret e ben show ky e di. Ato leket e ketij organizimi me mire blije ca pompa zjarri. Vazhdo me show por boja ka dale me kohe.ccoje administraten 400 mije vete vete........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje