Tedi Blushi sulmon Endrit Braimllarin pasi u thirr nga SPAK si dëshmitar për Ilir Metën: Nga ne, nuk ka dëshmuar askush kundër Metës

27 Gusht 2025, 10:58Politika TEMA
Tedi Blushi sulmon Endrit Braimllarin pasi u thirr nga SPAK si dëshmitar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar Endrit Braimllarin në rastin e hetimeve të Ilir Metës.

Në një konferencë për shtyp me avokatin e Ilir Metës, Blushi thotë se “si dëshmitar ai u fut me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS, madje u bë dhe kandidat për deputet”.

“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. 

Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet sipas këtij pretendimi si intmidues dëshmitarësh, meqë njëri prej tyre, i paqëndrueshëm, hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje  edhe kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare”, tha Blushi.

Më tej ai theksoi se “nuk ka asnjë dëshmitar që të jetë i PL jo se jo, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën atë përgjegjës në raport me ligjin”.

“Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës që e donte Ilir Metën të izoluar në ekstrem, duke keqpërdorur SPAK si vegël për ti mohuar atij të drejtën e ushtrimit të lartë politik, si një prej dy liderëve të lartë të opozitës”, tha Blushi.

3 Komente

  1. V
    Veli

    Qen besnik.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lvo.

      Nuk ke nevoje me deshmuar dhe me dale kundra Metes more idjot sepse ai te ka bere me vila dhe me pasuri .ore maskara.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi Bilushi

        Ore po sa besnik eshte ky jarami ...pret bolet dhe ja hedh qenit per Ilir hajdut Mutajn ky ...ja paska vajisur mire sumatricen Lili ketij andj nga malet kur shkonin ...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje